Prof. Artan Fuga: Tallon mishi dhe djathi

549
Në formë digjitale një mik i nderuar me fisnikëri ka ndarë me mua këtë imazh që tregon një tallon ushqimor që na shoqëroi si popull deri në shekullin XX. Mos vallë te keq-ushqyerja për dekada me radhë qëndron sekreti i sjelljeve tona aktuale?! Kam një dyshim, kam një cimbisje. Jemi hedhur të hamë duke kaluar në obezitet, diabet, kolesterol, korrupsion, si edhe po hamë njeri tjetrin? Nuk mendojmë veçse për anët materiale duke braktisur art, fe, shkencë, kulturë? Vihesh në mendime se hebrenjtë kur shpëtuan nga faraoni deshën t’i luteshin lopës prej ari. Arin për pak e bën Idhull. Mos u kishte vërvitur komandimet e Zotit në kokë Moisiu, kushedi si do t’i vinte fati njerëzimit! Nuk e di, nëse e ka këtë tallon Muzeu Kombëtar, por, po qe se e dëshiron le ta thotë .Vlera është sa dhjetë vitrina me objekte muzeale. Nuk peshon. E hollë. Vendoset në një kuadrat sa një kuti shkrepëseje. Por, aty kalon një pjesë e mirë e historisë të Shqipërisë.
Sigal