Prof. Alfred Uçi / Një monument për Sali Butkën

735
Sigal

Rreth librit “Plaku i Butkës” të shkrimtarit Sabri Godo

Kur më dhuruan para ca ditësh librin “Plaku i Butkës” fillova ta lexoj me kënaqësi dhe nja dy-tre netë më la pa gjumë, sepse u gëzova që për Sali Butkën është shkruar një libër i mrekullueshëm mbi  jetën e  veprën e tij  të pavdekshme në një kohë kur po kremtohet 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Jam i bindur se mbi të sotmen dhe mbi të ardhmen të afërmen ka vazhduar të rëndojë e të lerë gjurmë e kaluara jonë historike, edhe për mirë, por edhe për keq, gjithsaherë dobësohet kujtesa historike e kombit për shkak të mbizotërimit të ngjartjeve të rëndësishme e të rëndomta të aktualitetit. Por ka ngjarje të së kaluarës, që meritojnë patjetër të rikujtojhen, sepse prej tyre mund të nxikrren mësime  e përfundime të vlefshme. Por ka rëndësi  edhe mënyra se si rikujtohen përvojat e së kaluarës, për mirë ose për keq, me lëvdata të merituara, por  ka edhe një mënyrë tjetër, kur fshihen gabimet ose kur shtrembërohet me dashje e pa dashje historia e së kaluarës.

Një herë Faik Konica, diplomati i monarkisë, e kuptoi se 7 prilli 1939 nuk mund të kalohej me heshtje dhe ai iu rikthye së kaluarës  duke e braktisur  metodën e dafinave  dhe  duke zbuluar mënyra të padenja  që u përdorën gjatë kremtimit të 25 vjetorit të Pavarësisë, siç ishin shpenzimet e tepërta për ta kthyer në një festë të shkëlqimit të monarkisë, por aspask të lirisë, pavarësisë që po rrezikoheshin seriozisht ato kohë. Këtë lloj festimi F.Konica e quajti një aheng, klarnavale. Ai shkruante: “Shqipëria ka qenë e njohur  si komb me një farë dinjiteti tragjik, kurse kremtimet e pavarësisë u kthyen në një farsë muzikore. Monarkia në Shqipëri ka dy lloje armiqsh: ata që të cilët e lavdërojnë pa masë dhe pa vend dhe ata që e bëjnë qesharake me  festime të shumta e pa vend. Nëse e duam monarkinë, atëherë le ta bëjmë atë serioze  dhe të denjë  duke i flakur karnavalet.”. Dhe atë ditën e 7 prillit, të Premten e Zezë, Konica theksoi se “gjithë mbretëria nuk ishtte gjë tjetër  veçse një karnaval, i cili mbaroi tragjikisht”. E përmenda këtë opinion të Konicës, ndoshta të tepëruar, por ai më kujtoi vargjet e  Sali Butkës që  u thurte poezi ngjarjeve të rëndësishme historike:

“A kini parë  ndë jetë

Ndonjë mbretëri të ketë,

Mos dijë të mbretërojë

Dhe ç‘të bëjë dhe ç‘të punojë?

Ushtëri të ketë shumë

Edhe punëtë për lumë

Ushtëri e saj si bletë

Po të zhveshur si lugetë”.

Kremtimi i 100-vjetori i 28 Nentorit 1912 ka nisur prej kohësh, mjaft i zgjatur në kohë dhe për këtë ditë të shenjtë u thanë edhe  mjaft të vërteta dhe fjalë të mira, por kemi dëgjuar edhe mjaft fjalë të pavërteta të papëlqyeshme, madje janë bërë edhe shpenzime të tepërta në një kohë krize, kur mund të keqkuptoheshim jo vetëm nga të huajt, por sidomos nga vendasit, që i ndjejnë në trupin e tyre pasojat e këtyre shpenzimeve. Nderimi i një dite të shënuar nuk bëhet medoempos vetëm me shpenzime të tepërta, në një kohë kur m,un d të përdoreshin pak nga këto pare për të botuar librfa të vlefshme që e zbërthejnë vlerën e pavdekshëme të 28 Nëntorit të përvitshëm. Aq më tepër se mjaft shkrues të rëndomtë nuk e njihnin rëndësinë e këtij fakti historik, prandaj, në vend ta kuptonin përmbajtjen e kësaj ditë, e identifikonin me një gjë më të ndërlikuar, me 100 vjetorin e pavarësisë. Por dihet se në këto 100 vitet e fundit kanë ndodhur ngjarje të shemtuara të humbjes së pavarësisë, e cila në Kosovë ardhi mjaft vonë dhe në pjesë të tjera të trojeve të banuara nga shqiptarë të drejtat e liritë u mungojnë ose ose i gëzojnë të cunguara. Më mirë do të kishte qenë që koha e mjaftueshme për kremtimin e ditës së shpalljes së pavarësisë të ishte përdorur  jo për t’i rrëfyer brezit të ri lloj-lloj proçka, të paqena, e shtrembërime, të cvilat brezi i vjetër nuk i ha, por  për të rikujtuar ato segmente e faktorë historikë që e përgatitën shpalljen e pavarësisë, kryesisht Rilindjen Kombëtare dhe veprimtarët e saj, që e përgatitën dhe e bënë shtetin shqiptar.

Prandaj, mua më duket se libri i porsa botuar “Plaku i Butkës” është një vepër e shquar historike e letrare, që tregon me vërtetësi, me objektivitet gjithçka ka qenë bërë për të fituar pavarsinë. Ky libër na tregon edhe ca të vërteta të rëndësishme që janë harruar. Libri  “Plaku i Butkës” ka në themel të tijdy autorë madhorë:

Njëri  krijues i tij është patjetër vetë Sali Butka, që mund të kishte rrojtur mirë e qetë në faqet e malit të Gramozit, duke lëruar arat, duke mbjellë vreshta, duke pirë një gotë me raki dhe ujin e freskët të atyre maleve; por që kur ishte djalë i ri i shkrepi në kokë një ide që dukej si e çuditshme, por e fuqishme aq sa e bëri për vete për tërë jetën e tij . Ai që i ri e kuptoi se në atë kohë nuk mund të ishte njeriu i lumtur në atdheun e pushtuar nga të huajt, që dergjej në robëri dhe i mungopnte liria. Po n’atë kohë,siç rrëfehet në kujtimet e tij, ai u njoh e u miqësua me një shqiptar tjetër,me Petro Nini Luarasin,  që gjithashtu i kishte krisur në mendje po ajo ide për ta parë vendin të lirë dhe të vetqeverisur, duke u mësuar shqiptarëve alfabetin e gjuhës së tyre, duke përhapur libra shqip dhe duke ndjekur shkolla shqipe. “Ky m’a mësoi më mirë abecenë e shqipes-rrëfen Saliu,-sepse dashuria e tij për gjuhën shqipe më hyri dhe mua në zemër.Dhe kështu i shkruanim njëri-tjetrit fjalë të ëmbla të shqipes, kur kishim ndonjë nevojë. Një here, e pyeta, – kujton Saliu, -përse të mos kishim dhe ne libra me shkronja shqipe? Dhe ai më tha: -Ki durim se afroi koha! Së shpejti do të kemi edhe ne.Këto fjalë m’i ka thenë kur ishte dhaskal në Bezhan më 1882-1883″. Pastaj shpejt, ia gjeti dhe ia dshuroi dy libra me fjalë të bukura dhe me ide të pëlqyeshme “Qerbalanë” dhe “Bagëti e Bujqësinë” të N.Frashërit. Që të mos e vrisnin  njerëzit e beut të Qafëzezit, shëtisnin më shumë natën nga ky shkak dhe ishin gjithnjë së bashku, edhe të armatosur, edhe me libra në dorë.Dhe gjithë jetën  u ndodhën bashkë me atë, që vrasësve të tij Petrua iu pat thënë:”Nëqoftëse më vrisni, ruasjeni gjakun tim që me të, fëmijët të shkruajnë gjuhën shqipe”, kurse Saliu ja kthente me vargje këngësh të bukura si ato të Qerbelasë:

“Zot i madh dhe i vërtetë,

Mos na lerë kurrë shkretë.

Fali, Shqipërisë

Gjithë ç‘ke të mirësisë”

Gjithë libri “Plaku i Butkës” ka përthithur përmbajtjen e betejave luftarake heroike të Sali Butkës, që i udhëhiqte një gjeneral pa grada e dekorata, pa akademi e shkolla ushtarake, por me atdhetarinë e tij, guximin dhe me idetë rilindëse; me guxim dhe shpirt vetmohues i udhëhoqi nga fitorja në fitore çetat e tij dhe i habiti me trimërinë dhe urtësinë, që ia çmuan shumë gjeneralë e kolonelë të fuqive të mëdha të Europës, që i pëlqyen nderin, mençurinë, besën dhe shpirtin vetmohues. Saliu i nënëshkruante urdhrat që jepte për luftim me titullin: “Komandanti i çetave shqiptare.Sali Butka”.  Të  huajt panë se si Saliu së bashku me një mikun tjetër të tij, Themistokli Gërmenjin, që luftonin për ta bërë të qenë Shqipërinë, ngritën Republikën e Korçës,që ishte një parathënie e pavarësisë të 28 Nëntorit 1912. Prandaj, kur kujtohet e kaluara e heronjve atdhetarë,pranë shtatores të Skënderbeut dhe Ismail Qemalit, nuk bën të harrohet ngritja e monumenteve për njerës që e bënë Shqipërinë, Isë Boletinin, Sali Butkën, Themistokli Gërmënjin,  Petro Ninin  e të tjerë.

Autori i dytë i këtij libri është  Sabri Godo, shkrimtari i cili po të mos ishte stërvitur duke botuar librin e parë të kujtimeve mbi jetën e Sali Butkës, vallë do të kishtë guxuar, siç guxoi, të shkruantë dy kryevepra letrare mbi Ali Pashë Tepelenën dhe Skënderbeun. Nuk mund të kishte tjetër shkrimtar të atyre kohëve që ta bënte aq të saktë dhe tërheqës atë epope të vërtetë, jetën sa heroike aq edhe tragjike të Sali Butkës.  Rrëfimi,dialogu,gjuha  të përsosura  kaq të afërta e të gjalla janë sa çdo lexuesi do t’i duket se, s’është shkrimtari që flet, por vetë Saliu me gëzimet e hidhërimet e tij të sinqerta, intime, me virtytet,  huqet e  besueshme të tij, me porosinë që i pat dhënë heroi i librit. Sabriu na tregon se një herë një mik e pyeti Saliun se nga mund të fillohej rrëfimi për jetën e tij.Saliu u mendua gjatë,sepse rruga e jetës i dilte përpara plot maja e krepa, ngjitej e zbriste në boshtin e saj parreshtur,si ethet e forta, si ethet e forta, nga djepi, te buza e varrit.Luftë e gjak.Aq ngjarje sa ka faqe një libër i trashë. Dhe çdo ngjarje ishte një dramë më vete. Po si duhej shkruar ky libër, sipas Saliut:”L’e të nisim nga e para “–tha ai.-Ky është fillimi më i mirë. Shkruaj ato që do të të them, pa shtuar dhe pa hequr. Bijtë tanë të gjykojnë vetë”.

Sabriu shkroi këtë libër si kurorëzim të gjithë krijimtarisë së tij letrare.Ai ishte i zoti të trillonte dhe të imagjinonte me fantazinë, si çdo shkrimtar tjetër i talentuar, por s’mjaftonin figurat stilistike për të ndërtuar këtë libër, nevojitej edhe një përvojë jetësore, e një lloji tjetër të veçantë që s’e ka kushdo, por atij, Sabriut nuk i mungonte përvoja e pasur dhe e njohur jo vetëm e Sali Butkës, por edhe shqiptarësh  të tjerë me jetë të rëndë; këto përvoja  shkrimtari i kryqëzoi në këtë libër me urtësinë e mençurinë karakteristike të njohur të tij. Dhe e ka bërë shumë të mirë këtë libër. ndonse  vetë nuk arriti ta shijonte të boltuar sa ishte gjallë. Shkrimtari pati si ndihmës të drejtpërdrejtë biografinë e Saliut ,dhe porositë e tij se si duhej të shkruhej historia e Shqipërisë; ai kishte edhe tërë krijimtarinë poetike të Saliut,që përbënte  një ditar të saktë, të sinqertë, të drejtpërdrejtë të gjithë atyre dramave të rënda të njeriut Sali.

Sabri Godua na e ka dhënë në libër Saliun në momente të rënda siç pat qenë edhe prishja e Voskopojës, që ishte një pjesëzë e botës shqiptare, të cilën së basku me Korçën përpiqeshin ta gllabëronin andartët e Greqisë. Ndonjë të sëmuri nga viruset e këtyre banditëve,  kur i vunë zjarrin dhe e grabitën Voskopojën, ka dashur t’ia lerë fajin Saliut, por lexuesit,veç shpjegimeve të sakta që ka dhënë Sabriu për këtë ngjarje,do t’i mjaftonin letrat e një burri të mençur e diplomat,  të mësuar me intrigat e politikanëve të huaj, që dinte ta çmonte qytetin e lulëzuar të trungut shqiptar, që u përpoq sa mundi ta shpëtojë nga gjëma që i shkaktuan armiqtë e Shqipërisë.Ja  njëra letër e tij: “Lavdar më 13 tetor 1916—Pleqësisë së Katundit Voskopojë: Me vendim të qeverisë shqiptare dhe me urdhër të komandës austriake jemi të detyruar të kalojmë përmes Voskopojës për të vajtur në Korçë.Prandaj ju lutemi shumë,si vëllezër që jemi të mos bëni kundërshtime dhe të bëji shkaktarë në mes tonë, pa patur ndonjë dobi;po të na kundërshtoni, do të jeni përgjejës, se nesër vijmë.Komandant i çetave shqiptare Sali Bujtka”.

Historinë e hidhur e mbyll historiani Sabri me këto fjalë:

“Rezistenca e andartëve kishte pushuar fare, po pushoi së ekzistuari qyteti i vjetër i Voskopojës. I dërmuar nga lodhja e dëshpërimi, plaku urdhëroi të mblidhen çetat, të shkonin më tej, të shpëtonin qytetin e Korçës”. Por në fund të shkrimit tim dua të falenderoi Zaloshnjaren Jerina, që në kohën më të përshtatshme, u dhuroi lexuesve një libër, një tekst historie të vërtetë për shkollat, për brezin e ri, për atë që gjithë jetën e tij ia kushtoi Atdheut.