Prof.Dr.Lisen Bashkurti: Reforma zgjedhore është reformë qeverisjeje

628
Sigal


Tanimë ka filluar debati për
reformën zgjedhore në jetën politike në Shqipëri. Po bëhet zhurmë për sistemin
zgjedhor apo copëza të tij. Duket sikur fajet na i kanë sistemet zgjedhore. Në
fakt nuk është kështu. Fajet i kanë zgjedhjet pa parime themelore demokratike.
Që kjo reformë mos të degjenerojë si ato paraadhëset është e këshillueshme që
paraprakisht të hartohet një kuadër parimesh të larta demokratike dhe të respektohet
ky kuadër në çfarëdolloj sistemi që do aplikojmë. Përcaktimi i kuadrit të
parimeve demokratike është themeltar jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për vetë
qeverinë dhe qeverisjen. Për rrjedhojë reforma zgjedhore është në thelbin e vet
reformë qeverisje. Presidenti më idealist amerikan, Uidrou Uillson thoshte…“Në
demokraci parimet qeverisëse janë më të rëndësishme se vetë qeveria”…E parimet
qeverisëse nisin me zgjedhjet. E thënë ndryshe mënyra sesi vjen një pushtet një
qeveri përcakton edhe mënyrën sesi ajo do qeverisë. Bazuar në modelet më të
sukseshme demokratike zgjedhore dhe qeverisëse le të vendosim reformën
zgjedhore mbi këto tre parime të larta: Qeveri të Popullit (jo individësh,
klanesh, lobesh apo grupesh) Qeveri për Popullin (jo për parti apo grupe
interesi) Qeveri prej Popullit (zgjedhur në mënyrë të lirë e të ndershme dhe jo
në mënyrë manipulative dhe abuzive). Nëse këto parime na udhëheqin në zgjedhje
atëhere çdo sistem zgjedhor është i drejtë, i dobishëm, i arsyeshëm. Pra në
thelb është demokratik. Qeveria që do dalë do jetë prej popullit, do jetë tërësisht
e tij dhe do i dedikohet popullit. Parimet e larta janë themelet mbi të cilat
ngrihet sistemi politik demokratik. Demokracia shqiptare vuan seriozisht nga
mungesa ose deformimet e parimeve të larta demokratike…