Prof. Dr. Irakli Premti/ Nëse duam naftë të cilësisë së lartë, të nisim kërkimet në Dumre

760
Angazhimi juaj, i nderuar Kryeministër, për ta nxjerrë vendin nga kthetrat e varfërisë, parazitizmit dhe informalitetit, duhet përgëzuar dhe është një shtytje për ne specialistët e sektorëve jetikë e strategjikë të ekonomisë sonë kombëtare, për të vështruar në veten tonë, se çfarë mund të bëjmë për vendin tonë, që të dalim përfundimisht nga kthetrat e tranzicionit të tejzgjatur. Unë kam gati tridhjetë vjet që kam studiuar Dumrenë. Jam bazuar në përvojën time të gjatë në fushën kërkimore në sektorin e naftë-gazit, mbasi pas kthimit tim nga specializmi në Itali, më emëruan në Instutin e Kërkimit të Naftës dhe këtu kreva shumë studime e kërkime, ku studimet për zonën e Dumresë, për shkak të resurseve të mëdha naftëmbajtëse këtu, mund të themi se mbajnë kryet e vendit. 

Kur vajta në këtë institut, ish zv/ministri i Industrisë dhe Minierave më tha se tij je petrolog, prandaj do të caktojmë tek nafta, nuk e kundërshtova megjithëse unë nuk jam petrolog por mineralogjist. Më caktuan siç e thashë në Instiututin e Naftës të studioja Dumrenë dhe nisa punën me intensitet, i bindur se kjo zonë naftëmbajtëse, paraqiste një interes të madh për ti dhënë një bum jo vetëm sektorit të naftës, por gjithë ekonomisë sonë kombëtare. Nuk mungonte në këtë drejtim studimi dhe përvoja e të tjerëve, veçanërisht studimet italiane dhe ruse, që kanë vënë piketa të forta për shumë zona mineralmbajtëse në Shqipëri dhe që kanë rezultuar mjaft të suksesshme. Gjithashtu, nga studimet gjeofizike për kërkimin e naftës e të gazit më gjerësisht janë përdorur gravimetria dhe sizmika. Punimet gravimetrike janë kryer në rajone të ndryshme të Ultësirës Pran-adriatike të zonës Jonike dhe pjesërisht të zonës Kruja dhe rezultatet i kanë përshkruar në raporte, relacione dhe artikuj. Pra, siç e thashë, studimi i zonës së Dumresë, si një zonë me kapacitete të larta naftmbatëse, më ka tërhequr gjithmonë dhe ka qenë një ëndërr e imja si inxhinier gjeologjie, për të kryer një studim shterues dhe mbi të gjitha punime shterruese në këtë zonë naftëmbajtëse.

 Përvoja e sjellë nga kolegët e mi në kohë, nga brezat më të vjetër të inxhinerëve të talentuar të naftës, ishte një nxitje për mua për të studiuar hollësisht Dumrenë, për kërkimin e naftës dhe gazit në këtë zonë. Vajtja në Itali dhe kontakti me rezultatet befasuese të Porto Alegros në Brazil, nëpërmjet kolegëve italianë, më dhanë një impuls dhe shkëndijë për të kërkuar në trevën e Dumresë, në mundësitë që, sipas meje, dhe disa kolegëve të mi, paraqiste kjo trevë në fushën e kërkimit të naftës dhe gazit. Mbasi u njoha me materialin nëpërmjet literaturës të profesorëve brazilainë që ishin në Itali, ku unë pata rastin të hyjë në kontakt me to, vura re që këto studime përkonin e ngjasonin me strukturën naftëmbajtëse të Dumresë. E thënë ndryshe, këto dy struktura ngjasonin si dy pika ujë, në kuptimin gjeologjik-strukturor dhe teknonik. Pra, meqë në Porto Alegro kërkimet që lidheshin me evaporitet (gipset) kishin dënë rezultat befasuese, unë ditë e natë mendoja se ky rezultat mund të aplikohej me metodën e analogjisë edhe në Dumre. Zona e përfytyruar si naftmbajtëse në Dumre shtrihet në zonën e Shpirag-Dumresë, në një sipërfaqe prej 400 kilometër katror, nga Shpiragu-Berati e deri në Bënjë. Në vitin 1989, në revistën e mirënjohur shkencore “Buletini i Shkencave Gjeologjike”, në bashkëautorësi me Isa Bajon dhe Lufter Bandillin, botuam shkrimin me titull “Strukturat e brezit antiklinal të Beratit si pjesë përbërëse e zonës jonike nuk ndërpriten por mbulohen nga evraporitet e Dumresë”. 

Në këtë shkrim, mbi bazën e përgjithësimit të materialit gjeologjik, sizmik e gjeofizik për rajonin e Dumresë dhe të studimeve të artikujve të botuar në atë kohë për zonën jonike e për albanidet nga autorë të ndryshëm, dhamë mendime mbi ndërtimin gjeologo-strukturor të rajonit të Dumresë dhe marrëdhëniet me zonat kufizuese, mbi mekanizmin e ri të formimit të evaporiteve në këtë zonë naftëmbajtëse. Pas botimit të këtij shkrimi, nën shembullin e Porto Alegros, kur u ktheva nga Italia mësova se në Dumre, nën referimin e studimit tim dhe të dy kolegëve të mi, Luftar Bandilli dhe Isa Bajo, nga shoqëria angleze PRIMER, kishte filluar kryerja e shpimit të pusit në Dumre, gjë që unë e mora vesh vonë dhe nuk më erdhi mirë që qeveria e asaj kohe dhe strukturat e gjeologji minierave nuk qenë konsultuar me mua për këtë shpim. Shpimi i pusit, mbasi kaloi evaporitet (gispet) vajti në thellësinë 6128 metra dhe mbas kësaj thellësie ra në avari të palikuidiueshme.

 Pyetjet enigmë më mbajnë peng edhe sot: si ndodhi që ranë avari të palikuidueshme (për treqind metra nuk u relizua detyra gjeolohkike) dhe pse firma nuk e vazhdoi shpimin edhe për treqind metra të ngelura, mbasi ajo kapi shtresën gjeologjke opima-opima?! Instituti i Naftës dhe specialistët shqiptarë dhanë mendimin e drejtë që të vazhdonte shpimi, por çuditërisht, firma angleze u tërhoq, duke lënë pas një hije misteri dhe enigme, për një nga zonat e menduara si më produktive në naftë e gaz të cilësisë së lartë, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në Gadishullin Ballkanik. Të gjithë të dhënat, hartat dhe grafikat që shkojnë deri në 500 faqe grafike të shkallëve të ndryshme, më çojnë në përfundimin shkencor se në Dumre ka naftë dhe nuk ka pak, por një sasi të mundshme që shkon deri në 4 milion metra kub gaz vetëm për një shpim, kur sipërfaqja e evaporiteve është 400 kilometra katror dhe imagjinojeni se sa puse mund të hapeshin e sa rezreva të fjetura mund të viheshin në punë. Ky fakt më vuri në dyshim se rënia në avari e pusit nuk ishte një rastësi. Nga të dhënat sizmke të strukturave të Dumresë, konstaohet se këto nuk kanë qenë të sheshta por të copëtuara tektonikisht dhe ilustruese për këtë është fakti se vetëm struktura e Dumresë është e ndarë me blloqe, njëzet e katër blloqe të thellesive të ndryshme. Tani, pas kaq kohësh, unë dua t’i rikthem këtyre studimeve dhe të tërheq vëmendjen e specialstëve dhe të strukturave, sepse, e para: duhet të angazhohet një shoqëri për shpimet në zonën e Dumresë, një shoqëri japoneze ose kineze, qoftë dhe franceze, që të mund ta çojnë deri në fund realizimin e këtij projekti madhor për të ardhmen e naftës dhe gazit në Shqipëri. Imagjojeni se çfarë bumi të fortë ekonomik mund të sillte zbulimi i rezervave të naftës në këtë zonë, rezerva për të cilat ka aq shumë nevojë ekonomia shqiptare për t’u ngritur dhe zhvilluar në këtë kohë krize dhe stanjacioni global. Për këtë duhet duhet ngritur një plaftformë që merret me shpimet e thella të naftës, ku të angazohen specialistët më të mira dhe firmat më serioze se në Dumre ka naftë dhe kjo naftë nuk ka pse të flejë kot në thellësitë e saj. Prandaj po ju drejtohem, z. Kryeministër, si specialist i njohur dhe me kontribute në fushën e gjeologji-minierave, që të shihet me përparësi zona e Dumresë dhe mundësia e ndërmarrjes së një shpimi të ri, që të mund të zbulohet e të dalë në dritë të diellit, për mendimin tim, një nga vend-burimet më befasuese të naftës, me një impakt të fortë në ecurinë dhe zhvillimin e sektorit të naftës dhe të gjithë ekonomisë sonë kombëtare. 
*Ish Drejtor i Përgjithshëm i Minierave të Shqipërisë 
Sigal