Prof. Lisen Bashkurti: Shimon Peres, mik i shqiptarëve

534
Sigal

Shqipëria, atdheu
i dytë i hebrejve në vitet më të vështira

Bota humbi një
lider me ndikim global për paqen


Gazeta Telegraf/


Prof. Dr. Lisen
Bashkurti


Gazeta Telegraf/ U nda nga jeta
93 vjeçare Shimon Peres. Lideri me mbështetje mbi gjysmë shekullore në Izrael.
Bartësi i shumë funksioneve të larta publike në vendin e tij. Ndofta më i mbështeturi
në kauzën e popullit Izraelit në shekullin e 20-të. Padyshim edhe më i
respektuari udhëheqës iIzraelit në Shekullin e 21-të. Shimon Peres, sfidues i
konfliktit. Ai ishte lideri më sfidant ndaj dhunës dhe konfliktualitetit në
Lindjen e Mesme. I ndodhur midis radikalëve izraelitë dhe fondamentalistëve palestinezë
dhe arabë, Shimon Peres nuk u pajtua asnjëherë me radikalizmin e dhunshëm në
Rajon. Ai mbeti kundërshtues i dhunës dhe konfliktualitetit nga çdo palë që ato
vinin. Dhuna e konflikti prodhojnë vetëm dhunë e si të tilla i gjykonte ato
janë pa të ardhme e që ishin kundër të gjithë  njerëzimit. Shimon Peres, nxitësi i paepur i
paqes… Duke nisur nga Procesi i Oslos, pas viteve të errëta të konfliktit të
armatosur Izraelito-Arab, Peres iu dedikua në mënyrë të paepur  paqes. Ai u bë emblema e një figure që afroi
palët konfliktuese, që imponoi uljen e armëve, shtrëngimin e duarve, që zëvendësoi
fushat e betejave të armatosura me tryeza bisedimesh, që zëvendësoi sheshet e
gjakosura me marrëveshje paqeje, që rrëzoi muret e fobive me shpresat dhe
besimin midis popujve. Gjeniu i negociatave, Peres mbetet një nga dishepujt më
të ndritur të negociatave. Ai iu përmbajt filozofisë, sipas së cilës zgjidhja
me negociata është më e drejta, më e arsyeshmja, më e dobishmja, më e lira dhe
me më shumë shanse për zgjidhje të qëndrueshme e të zbatueshme midis palëve. Shimon
Peres la një akademi përvoje për zgjidhjen paqësore të konflikteve dhe gjuhës
diplomatike. Kundërshtuesi i terrorizmit Peres mbeti tërë jetën e tij i
papajtueshëm me terrorizmin ndërkombëtar. Atdheu i tij, Izraeli ishte dhe
mbetet target i goditjeve të terrorizmi shtetëror dhe i individëve, grupeve e
organizatave anti semite të çdo lloji. Shimon Peres kaloi një jetë në një
mjedis terrori e terrorizmi. Por ai e kundërshtoi terrorizmin në një mënyrë
shumë unike dhe origjinale. Peres ishte i filozofisë se terrorizmi vetëm
provokon konflikte pa dhënë kurrë fare alternative. Për Peres, terrorizmi e
shpie njerëzimin vetëm në humnerë. Terrorizmi nuk prodhon kurrfarë zgjidhje. Si
i tillë, terrorizmi nuk ka të ardhme. Nga diplomatët më të mëdhenj për gjithë
dedikimin e tij për paqen nëpërmjet rrugëve dhe mjeteve paqësore, Shimon Peres
u laurua me çmimin “Nobel për Paqen”. Ai la pas një trashëgimi kaq të
pasur diplomatike saqë mund të quhet pa kurrfarë hezitimi se renditet ndër
diplomatët më të mëdhenj të historisë së njerëzimit. Shqiptarët çmojnë lart
Peresin. Populli shqiptar ka një histori të vjetër lidhjeje dhe miqësie me
popullin Izraelit. Nga shekujt e gjakosur të obskurantizmit të kryqëzatave
katolike (shekujt XII, XIII) e deri te holokausti çnjerëzor nazist (shekulli XX),
Atdheu i shqiptarëve u bë atdheu i dytë për hebrenjtë dhe populli shqiptar më i
papajtueshmi me çdo shfaqje të antisemitizmit. Për këtë lidhje të vjetër e të
re miqësie të pandryshueshme shqiptaro-hebreje, shqiptarët kudo në botë
shprehin në këtë ditë dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të Shimon Peres.
Tek shqiptarët kudo në botë, Shimon Peres do të mbetet përjetë një figurë me
kontribut të jashtëzakonshëm për paqen në Lindjen e Mesme si dhe me një ndikim
të fuqishëm dhe të paharrueshëm global.