Prof. Dr Arben Malaj: Dy propozime konkrete për daljen nga kriza e Teatrit Kombëtar

1304

Prof. Arben Malaj ka reaguar mbi situatën e Teatrit Kombëtar duke parashtruar dy propozime për daljen nga kriza në të cilën ndodhet. Ja cilat janë ato sipas tij:

Të dashur miq, dashamirës dhe kritikë të arsyeshëm, jam këtu jo për ti hedhur benzinë zjarrit, protestës fisnike kundër shkatërimit të Ndërtesës së Teatrit Kombëtarë por për të respektuar me zemër këshillën më inspiruese të Nënë Terezës se: “Në vend të mallkoni errësirën ndizini nga një qiri”. Këtë qiri të ndezuar po e materializoj në dy propozime konkrete të menjëhershme:
1. Ministria e Kulturës të kërkoi urgjentisht largimin e policëve nga ndërtesa – nëqoftëse ka të dhëna për reziqe potenciale – policia vendoset në brendësi të Teatrit.
2. Socialistët Erion Braçe dhe Pandeli Majko, i kërkojnë edhe publikisht qeverisë të miratoj me vendim qarkulles një projektligj i cili hyn në fuqi menjëherë, dhe votohet në parlament brenda 45 ditëve, sapo kthehen në shtator.
3. Projektligji ka vetëm dy nene ,
Neni 1. Pika (1) Ndalohet çdo shkatërrim fizik i ndërtesës së TK deri në ditën e fillimit të punimeve të kompanisë fituese të ndërtimit të projektit të ri (neqoftëses kjo do të ndodh) dhe pika
2. Ndalohet çdo aktivitet artistik në ndërtesën e TK deri në aftain e mësipërm
4. Neni i dytë . Ky ligj hyj në fuqi menjëherë.
Argumentat kryesore
– Kjo eleminon përshkallëzimin e situatës.
Veliaj që deklaroj se duhet ta kishte rrëzuar më parë TK nuk e prek dot më me dorë se shkon në burg.
Artistëve nuk ju rrezikohet jeta – sepse ky është argmumenti kryesore i qeverisë dhe unë nuk paragjykoj.
Artistet kane mundesi reale qe gjate periudhes te veres te organizojne aktivitete teatrale tek sheshi dhe neper qytete brenda dhe jashte vendit.
Ky vendim çliron nga ky ankth që ka shumë kohë që ka filluar. Qindëra mijëra artëdashës dhe të gjithë të shijojnë sadopak këtë periudhë pushimesh.
Projektligji nuk ka efekte financiare ndaj procesi i mitatimit, votimit dhe ndërhyrjes menjëherë në fuqi është lehtësisht i menjëhershëm, nuk këkrkon procedura të zgjatura.
Nëqoftëse qeveria për çdo arsye nuk e bënë këtë hap ligjorë i takon:
1.Çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë të dorëzoj një projetkligj me përmbajtjen e mësipërme në Kuvend. Nuk ka ndonjë kufizim me ligj apo rregullore që ndalohen deputetët të propozojnë ligje në kohë pushimesh.
2. I takon fillimisht z. Ruci të ndërmarrë edhe personalisht insiativën për miratimin e këtij ligji.
3. I takon nënkrytarëve të Kuvendit, Vasilkes dhe Myslymit të inisiojnë këtë propozim dhe nëqoftëse nuk e kanë të lehtë të sigurojnë mbështetje nga kolegët e grupeve parlamentare respektive, ta bëjnë individualisht.
II.
Partia Socialiste jo vetëm në kushtet e situatës së tensionuar por edhe për të krijuar shpresë të re për të rinjtë jo vetëm të majtë, të marrë vendimin historik dhe ti dhurojë ndërtesës së ish PPSH, për ta shndërruar në një qendër edhe evropiane për edukimin, trajnimin dhe ritrajnimin e politikave të rrinj jo vetëm Shqiptare.
Mund të bashkëpunoj me NDI me fondacionet social demokrate të së majtës progresive. Mund ta bëj edhe me universite apo qendra kërkimore shkencore që janë të afiliuara më të majtën progresiste.
Lideri i ri i qeverisë greke e braktis zyrën madhështore të NEA Demokracisë ku partia paguante nga burime 98 000 euro në muaj dhe mori një seli modeste me 9.800 euro.
Në kohët e qeverisjes digjitale madhështia e zyrave dhe përmasa fizike të liderve bëhet gjithnjë e më e vogël, nëqoftëse më keq qeverisjet e tyre vrasin shpresat dhe të ardhmen e një vendi.
Siç thotë Nënë Tereza po provoj të bëj gjëra të vogla me dashuri të madhe prandaj sot po shkruaj një apel publik që do ta publikoj nesër për njerëzit e mençur, të mirë, të përkushtuar, e të thjeshtë të vendit tim.
Do ju drejtohem në veçanti socialistëve të thjeshtë që dhanë gjithçka dhe nuk përfituan asgjë jo ligjore në gjithë përkushtimin, dashurin dhe rezistencë njerëzore në momentet kritike të krijimit, rritjes dhe modernizmin të PS-së.
Mirënjohje përherë!!