Prof. Dr. Qemal Lame: Gjeopolitika e Mini – Shengenit, Nuland dhe Fondacioni Soros

913
Sigal

 

Gjeopolitika autore e Mini-Shengenit  

Prof. Dr. Qemal Lame

 

Gjeopolitika është autorja e vërtetë e Mini- Shengenit. Kjo nismë ka patur si qëllim që të shpejtojë ritmet e integrimit dhe antarësimit në Bashkimin Evropian të shteteve të rajonit sëbashku me Kosovën. Nga mediat është administruar dhe publikuar një kabllogram që tregon origjinën e iniciativës që njihet si “minishengeni ballkanik”, të cilën pretendojnë ta jetësojnë Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Në bazë të këtij dokumenti, prapa kësaj ideje qëndron “Fondacioni për Shoqëri të Hapur” i miliarderit George Soros. Në letër, ideja është hedhur nga ish-zyrtarja e lartë e State Departamentit Victoria Nuland, ndërkohë që në terren ka vepruar aktivisht për ta realizuar Alexander Soros, djali i miliarderit të famshëm, i cili është vizitor i shpeshtë dhe imponues i politikave në rajon.

Shengeni Ballkanik u realizua si objektiv i politikës amerikane. Ky fakt ka rëndësi të njihet më konkretisht.SHBA u përfaqësua në samitin në Tiranë, ndërsa BE nuk mori pjesë. Marrëveshja nuk do të arrihej pa ndërmjetësimin intensiv të këtyre partnerëve strategjikë të shteteve të rajonit. Për ta bërë më të pranueshme në bashkësinë pjesëmarrëse ndërkombëtare dhe mënjanuar kritikat direkte në politikën e brendshme të shteteve, taktikisht vihen në plan të parë të katër liderët e nënshkrimit të marrëveshjes.Zhvillimet politike tregojnë për interesimin e drejtpërdrejtë të partnerëve për integrimin perëndimor të Serbisë dhe në veçanti për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.Natyrshëm arrihet në këtë përfundim kur analizojmë me përgjegjësi politikën për Marrëveshjen e Kosovës me Serbinë, integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, veprimtarinë e Sorros në politikën ballkanike dhe praninë e pa deklaruar zyrtarisht djalit të Sorros në takimet në Beograd, Shkup, Tiranë, etj. Ajo dëshmon në fakt një arritje të politikës, pas dështimit të bisedimeve, pamundësisë së miratimit ceremonial në dhjetor 2019, në Washington, të Marrëveshjes së  pa publikuar zyrtarisht midis Vuçiç dhe Thaçit, si dhe taksës 100 për qind të vendosur nga Qeveria e Kosovës për mallrat serbe. Administrata e Presidentit Trump e vlerëson marrëveshjen edhe në interes të zgjedhjeve presidenciale vitin e ardhshëm. Edhe Presidentit Aleksandër Vuçiç i jepet mbështetje e fuqishme për të siguruar fitoren në zgjedhjet presidenciale në Maj 2020. Rusia do të ndërhyjë më lirshem në rajon.

Marrëveshja për Mini- Shengenin është kundërshtuar zyrtarisht nga Qeveria e Kosovës dhe nuk ka mbështetje të gjerë nga shqiptarët. Ajo mundi të realizohet në fakt me veprimtarinë intensive ndërkombëtaren dhe me mirëkuptimin e arritur me qeveritë e katër shteteve që pranuan dhe nënshkruan marrëveshjen. Minishengen u bë realitet dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar 2019. Por për Kushtet e Shqipërisë, marrëveshja nuk plotëson kriteret kushtetuese, pasi Kryeministri nuk ka patur autorizim nga Presidenti, në bazë të neneve 122 dhe 131 të Kushtetutës së Shqipërisë, si dhe të kërkesave të ligjit nr. 43/2016 “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikësn e  Shqipërisë”.

Samiti i Tiranës ishte i treti drejt konkretizmit të Mini-Schengenit rajonal. Në deklaratat zyrtare Mini-Shengeni argumentohet se është një zgjidhje politike e bërë kryesisht nga Qeveritë e Serbisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.Në deklaratën e përbashkët të liderve të këtyre shteteve, theksohet se kjo nismë shihet si strategji që jo vetëm do të përshpejtojë zhvillimin ekonomik e shoqëror të rajonit, por edhe kohën e anëtarësimit në BE. Ideja ka qenë shpresëdhënëse, por u trondit me refuzimin e Francës për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, e cila kërkon ndryshimin e politikës së antarësimit në bashkësi dhe vë në plan të parë bashkëpunimin e integrimin rajonal. Ky është një ndryshim drastik dhe me pasoja për kombin shqiptar për vetë kushtet historike dhe ato aktuale të shteteve të rajonit tonë, sidomos të politikës së Serbisë që nuk reflekton për të kaluarën dhe kategorikisht nuk pranon njohjen e Kosovës. Në deklaratë nënvizohet se “liderët kanë rënë dakord që secili anëtar i Ballkanit Perëndimor duhet të lejohet të jetojë, udhëtojë dhe punojë si vendas, duke kontribuar në krijimin e një tregu të përbashkët ekonomik.” Përvoja pas Samitit të Triestes, korrik 2017, si dhe realiteti aktual politik e ekonomik, tregojnë se përfituese e kësaj marrëveshjeje do të jetë,në radhë të parë,Serbia dhe gjithë komuniteti sllav në Ballkan me numër dhe fuqi ekonomike më të madhe se ajo e shqiptarëve. Mallrat serbe do të pushtojnë tregjet e dobëta shqiptare me produktet e subvencionuara nga shtetet e tyre, duke shtuar konkurencën, dëmtuar prodhimet vendase e falimentuar fermerët e vegjël shqiptarë, rritur rrezikun e varësisë së Shqipërisë nga ekonomitë e vendeve fqinje. Serbia merr rolin e qendrës së bashkëpunimit, përforcon politikën e saj nacionale ndaj Kosovës e Ballkanit, si dhe do të përfitojë ekonomikisht e financiarisht pasi ka potencialin më të madh ekonomik në rajon dhe do të jetë imponuese në tregun prej më shumë se 20 milion banorë.

Kosova e ndjeu konkretisht ekspansionin ekonomik dhe politikën antishqiptare të Serbisë, ndaj vendosi në nëntor 2018 taksën 100 për qind për mallrat e Serbisë dhe të Bosnjë Hercegovinës. Këto dy shtete shkelën marrëveshjen e CEFTA-s, veprojnë intensivisht me mbështetjen e diplomacisë së Rusisë, heqien e njohjeve të pavarësisë së Kosovës nga 15 shtete, pengimin e antarësimit në institusionet ndërkombëtare dhe rikthimit të pushtetit të Serbisë. Marrëveshja e shvleftëson taksën për mallrat serbe. Edhe mallrat ruse nëpërmjet Serbisë do të mënjnojnë sanksionet e BE-së.

Nga bashkëpunimi rajonal kanë përfituar politikanët duke forcuar pushtetin e tyre politik, kontrollojnë pasuritë kryesore kombëtare me anë të kompanive ku janë sipërmarrës të pa deklaruar, bashkëpronarë apo aksionere, të pasuruar në forma të dyshimta për të cilat akuzohen për korrupsion. Oligarkët e rinj do të jenë përfituesit konkretë.

Shqipëria dhe Kosova ka përjetuar pasojat e rënda të politikës jugosllave, bashkimin ekonomik dhe propozimin, në vitin 1947 për shkrirjen e ushtrisë shqiptare dhe bashkimin me ushtrinë jugosllave. Kushtet politike të sotme janë të ndryshme, Shqipëria është shtet anëtar në Nato, kandidat për antarësim në BE. Edhe Kosova është e orientuar në integrimin euroatllantik. Por pretendimet për rolin kryesor të Serbisë përbëjnë rrezik potencial për lirinë e pavarësinë dhe një pengesë tjetër që vështirëson bashkimin e merituar të kombit shqiptar.

Miratimi i Minishengenit është një veprim i nxituar nga Qeveria shqiptare, pa u marrë konsensusi i gjerë politik dhe pa mirkuptimin e pjesmarrjen e Kosovës. Dërgimi i ftesës tek Presidenti Hashim Thaçi me arsyetimin se kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqien është e pa justifikueshme. Që me ftesën është përjashtuar pjesmarrja e Kosovës në tryezën e bisedimeve, pasi Thaçi nuk ka mandatin e përfaqësimit.

Mungesa e pjesmarrjes së Kosovës në tryezën e bisedimeve ishte një ndarje e politikës shqiptare, kur ajo kërkohej të ishte plotësisht e bashkuar dhe me qëndrim të njejtë. Me të drejtë Kosova nuk mori pjesë, pasi Serbia nuk e njeh dhe nuk ka bërë asnjë veprim për reflektim në të kaluarën dhe aktualitetin e politikës së saj. Për këto arësye, marrëveshja cilësohet si një veprim i njëanshëm, nuk mbështetet gjerësisht nga opininoni publik shqiptar, rrezikohet pavarësia dhe integriteti teritorial i Kosovës nga Serbia që vepron me të gjitha mjetet për ta ndarë e rikthyer sundimin e saj. Medvegjia, Lugina e Preshevës, Sanxhaku, etj., janë dëshmi të vazhdimit të politikës shoviniste të asimilimit, dëbimit e zhdukjes së realitetit shqiptar. Në Medvegjë, nga 8000 shqiptarë janë hequr nga rregjistrat e gjendjes civile 7000 shqiptarë. Masakra e Reçakut e dënuar ndërkombëtarisht, u mohua nga Vuçiç dhe ai nuk pati kurajon të reflektojë as me lëshimet që ju bënë për marrëveshjen.

Qeveria e Shqipërisë ka detyrim kushtetues të unifikojë politikën me Kosovën, të zbatohen marrëveshjet ndërshtetërore, Minishengeni të vlejë me njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia dhe plotësimin e kushteve për përfshirjen e saj si shtet sovran në marrëveshje.