Po hidhet baltë mbi Gjergj Kastriot Skënderbeun, hero legjendar i popullit shqiptar dhe më gjerë

1011
Dr.Apostol Kotani 
Historian-Publicist 
Kohët e fundit nga autorë të tërbuar antishqiptarë kanë filluar të hedhin baltë mbi heroin tonë kombëtar Gjergj Kastriotin. Dikush e quan me origjinë Serbe, nga e ëma, dikush vrasës të myslimanëve etj. 
Vetëm studjuesi Mojkom Zeqo u është përgjigjur këtyre të pavërteta me fakte e dokumenta si, problemit të origjinës serbe, vrasjes së myslimanëve dhe skulpturën që është pregatitur për t’u vendosur në Budapest të cilën e cilëson të shtrembëruar dhe qesharake dhe uron që të mos vihet kurrë etj. 
Këto më impresionuan edhe mua të rishkruaj për këtë problem. Pa u futur në debate, po i paraqes publikut një shkrim të gjatë të personalitetit Shqiptaro-Amerikan, Jozeph Dio Guardi, stërgjyshit të bashkëluftëtarit me Gjergj Kastriotin, si dhe autorët e parë të përmendores së tij. 
Mirënjohje zotit Joseph Dio Guardi për shkrimin e tij studimor mbi heroin tonë kombëtar Skënderbeun. 
Me titull: Skënderbeu shok me të mëdhenjtë e të medhenjve. 
Me këtë titull shqiptaro-amerikani i mirënjohur, Joseph Dio Guardi ka botuar një shkrim të cilin e kam ribotuar unë në Gazetën Syri i Kaltër në tetor të vitit 2002, të cilin e paraqes për ribotim, për t’i dhënë opinionit të gjerë vleresimet pozitive që ka bërë vetë autori dhe një sëre figurash të shquara botërore. 
Joseph Dio Guardi është me origjinë të largët shqiptare, stërgjyshi i tij është njëri prej 3000 kalorësve që Gjergj Kastrioti pas një sërë betejash i la në mbrojtje të Napolit me 1461. Skënderbeu kishte lidhur një aleancë të fortë miqësie dhe bashkëpunimi me mbretërinë e Napolit që kur sundonte mbreti Alfons. Me vdekjen e tij më 1460 Italia u zhyt në gjakderdhje, kaos dhe rebelim te madh.
Kur pasardhësi i tij i biri Ferdinandi, u sulmua nga ushtria franceze, Skenderbeu duke ndjerë detyrim, të thellë ndaj miqësisë me mbretërinë e Napolit dhe duke u qëndruar besnik parimeve të besës shqiptare, në verë të vitit 1461, u vu në krye të 3000 kalorësve dhe u nis drejt Napolit. Ai me guximin, trimërinë dhe strategjinë e tij, i theu ushtritë franceze dhe të bashkëpuntorëve të tyre, në betejën e njohur të Aulonës në pjesën jugore të gadishullit të Napolit.
Mbas kësaj fitoreje Skënderbeu i detyruar nga sulmet e njëpasnjëshme të forcave turke kundër trojeve shqiptare, pasi la në Napoli të 3000 kaloresit, duke i porositur që me çdo kusht të ruanin fitoret e arritura, vetë u kthye në Shqipëri dhe vazhdoi luftën kundër forcave osmane.
Mbreti i Napolit për shërbimet e mëdha që bënë forcat shqiptare, u dha si shpërblim 10 mijë hektarë tokë në lindje të Napolit, ku përfshihej edhe fshati kodrinor i quajtur Greqi, i krijuar nga fermerët dhe tregtarët grekë qysh në vitin 536 të kohës së re, por që më pas e kishin braktisur. Shqiptarët pasi u vendosën aty me gjithë familjet e tyre u bënë banorë të përhershëm të këtij fshati dhe e emërtuan Katund. 
Një ndër këta kalorës që u bë banorë të këtij fshati ishte edhe stërgjyshi i Joseph Dio Guardit, që në moshën 50 vjeçare të vitit 1929 emigroi në Amerikë. Aty më 20 shtator 1940 lindi, u rrit dhe u edukua me frymë atdhetare edhe Joseph Dio Guardi.
Pa u futur thellë në jetëshkrimin e tij, dua të nënvizoj se ai pasi u njoh mirë me prejardhjen shqiptare, me fatet, zakonet dhe traditat shqiptare, pasi mbaroj arsimin e lartë me rezultate shumë të mira, u përfshi në jetën politiko-shoqërore, në mbrojtje të të drejtave të njeriut, që e bënë të njohur në opinionin publik dhe në zgjedhjet e vitit 1985 për Kongresin Amerikan fitoi si perfaqësues i 500 mijë banorëve, ndër të cilët shumë shqiptarë, italianë dhe hebrej. Ai iu bashkangjit vullnetarisht Komitetit të Kongresit Amerikan për të drejtat e njeriut që drejtohej nga kongresisti i njohur Tom Lantos dhe John Porter. Joseph Dio Guardi ishte themelus dhe President i Ligës Qytetare dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan që festoi 15- vjetorin e krijimit më 15 maj 2005, ku kemi qenë të ftuar edhe unë bashkë me profesor Petrit Zorben, kryetar i shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael. 
Ky organizim i drejtuar prej tij dhe bashkëshortes së tij zonjës Shirley Kloys Dio Guardi, shkrimtare dhe botuese veprash të fushës së politikës ndërkombëtare që me aftësitë, cilësitë dhe përkushtimin e saj, ka dhënë dhe jep një kontribut të madh, edhe si këshilltare për problemet e Europës Juglindore, në bashkëpunim edhe me një sërë figurash të tjera shqiptaro-amerikane të cilët së bashku kanë luajtur dhe luajnë një rol te madh në mbrojtje të çështjes kombëtare shqiptare në tërësi dhe sidomos për pavarsinë e Kosovës.
Një popullarizim të madh i ka bërë historisë së lashtë dhe të popullit, virtyteve të larta morale të tij, mikpritjës, besës, shpirtit paqedashës, tolerancës dhe harmonisë ndërfetare e ndëretnike, përndjekjet nazi-fashiste gjatë Luftës së dytë Botërore etj.
Dhe tani të ndalemi te shkrimi i Joseph Dio Guardit mbi Skënderbeun. Në shkrimin e tij na paraqitet njohës i mirë i veprave që bëjnë fjalë për Skënderbeun. Kështu ai ka studiuar dhe vlerësuar lart veprat e Marin Barletit, priftit katolik shkodran, duke i cilësuar ato, “shkrime të qarta, më të plota dhe me gjithëpërfshirëse për jetën dhe veprën e Skënderbeut, të përbërë nga 12 vëllime, të cilat përmbajnë letërkëmbime, fjalime filozofinë, strategjinë jetën, fetë dhe kombësinë. Këto të shkruara në gjuhën latine dhe të përkthyera në disa nga gjuhët kryesore të botës. Ai kishte informata të plota mbi fushëbetejat, për arkivat e Romës dhe shumë të dhëna nga dëshmimtarë okulare.
Më poshtë citon shkrimtarin amerikan të shekullit XIX Henry Wadseorth Lonofelloe i cili i mrekulluar nga leximet për Skënderbeun i bën një përshkrim të gjallë kthimit të tij në Krujë. 
Nga Kështjella shpejt ka rënë, 
Flamuri me gjysmë hënë, 
Edhe populli shikon, 
Që në vend të tij valon,. 
Flamuri i Skënderit n’ere
Shkabë e zezë me dy krerë,
Dhe një zë me gaz me bujë, 
Oshëtin breg më breg 
Rrofsh o Skënderbeg 
Gjenerali anglez James Wolfe, në letrën që i dërgonte Lordit Sidnei, komandant i ushtrisë angleze në rrethimin e Kebekut në Kanada, ndër të tjera i shkruante: “Skërnderbeu u’a kalonte të gjithë oficerëve të lashtë dhe modern, në udhëheqjen e një ushtrie të vogël mbrojtëse”. 
Kurse historian Hedmund Gibon në veprën e tij “E tatëpjeta dhe rënia e Perandorisë Romake”, shkruan në listën e heronjvë, Janosh Huniadi dhe Skënderbeu së bashku kanë merituar vëmendjen tonë, duke qenë se arti i tyre ushtarak e ka vonuar shkatërrimin e Perandorisë Bizantine. Princi shqiptar me të drejtë mund të shquhet dhe të lavdërohet si kampion i pavarësisë kombëtare. Entuziazmi i tij prej kaloresi dhe mbrojtësi të besimit, e kanë renditur përkrah emrave të Lekës së Madh dhe të Pirros. Po kështu poeti i epokës Elizabetjane Edmund Spenser, në parathënien e përkthimit të veprës së Barletit në gjuhën angleze shkruan:”Skënderbeu ishte shok me të medhenjtë e më të medhenjve, dhe më poshtë shkruan:
Ty që në dritë të solli shekulli i ri,
Që rri pranë të mëdhenjve që u thurin lavdi,
I madh në emër, madhështor në fuqi,
I denjë për lavdi,
Triumfues në histori,
Tmerr i turqëve dhe i atyre që s’kanë fe,
Për veprën tënde flet kjo veper o Skenderbe
Ndërsa Lordi Bajron në poemën e tij “Shtegëtimet e Çajld Haroldit” shprehet, 
O Shqipëri ku lindi Iskanderi,
Këngë e rinise, fener i të artëve,
Dhe Iskanderi tjetër që i dërrmoj, 
Me kordhën e tij kreshnike,
O Shqipëri o mëmë e rreptë burrash t’eger
Më poshtë në shkrimin e tij Joseph Dio Guardi shprehet:
“Thënë shkurt Gjergj Kastrioti ishte një gjeni i papërsëritshëm ushtarak, me besim dhe guxim të madh, filozof dhe njeri që mbajti gjalle dhe ushqeu si askush tjetër lirinë personale dhe pavarësinë kmbëtare.”
Dhe e vërteta historike është se Skënderbeu dhe populli shqiptar nuk ju nënshtruan asnjëherë presioneve apo premtimeve joshëse për të hequr dorë nga kundërshtimi i vendosur antiosman. Sulltan Murati, duke parë te Skënderbeu dhe shqiptarët përbënin një pengesë serioze për të hequr dorë nga kundërshtimi i vendosur për depërtimin e ushtrive osmane në Evropë. Herën e parë më 1445 i dërgoi Skënderbeut një ferman krcënues për të mos penguar forcat osmane. Ketij kërcenimi Skënderbeu iu përgjigj:
“Mbaje gjuhën dhe kërcënimet. Plot helm mos na fol për fatkeqësinë që pësuan hungarezët. Të gjithë e kanë të përcaktuar fatin e tyre, ky fat do të përmbushet në përputhje me atë që na ka shkruar zoti. Dhe se për drejtimin e punëve tona, armikut as i kërkojmë këshilla, as paqe dhe me ndihmën e zotit do të korrim fitore”. Kur e pa Sulltani se dështoi në ekspeditat e njëpasnjëshme dhe me kërcënimin, mendoj se mund ta thyente Skënderbeun me premtime joshëse duke i shkruajtur: ”Të jap thesare dhe lavdi me kusht që të mos pengosh trupat osmane të pushtojnë Evropën”.
Dhe Skënderbeu ju përgjigj: “Thesar është populli im, kurse lavdia janë fitoret e tij.” 
Këtë besim dhe vendosmëri Shënderbeu e mbështeste në heroizmin dhe vendosmërinë e popullit të vet.
Kronisti turk i shekullit të XV Ibh Kemal, më i shquari i asaj periudhe dhe dëshmimtar okular i ngjarjeve në veprën e tij kronikale “Historia e Osmanllinjve”, duke bëre fjalë për trimërine e shqiptareve, shkruan:
“ Ata janë tigra kthetërfortë dhe luftëtarë që luftonin edhe me retë, që kalonin sipër tyre. Edhe luftëtarët shqiptarë më të zakonshëm janë më trimat në fushën e luftës, sikur të ishin kalorës të hipur mbi kuaj legjendarë. Ata kanë shtiza që flakëronin si vetëtima, kanë ushta, majat e të cilave janë plot helm si thumbi i grerëzave, kanë edhe një hark prej druri me disa shigjeta. Ata janë më të fortë se hekuri”. 
Dhe më poshtë,
“Ushta e shqiptarit si vetëtima zjarr shpërndan. Shigjetat që hedh ai edhe gurin e çan”.
Përveç rezultateve të mëparëshme lidhur me të drejtat e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë,Malit të Zi, Preshevës dhe Çamërisë në mes të viteve 80 me sygjerimin e Joseph Dio Guardit, antari i Kongresit Amerikan për marrëdhëniet me jashtë, u paraqiten atyre prova bindëse për jetën dhe verën heroike si dhe për rolin e madh historik të Skenderbeut. Këto jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Evropën Perëndimore dhe më gjerë. Në resolutë paraqitej edhe për kontributin e shqiptarëve dhe Shqipërisë për shpëtimin e hebrejve dhe përpjekjet shfarrosëse të nazistëve. Resoluta mbyllej me thirrjen për kongresmenët Amerikanë për t’u angazhuar bashkë me partnerët Evropianë për të përshpejtuar integrimin e Shqipërise dhe të Kosovës së lirë në Bashkimin Evropian. Por, edhe në shenjë mirënjohje për kontributin madhështor dhe sakrificat e Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe të popullit shqiptar në shpetimin e Evropes Perëndimore nga sundimi otoman, në mbrojtje të qytetërimit perëndimor dhe të krishtërimit.
Për të gjitha sa u përmendën Joseph Dio Guardi është dhe duhet të vleresohet si një personalitet i madh atdhetar bashkë me bashkëshorten e tij Shirley Cleoy Dio Guardi.
Pak fjalë mbi autorët e parë të përmendores së Skënderbeut.
Personaliteti i Skënderbeut që nga periudha e Rilindjes Kombëtare dhe fillimi i shekullit 19-të ishtë bërë një temë qëndrore për të gjithë shkrimtarët dhe artistët. Figura e tij ishte bërë simbol i luftrave për liri dhe pavarësi për atdhedashuri dhe bashkim kombëtar. Dëshira e zjarrtë e gjithë patriotëve shqiptarë ishte që për të të ngrihej një përmendore ashtu siç ishin ngritur edhe në një sërë vendesh të Evropës. Përpjekjen e parë për të bërë një skulpturë për Skënderbeun e bëri patrioti Murat Toptani në Napoli më 1898, i nxitur edhe nga shoqëritë patriotike jashtë atdheut. Por, përpjekja e tij nuk arriti të realizohej. Një përpjekje tjetër rezultative për një skulpturë e bëri një atdhetar tjetër, në Boston më 1918, Thimi Hondro (është skulptura që shoqëron shkrimin). Një skulpturë e përmasave të vogla për ta mbajtur në tavolinat shtëpiake. Kjo u prit me gëzim dhe menjëherë u shpërnda në familjet shqiptare të Bostonit dhe më gjerë. Revista “Ylli i Mëngjezit”, e datës 1 priil 1918 duke vlerësuar veprën shkruante, “Vepra e këtij atdhetari meriton lavdi sepse na jep rastin të kemi nëpër shtëpitë tona përmendoren e trimit me të cilin lëvdohet kombi ynë”.
U deshën disa dekada që ëndrra e shqiptarëve të bëhej realitet nga “Skulptori i Popullit”, Odhise Paskali, me rastin e perkujtimit te 500 vjetorit te vdekjes se tij 1967.
Sigal