Prof . Anastas Angjeli: BREXIT-“Tërmet në BE”

608
Ajo që sondazhet parashikonin ndodhi. Referendumi në Britaninë e Madhe i tha „JO“ qëndrimit të mëtejshëm të Britanisë së Madhe në BE duke shfaqur,për momentin, një krizë paniku, „ Një Tërmet në BE “. Si para dhe tashmë pas referendumit, politikanë dhe analistë kanë dhënë dhe po japin mendime për shkaqet dhe pasojat e BREXIT, skenarë të ndryshëm deri në katastrofikë, për zhvillimet e ardhshme të Britanisë së Madhe, të vetë BE-së pse jo dhe në nivel global, po përfliten.
NJE DITE PAS REFERENDUMIT
Dita e postreferendumit në Britaninë e Madhe ishte shokuese për politikën e saj dhe për BE. Kryeministri Cameron deklaroi dorëheqjen e tij. Konservatoret shpallën „triumfin „e tyre për „ fitoren e pavarësisë së Britanisë së Madhe “, BE u trondit nga kjo „ plagosje “ , shprehu shqetësimin e vet dhe tregoi se në procesin e integrimit, nuk ka vetëm zgjerim, por edhe „cungim“.
Tregjet financiare ndërkombëtare po përjetojnë ditët më të këqia duke u tronditur thellë (gjë që kish filluar që nga 10 Qershori i këtij viti), paundi britanik duke u zhvlerësuar si asnjë herë tjetër që nga viti 1985, humbi krenarinë e vet. Investitoret dhe bisnesi u përfshi nga paniku dhe pasiguria.Spekullantët „Vigjelent në vëzhgimin e tyre“. Tregjet financiare reaguan ndjeshëm,menjëherë me ulje, pas rezultateve të deritanishme të referendumit për daljen Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Në Japoni treguesi Nikkei ishte sot në mëngjes minus 7,1 për qind.
Në Hong Kong treguesi Hang Seng ishte minus 4,5 për qind.
Në Kinë, indeksi Shanghai Composite Index ishte minus 1,19 për qind.
Në Australi indeksi S&P/ASX200 ishte 3,8 për qind.
Në Indi treguesi Bombay Stock Exchange ishte minus tre për qind.
Në Londër minus 6,1 për qind.
Frika se britanikët do të largohen nga Bashkimi Evropian e çoi sot stërlinën në nivelin më të ulët pas më shumë se 30 viteve. Ajo ishte sot në nivelin nën 1,3 dollarë, për herë të parë që prej vitit 1985. Sidoqoftë, Guvernatori i Bankës së Anglisë (BoE), Mark Carney reagoi menjëhërë duke deklaruar se institucioni ishtë i gatshëm të injektonte 250 miliardë stërlina (326 miliardë euro) nga fondet shtesë për të siguruar likuiditete të mjaftueshme për funksionimin e tregjeve, pas fitores së Brexit.” Banka Qëndrore britanike është gjithashtu në gjendje për të financuar likuiditete të konsiderueshme në valutë të huaj, në rast nevoje ”, shtoi Carney në një intërvistë televizive.

NJE GJYKIM I FTOHTE
Sidoqoftë nëqoftëse situata analizohet në mënyrë të ftohtë vihet re se megjithë rreziqet dhe sfidat (ekonomike dhe politike) që përmban dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian skenaret apokaliptike janë një egzagjerim dhe ja sepse:.
-Negociatat për daljen e mundshme të Mbretërisë së Bashkuar nga BE do të zgjasin deri në vitin 2019. Themi të mundshme sepse sipas ekspertëve ligjorë ky referendum është këshillues dhe jo mandatues. Pra ajo cka do ndodhë pas rezultatit të referendumit të djeshëm është një cështje politike dhe jo ligjore. (Ekspertët marrin si shembull referendumin e vitit 2011 në lidhje me reformën elektorale. Referendumi në fjalë përmbante detyrimin e qeverisë për të marë hapat ligjorë të duhur. Referendumi i djeshëm nuk e përmbante një klauzolë të tillë.) Pra sidoqoftë Mbretëria e Bashkuar nuk do dalë në mënyrë të menjëhershme nga Bashkimi Evropian.
-Në planin ekonomik situata është po aq komplekse sa në planin politik. Rreziqet që lidhen me zhvillimet e brendshme në BE mbesin të konsiderueshme. Kjo çështje gjithashtu paraqet rrezik edhe për ekonominë e Britanisë së Madhe. Sipas paralajmërimit të bërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, “ Brexit ” do të shkaktonte probleme të mëdha jo vetëm për Britaninë, por edhe për Evropën, veçanërisht në fushën tregtare, shumë marrëveshje do të rinegociohen, çka do të thotë pasiguri për investitorët.
Efektet ekonomike të një dalje ka të ngjarë të jenë negative dhe thelbësore për Mbretërinë e Bashkuar. Politikat duhet të jenë të drejtuar në drejtim mbështetjen e stabilitetit dhe reduktimin e pasigurisë.
Treguesit kryesorë të ekonomisë së Britanisë së Madhe
Tregues 2012 2013 2014 2015 2016parashikim 2017parashikim
GDP real 1.2 2.2 2.9 2.3 1.9 2.2
N. Inflacionit 2.7 2.0 0.9 0.1 1.3 1.9
N.Papunësisë 8.0 7.6 6.2 5.4 5.0 5.0
Sources: Bank of England; IMF’s International Finance Statistics; IMF’s Information Notice System; HM Treasury; Office for National Statistics; and IMF staff estimates.
Shpenzimet për infrastrukturë janë rritur në Buxhetet e fundit, por përpjekje të mëtejshme mund të bëhet në këtë drejtim, duke pasur parasysh që nevojat në këtë fushë janë ende të larta duke pasur parasysh se investimet publike janë nën mesataren në ekonomitë e tjera të avancuara. Shpenzimet e larta të infrastrukturës mund të financohet nga reformat në taksa dhe në pensione.
Dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian nënkupton mijëra migrantë në brigjet Britanike brenda natës, ka paralajmëruar Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar të hënën. Zëdhënësi i kryeministrit britanik, David Cameron, ka thënë se dalja e Britanisë do të minonte marrëveshjen dypalëshe midis Francës dhe Britanisë, e cila u lejon forcave britanike të kryejnë kontrolle kufitare në tokën franceze dhe të ndalojnë shumë emigrantë. “ Nëse Britania lë Bashkimin Evropian nuk ka garanci se këto kontrolle do të mbeten në fuqi ”. “ Nëse këto kontrolle nuk ekzistojnë, nuk do të ketë asgjë që do t’i ndalojë njerëzit të kalojnë Kanalin, të arrijnë në Kent (juglindje të Anglisë) dhe të kërkojnë azil ”, ka shtuar ai. Marrëveshja kufitare Le Touqet është nënshkruar në vitin 2003 nga ministrat e atëhershëme e Punëve të Brendshme të Britanisë dhe Francës, David Blunkett dhe Nicolas Sarkozy. Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Donald Tusk, ka paraqitur disa propozime për reforma në BE, në përpjekje për të bindur Mbretërinë e Bashkuar që të mbetet brenda Bashkimit Evropian. Propozimet përfshijnë “ ndërprerje urgjente ” të pagesave të përfitimeve për punëtorët migrantë të BE-së dhe mbrojtje për vendet që nuk përdorin monedhën euro.
Kultura është një tjetër rrezik që duhet marrë parasysh nëse ndodh Brexit. Sipas shoqatës “ Creative Industries Federation ” krijimtaria artistike i sjell rreth 84,1 miliardë paund ekonomisë britanike dhe tregu më i madh i eksporteve britanike në fushën e kulturës është BE-ja. Në këtë fushë bëjnë pjesë edhe tregtia e objekteve artistike dhe tregu televiziv. Brukseli po i financon projektet kulturore dhe filmike mes vendeve të BE-së për periudhën 2014-2020 me rreth 1,46 miliardë euro. Po ashtu BE-ja ofron edhe ndihma strukturore p.sh. për teatrot rinore dhe projektet teatrale si “Platform Shift Plus” ku marin pjesë të rinj britanikë, gjermanë, norvegjezë, italianë dhe nga disa vende të tjera. Dalja nga BE-ja nuk do t’i pezullonte menjëherë projekte të tilla, por në rast të një Brexit-i Komisioni i BE-së duhet të diskutojë për raste të tilla. Pasojat e Brexit-it do të ishin dogana, taksa dhe viza për artistët britanikë që do të duan të punojnë në vendet e BE-së.
Shteti që preket drejtë përdrejtë nga kjo dalje e Britanisë së Madhe, është Gjermania me të cilën marëdhëniet tregtare janë në nivele të konsiderueshme. Britania është partneri i 5-të më i madh i Gjermanisë, Ndërsa, për Britaninë, Gjermania është partneri më i madh tregtar përpara SHBA. Gjermania ka shprehur keqardhje nga vendimi i Britanisë së Madhe për të braktisur Bashkimin Evropian (BE) dhe ka nxitur vendet anëtare të dëshmojnë unitet për të parandaluar thellimin e krizës në Evropë, raporton Anadolu Agency (AA). Ministri i Jashtëm gjerman, Frank-Walter Steinmeier, përmes një postimi në Tëitter shprehu shqetësimin e tij për daljen e Britanisë nga BE-ja. “ Një ditë pikëlluese për Evropën ”, shkroi ai. Qytetarët e Britanisë së Madhe në një referendum historik votuan për daljen e vendit nga BE-ja që ka ngjallur brengë në kryeqytetet evropiane për të ardhmen e BE-së. Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schaeuble, shprehu respektin për vendimin e votuesve britanikë ndërsa për rezultatin, tha se nuk ka qenë i dëshiruar për të. “ Evropa duhet tani të qëndrojë e bashkuar. Ne, tani duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën nga ky vendim i marrë nga miqtë tanë britanikë ”, tha ai, duke shtuar se ai do të jetë në kontakt të ngushtë me fuqitë e mëdha ekonomike mbi situatën.

Prandaj si rezultat i ndërvarësisë së madhe ekonomike skenari më i mundshëm është negociimi i një marrëveshje të re. Kjo nuk është një gjë e panjohur për Bashkimin Evropian i cili ka nënshkruar marrëveshje të tilla me Norvegjinë, Islandën dhe Lihtenshteinin (pra me vendet e Hapësirë Ekonomike Evopiane) dhe Zvicrën. Një marrëveshje e tillë do të siguronte lirinë e tregëtisë së mallrave (ndoshta me përjashtim të disa produkteve bujqësore) , të shërbimeve, të kapitaleve etj. Në një rast të tillë Mbretëria e Bashkuar do të vazhdonte të ishte pjesë e tregut të përbashkët por jo e politikave të përbashkëta. Një gjë e tillë është praktikisht ajo cka synonte Mbretëria e Bashkuar. Se sa do të arrihet një gjë e tillë do të jetë produkt i negociatave midis Londrës dhe Brukselit. Pra edhe në këtë aspekt priten negociata shumë të gjata.

-Një fushë ku mund të ketë problem të dukshëm (pas vitit 2019) është Buxheti i Bashkimit Evropian. Mbretëria e Bashkuar nuk do të kontribuojë në buxhetin e BE dhe si rrjedhojë do të ketë problem në financimin e politikave të përbashkëta si p.sh. politikat agrare, për zhvillimin, për kërkimin etj. (Kjo gjë në një farë mase mund të minimizohet sado pak me pjesëmarrjen e Mbretërisë së Bashkuar në fondin e Hapësirës Ekonomike Evopiane dhe të kontribuojë në të njëjtën mënyrë si Islanda, Norvegjia dhe Lihtenshteini për pjesëmarrjen e tyre në tregun e përbashkët. Sidoqoftë një gjë e tillë mbetet për tu negociuar.) -Kriza në tregjet financiare ndoshta nuk do zgjasë shumë. Sidoqoftë Mbretëria e Bashkuar nuk është pjesë e Eurozonës.
PROBLEMI ME I MADH-AI POLITIK
Si rrjedhojë, problemi më i madh mbetet ai politik dhe jo ekonomik. Një dalje e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian do të dërgojë një mesazh për vendet e tjera që projekti evropian nuk është i pakthyeshëm. Dhe në një periudhë të tillë kur BE ka rreth 7 vitë që përpëlitet në krizë financiare, politike dhe institucionale vetëm që do ti shtonte problemet. E djathta ekstreme në shumicën e vendeve të BE do të ketë tashmë një argument më shumë në favor. Por edhe brenda Mbretërisë së Bashkuar mund të ketë efekte politike jo të dëshirueshme. Londra, Skocia dhe Irlanda e Veriut mund të shtojnë kërkesat për shkëputje.
PO SHQIPERIA?
Ekonomia Shqiptare direkt,për momentin ndikohet jo konsiderueshëm nga BREXIT, për shkak të peshës jo të madhe që zënë marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Britaninë e Madhe. Ndërkaq problemet e tronditjes së tregjeve financiare,të kursit të këmbimit të paundit dhe monedhave të tjera (euro,USD), në varësi të kohëzgjatjes , nuk mund të mos kenë implikimet e veta në shkëmbimet tregtare, gjendjes së kredive.rezervës valutore, depozitat, cka kërkojnë rritjen e “ Vigjilencës ”nga organet përkatëse. Ndërkaq, politikisht, destinacioni ynë , është një destinacion i paracaktuar qartë , drejt integrimit të plotë Europian. Por edhe sot përtej disa zërave që mendojnë nëse kjo do të jetë e mirë apo jo. Personalisht jam i bindur se reformat e sukseshme dhe tregues real të rritjes ekonomike janë ato që tejkalojnë cdo hije dyshimi që ngrihet jo për shkak të BE-së, por për arsye tona të brendshme.
Sigal