Prof. Dr. Arben Malaj: Mirëarsimimi, sfida jonë kombëtare

761
Sigal

Mirëarsimimi si një e mirë publike duhet të jetë sfida jonë kombëtare. Arsimi në tërësinë e tij nga ai parashkollorë deri tek studimet post doktoriale duhet të ristrukturohet dhe modernizohet. Demokratizmi i dijes e lehtëson këtë sfidë. Arsimi nuk duhet konsideruar thjesht një mundësi për një status material më të mirë. Investimi në edukimin e vlerave morale dhe shoqërore krijojnë premisat që përfitimet e shoqërisë të jenë të plota. Reformat strukturore duhet të jenë:

– afatgjata;

– integrale;

– duhet të kenë objektiva të matshme në nivele kombëtare deri në nivele vendore;

– duhet të rishikohen në mënyrë periodike;

– duhet të harmonizohen me burimet potenciale financiare;

– duhen qartësuar strukturat përgjegjëse implementuese;

– duhet të rishikohen në mënyre periodike.

Ato duhet të mbrohen nga ndryshimet e përhershme të rotacioneve politike. Reformat në kushtet e burimeve të limituara financiare të nxënësve, studentëve, dhe buxhetit të shtetit duhet të vendosin në qendër të tyre faktorët përcaktues të suksesit që në fushën e arsimit vlerësohet se është cilësia e edukatorëve, mësuesve, profesorëve, studiuesve dhe akademikëve tanë. Kjo mund të jetë kryefjala e reformës në mirë-arsimimin e vendit tonë.