Prof. Artan Fuga/ Portreti i Nënë Terezës mbi kartëmonedha

634
Absurd.
Krejt përjashtim që simboli i të shenjtës të vendoset mbi burimin e vesit, paranë. Numizmatika e paradoksit.
Hajde vendosim edhe portretin e Krishtit mbi ndërtesën e Bankës…
Rrallë ka parë me simbole të shenjta në shekuj.
Çfarë po i bëjnë pas vdekjes Nënës së Shenjtë ! 
I heqin përmendoret, i zhvendosin monumentet. Ja shtrijnë shtatoret nëpër oborre të pista ateliesh gjoja për riparim. I vendosin fytyrën mbi kartëmonedha.
Por ajo e dinte fatin e saj ajo, e dinte… 
Ja kishte thënë Bashkëshorti i Shenjtë: 
Po ndjek udhën time besnikja ime? Mos pretendo fat më të mirë se imi! Në Kryq do të vuash!
Andej e këndej kufijve…
Sigal