Prof. Dr. Lisen Bashkurti: 9-Vjetori i pavarësisë-Dite festimesh, por dhe reflektimesh

Si sot nëntë vjet më parë, me 17 shkurt 2008 u shpall pavaresia e Kosovës. Kjo date do mbetet përjetë në kujtesën e mbarë popullit shqiptare si një hap tjeter i avancuar, mbas atij të shpalljes së pavaresisë të Shqiperise në nëntor 1912, drejt realizimit të projektit të Rilindjes Kombetare Shqiptare. Ditë festimesh... Në Kosovë, Shqiperi, Maqedoni, Mal të Zi, Preshevë, në mbarë diasporen e vjetër dhe emigracionin e ri rreth 15 milione shqiptare sot festojnë me legjitimitet dhe krenari për Kosovën e pavarur. Në këtë ditë historike kombetare mirënjohja më e thellë shkon për popullin martir të Kosovës që për më shumë se 100 vjet u përball me regjimin kolonial Serb, pa u dorezuar dhe pa hequr dorë asnjëhere për arritjen e lirisë dhe pavaresisë. Në mënyrë të veçante ndërimi më i lartë shkon për ata që dhanë jetën me pushke e penë, me dije dhe sakrifica sublime. Kujtimi i tyre do ndriçoje ndër shekuj rrugën e Shqiptarëve për aspiratat legjitime Kombëtare. Në këtë ditë, mbarë Shqiptarët ndërojne dhe u shprehin mirënjohje të thellë Aleatëve të Mëdhenj Përëndimore, ShBA, NATO, BE për mbështetjen maksimale për arritjen e Kosovës së pavarur. Kjo ditë është jo vetëm mirënjohje për Aleatët e mëdhenj të lartpërmëndur, por edhe zotim për një miqësi të përjetëshme të Kosovës e popullit të saj me ShBA, NATO dhe BE. Arritjet e Kosovës në këto nëntë vjet jane të pamohueshme nga askush brënda dhe jashtë saj. Me arritjet e saj të këtyre nëntë viteve, Kosova dëshmon se pavaresia e saj ka qëne dhe mbetet plotesisht e merituar. Kosov tregon çdo ditë se është modeli një shteti demokratik të sukseshëm. Rruga e saj mbetet e pakthyeshme. Dite reflektimesh 17 shkurti është edhe ditë reflektimesh serioze për Kosovën dhe Shtetin e saj. Natyrisht në ditë festash nuk ka vend për analiza të thella. Por, padyshim ka vend për refleksione serioze që përvjetoret e ardhshëm ta gjejnë Kosovën me të realizuar dhe popullin e saj me të lumtur. 1.Të ruhet uniteti politik Uniteti politik ka qene guri i themelit në kështjellën e Kosovës se pavarur. Ky gure themeltare lypet të ruhet i pacenuar me çdo çmim dhe sakrifice. Uniteti nuk ruhet pa dedikimin e të gjithë aktoreve dhe faktoreve të shoqerise Kosovare. Uniteti nuk ruhet me protagonizma dhe diferencime. Uniteti ruhet me gjithëpërfshirje, me respekt për kontributin e të gjithëve, me tolerancë, mirëkuptim dhe përkushtim për qytetaret e Kosovës dhe për Aleatet e tyre kudo në bote. 2. Të ruhet kohezioni social Kosova përbehet nga nje shoqeri demokratike dhe multietnike. Kjo shoqeri ka nevojë të investohet vazhdimisht për ruajtjen e kohezionit të saj social dhe multietnik. Kohezioni social dhe multietnik është dëshmuar i suksesshëm deri tani. Por, kjo arritje madhore kërcenohet nga projekte të rrezikshme siç është asociacioni i komunave me shumicë Sërbe. Ky kërcenim lypet të menjanohet me durim dhe mënçuri, me profesionalitet dhe diplomaci. 3. Të arrihet zhvillim i qendrueshem ekonomik Kosova, pavaresia, uniteti politik dhe kohezioni social e multietnik i saj kane nevojë për arritjen e një zhvillimi të qëndrueshem ekonomik. Kjo sfidë është serioze në një kohe dhe mjedis krizash ekonomiko-financiare në mbarë eurozonen ku bën pjesë edhe ekonomia Kosovare. Kosova ka nevojë për me shumë ekonomi dhe me pak politikë. 4. Të forcohet shteti ligjor Themelet e Kosovës së pavarur ngrihen mbi shtetin ligjor, qeverinë e vogel, lirinë dhe të drejtat e njeriut dhe ekonomine e tregut të lirë. Këto baza juridike kërkojne respekt për kushtetuten dhe ligjin, për forcimin e institucioneve demokratike, për rritjen e kapaciteteve administrative ligje-zbatuese dhe me prioritet forcimin e pavaresisë, integritetit dhe profesionalitetit të sistemit të drejtësise. 5. Politike të jashtme dhe diplomaci me efikatëse Kosova e pavarur është njohur nga tre Fuqi të Mëdha dhe 110 shtete antare të OKB. Gjithashtu, Kosova ka progresuar në politikën me fqinjët, ka hedhur hapa të mençur në rrugen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, ka shënuar përparime drejt integrimit rajonal dhe Europian. Por, gjithsësi hyrja e Kosovës plotesisht në sistemin dhe në marrëdhëniet ndërkombetare ngelet nje sfidë e veshtirë afatgjatë. Perballja me këtë sfide lype një politikë të jashtme të bazuar në një strategji më të qartë dhe afatgjatë, kërkon prioritetë më të përcaktuara dhe në dinamikë, një diplomaci me proaktive dhe profesionale. Epilogu Si sot nëntë vjet me parë Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe multietnik. Arritjet e deritanishme e bëjne Kosovën projekt të suksesshëm, në një rruge të drejte e të parikthyeshme.