Pirro Miso/ Këmbanat e dështimit bien mbi ministren Kumbaro

545
Një nga shkaqet themelore të dështimit iniciues të këtij eventi, në dy apo tre festivalet e fundit, qëndron në faktin e shëmtuar sepse orientuesit dhe organizatorët e festivaleve rajonale etnomuzikore të përvitëshme dhe ata të FFK të Gj-ës, rrallë kanë qënë specialistë të fushave përkatëse. Nisur nga qëllime të mirpërcaktuara abuzive për qëllime përfitimi, jashtë profilit të etnomuzikologjisë, edhe këtë rradhë, përsëri i dhanë vehtes autoritetin e studiuesit duke marë abuzivisht, me koshiencë të plotë, të gjitha kompetencat që lidhen, si me kriteret shkencore, me organizimin e grupeve në terren ashtu edhe me mjaft funksione të tjera duke injoruar apo eleminuar e nxjerë tërësisht jashtë këtij eventi, pikërisht specialistët e mirëfilltë të etnomuzikologjisë. Eshte e rëndësishme të theksohet se organizimi i një eventi madhorë kërkon pjekuri profesionale e organizative nga të cilat burojnë detyra të rëndësishme të cilat për nga cilësia e realizimit të të cilave varen edhe rezultatet pozitive ose negative të këtij eventi madhorë. Ruajtja e traditave ka të bëjë me paprekshmërinë e strukturave tradicionale muzikore, me rikrijimin e zhanreve të humbura, me ringjalljen dhe ripraktikimin e instrumentave muzikorë të lëna në hije e të dala jashtë funksioneve muzikore si dhe me rekreativitetin në një fokus të gjërë; Kriteret shkencore duhet të shtronin probleme të perspektivës së tyre ku nuk duhet të mungonin drejtimet themelore rreth zhvillimeve të mëtejshëme të zhanreve vokale si dhe instrumentale, veçanërisht ato që prekin zhvillimet e formacioneve instrumentale tradicionale, i konsideruar si një stad i vonuar i traditës muzikore shqiptare në krahasim me shtetet kufitare ballkanike; Në këtë kontekst nuk duhen liheshin mënjanë udhëzime të rëndësishme, përmes platformave të detajuara profesionale, për të vënë në dukje praktika të gabuara muzikore si vokale ashtu dhe instrumentale të sëkaluarës. Të gjitha këto që përmëndëm detajoheshin nga profesorët e fushave përkatëse, si në platformat e integruara ashtu edhe përmes detyrave të mirargumentuara nga specialistët të fushave nga personalitetet më të kualifikuar të disiplinave shkencore muzikore, studiues të terrenit e botues të artikujve dhe botimeve integrale shkencore të Akademisë së shkencave dhe së fundi në kontrollet që ata personalisht kryenin në terre.. 
Përsëri organizimi i FFK të GJ-ës ra në duar e spekullatorëve që janë mësuar tashme të manipulojnë nëpër dyert e ministrive duke u paraqitur si “ekspertët” më të kualifikuar edhe pse e dinë fare mirë se veprojnë jashtë juridiksioneve profesionale. Konstatojmë se tashme është bërë modë, veçanërisht nga disa punonjës të IAKSA pranë QSA, profesorë, jashtë profileve muzikore, ta quajnë vehten lehtësisht si “muzikologë”, “etnomuzikologë”, “etnoorganologë” por edhe “kostumologë”, “etnologë” ,etj., kur këtyre të fundit nuk i u gjëndet as edhe me qiri një studim rreth këtyre profileve të cilët ata po i mbajnë gati për një gjysëm shekulli. Por, kemi dëgjuar që të të vetquhen edhe si “folkloristë”, për të nënkuptuar aftësitë apo dëshirat për të ushtruar autoritetin e tyre abuzivë në mjaft fusha të folklorit. Këta të fundit, të cilëve i u mungon tërësisht veprimtaria shkencore e profilizuar, marrin përsipër edhe detyra të rëndësishme në fushat multidisiplinare të etnomuzikologjisë dhe etnoorganologjisë, jashtë juridiksioneve të tyre. Në kontekstin e këtyre nominimeve abuzive dëgjon madje, çuditërisht edhe të thone se jemi “antropologë”, të gjithë këta të mbledhur në një institut të quajtur apo vetquajtur, jashtë profileve të tyre, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit (IAKSA), veprimtaria e as edhe të njërit prej punonjësve aktualë nuk ka të bëjë aspak me profilin e antropologut.
Autostrada e lirë për spekulatorët
Autostrada e lirë e formuar ndër vite nga këta spekullues përmes spekullimeve e gënjeshtrave ka bërë të mundur të administrojnë, jashtë profilit të tyre, problemet e muzikës tradicionale e të mburren me artikuj divulgativë e “studimorë” në revista të liçensuara si “shkencore” pranë IAKSA; Dalin në ekranet e televizioneve dhe flasin për kostumet popullore duke folur në mënyrë emocionale vetëm për ngjyra; Tregojnë se për kostumet popullore u dashka të ketë edhe opinga, breza etj.; Shkruajnë “artikuj shkencorë” ku flasin e shkruajnë për ngjyrues natyrorë, ku gjyshet tona i shpjegojne edhe më mirë këto të fundit madje po këta profesorë edhe mburren pasi i kanë botuar artikujt edhe jashtë kufijve të shqipërisë (në Kosovë); Po këta elementë, tashmë të mbikonsumuar, përmëndin shpesh fjalën prerje kostumesh, kur në karierën e tyre nuk kanë shkruar as edhe nje rrjesht të vetëm për sartorinë e kostumologjisë si dhe për aksesorë etnografikë. Eshtë rasti të theksohet se aktualisht këtë funksion po e kryejnë mësëmiri vetë artizanet e talentuara si dhe mjaft koleksioniste të shquara të objekteve etnografike të cilat, jo vetëm me nivelet e diskutimeve si dhe problemeve që ata trajtojnë shpesh herë, vërtetë të lënë mbresa. Por edhe me veprimtarinë e tyre praktike në fushën e rekreativitetit të kostumologjisë, këta të fundit, janë duke dhënë një kontribut tepër konkret në këtë fushë. Ata të cilët po bëjnë këto zullume janë pikërisht një etnografe e të ndjekur verbërisht edhe nga letrarët, tre profesorët e institucionit më të lartë të IAKSA, pranë QSA të cilët për gjatë një dekade e gjysëm nuk po i ndahen pjesmarrjes me arrogancë, drejtimeve “shkencore” e “organizative” FFK të GJ-ës, jashtë juridiksioneve të tyre profesionale. Në periudhat e lulëzimit e të nominimit me çmime të veçanta europjane, institucioneve studimore të kulturës popullore (IKP) nga redaksitë shkencore ndërkombëtare, punonjësve etnografe, që ende po mbijetojnë abuzivisht sot në këto qëndra intitucionale shtetërore e që ende po paguhen me rroga të majme nga shteti, nuk po ndalen duke shkruar vetëm diçitura gjatë një kariere profesionalë 45 vjeçare ndërkohë që profesorët me aktivite të mirëfillta shkencore, po këta ish drejtues e aktualisht edhe pasardhësit e tyre, i nxorën me kohë këta profesorë jashtë kufijve të tyre institucionalë duke i injoruar me të gjitha format abuzive. Këtyre punonjësve, veçanërisht ndonjë etnografe që po mbijeton ende pa asnjë studim në karierën e saj profesionale, nuk i lejohej të blinte jo kostume por, as edhe një aksesor të vetëm për to, pikërisht për performancën tepër të ulët profesionale të saj. Sot, po këta “studiuese” po lulëzojnë e kundërmojnë kur dikur citoheshin madje edhe aktualisht njihen si të tillë me gisht për mosprodhimtari shkencore në “karierën e tyre shkencore” e, mbi të gjitha, mbrohen nga institucioni i tyre superiorë, ashtu siç mbrohen monumentet e kulturës në shtetet e përparuara.
Statuti i festivalit
Po të lexohet me vëmëndje statuti i festivalit i MK, në nenin 16 të tij, habitesh kur në kontekstin e dhjetrave profileve të artit të kultivuar e të ngarkuar me detyra nga më qesharaket, jashtë profilit të specialitetit të tyre, gjen të shkruar vetëm një specialist të profilit etnomuzikorë që, sipas këtij statuti, edhe ky i përsëritur pa ndryshime ndër vite, duhet që kryente detyra të profilit të etnomuzikologut. Por edhe ky i fundit, nuk u pa, në asnjë funksion praktik e fizik gjatë këtij organizimi më madhorë të traditës muzikore shqiptare. Po kjo dukuri ndodhi edhe në atë të ashtuquajtur Komiteti Organizativ i FFK të Gj-ës, në strukturën e të cilit nuk përmëndet as edhe një specialist i vetëm i fushave përkatëse por vetëm titullarë të brendshëm e të jashtëm të departamenteve ministrore dhe të instituteve studimore, të gjithë, pa përjashtim, jashtë profilit e natyrës së FFK të Gj-ës. Natyrshëm të lind një pyetje themelore: Cilat janë detyrat e rëndësishme që na paskan kryer këta drejtues të këtyre departamenteve ministrore e drejtuese të IAKSA që janë pa përjashtim, të gjithë, jashtë profilit shkencorë të traditave etnomuzikologjike? Të dy fushat studimore albanologjike, si etnomuzikologjia, fushë studimore multidisiplinare shkencore albanologjike që studion muzikën e një etnie të caktuar si një dukuri shpirtërore ashtu dhe etnoorganologjia, e njëjtë me konceptin e mësipërm por me ndryshimin se kjo e fundit e analizon muzikën edhe si dukuri, jo vetëm shpirtërore, por edhe materiale, bashkeveprojnë mes njëra tjetrës madje, konsiderohen edhe si fusha multidisiplinare pasi në strukturat e tyre studimore integrohen mjaft disiplina të tjera. Kurrësesi, duke qënë vetëm, e ritheksojmë, vetëm një kompozitorë, një muzikant apo një instrumentistë (artistë krijues e interpretues të artit kult), nuk mund të quhen “etnomuzikologë” e të mbulojnë njëkohësisht edhe fushat e etnoorganologjisë. Gjithashtu, rreptësisht edhe një etnomuzikolog nuk mund të quhet etnoorganolog, në qoftë se nuk ka kryer hulumtime e botime në fushën multidisiplinare të etnoorganologjisë. Ndërsa, një etnoorganolog realisht është edhe etnomuzikolog për arsyen e vetme, pasi ky i fundit, përveç vëzhgimeve që ai kryen rreth instrumentave si kulturë materiale, studion edhe muzikën përkatëse, produkt i kësaj të fundit, pra muzikën e instrumentave muzikorë tradicionalë që konsiderohet si kulturë shpirtërore. Eshtë e trishtueshme të mendosh se në këtë event madhorë, aktualisht asnjë nga personat që në Shqipëri, qoftë edhe jashtë saj, që mbajnë tituj apo grada të mirëfillta shkencore në fushat studimore përkatëse të etnomuzikologjisë apo etnoorganologjisë, me integritet kombëtar e ndërkombëtarë, profesorë në universitete shqiptare e europjane në këto fusha multidisiplinare shkencore, brenda e jashtë kufijve shtetërorë si: në Kosovë, Austri, Greqi, Francë, Gjermani, Angli, Amerikë, etj, e përsërisim, as edhe një i vetëm nga këta, specialistë të shquar shqiptarë, që punojnë aktualisht në Shqipëri si dhe në këto vënde të përparuara, nuk u aktivizua eksluzivisht, qoftë edhe me kohë të pjesëshme edhe këtë radhë në organizimin shkencorë e organizativ zbatues në një event të tillë madhorë të muzikës tradicionale shqiptare. Madje, as edhe njëri nga këta edhe nuk u ftua të ishte i pranishëm, qoftë edhe në nderim për kontributin e tyre botues gjysëm shekullor në këtë event madhorë që i përket dy fushave përkatëse shkencore të traditave etnomuzikologjike. 
Sigal