Prof. Dr. Tritan Shehu: Për të qeshur apo për të qarë?!

612
Sigal

Nga Prof.Dr. Tritan Shehu

Për të qeshur apo për të qarë?!
Zv. Ministri i Jashtëm deklaron me nje pamje të vështirë për ta kuptuar sa seriozisht e ka, që është Budestagu gjerman ai që nuk e lejon Kryeministrin, atë vete dhe qeverinë të dorëhiqen.
Mund të lejojë të dorëhiqet edhe vete Qeveria e Gjermanisë, por jo ajo e Shqiperisë.
Ky është interpretimi kreativ i këtij Zv.Ministri, i cili siç duket kështu e vendos Qeverinë e tij në qendër të Europës!!
Një argument të tillë në mbrojtje të kësaj Qeverie besoj se dhe Shvejkut nuk do t’i kishte shkuar në mendje…nqs do të jetonte në këtë epoke çudirash dhe Ministrash në Detyrë!