Prof. Dr. Zamira Çavo: Dy fjalë për realitetin e javës

Parlamenti ynë nuk është pronë e deputetëve por deputetët i kemi çuar ne aty me votën tonë. Përdhosja e Parlamentiti është përdhosje e votës sonë.

Mandati i deputetit nuk është pronë private. Pra, asnjë deputet nuk mund të "djegë" apo të braktisë vullnetin e popullit. Le të djegin ato që kanë pronë të tyre.

Arrestimi i këtyre njerëzve në dukje "peshk i vogël" ka nga pas një shpërdorim kolosal të parave tona. Pra, një peshk i vogël që ka gëlltitur një balenë...

Populli vazhdon të konsiderohet si një masë që mund të ushqehet me plehrat e opinionistëve dhe politikës banale. Por instikti popullor asnjëherë nuk gabon. Të presim e të shohim.