Përparim Kabo: Marrëveshja me qytetarin nise nga vetja, vëre të parin në listën e vetingut

613
Nisma e kryeministrit Edi Rama ka tërhequr vëmendjen edhe të akademikëve të shumtë. Një prej tyre profesor përparim Kabo i ka bërë të qartë kryeministrit rrugën nga duhet të nis pastrimin e administratës së korruptuar. I kujton se marrëveshja me qytetarin nuk duhet të nisë nga njerëzit e thjeshtë, por nga vetingu. “Me që zoti kryeministër kërkon të dijë se çfarë nuk shkon në shtet dhe lyp mendim po ia them dhe unë timin. Zoti Kryeministër nuk funksionon marrëveshja e besimit, sepse liria e jetës, liria e pronës dhe liria e shprehjes që e kushtëzojnë atë sipas John Lockut (besoj ta keni lexuar, nëse jo duhet ta lexoni se jeni shumë vonë), nuk funksionojnë tek ne në Shqipëri. Ndaj që kjo marrëveshje të marr një garanci morale e ligjore, bëj vetëm një gjë. Krijo listën e atyre që do ti nënshtrohen Vetingut, realizuar ky proces me ekspertë të huaj. Vëre vetën tënde të parin në listë dhe pas teje të gjithë shpurën dhe bashkëpunëtorët e tu dhe jepi mundësi drejtësisë të sekuestrojë pasuritë e vjedhura të shqiptarëve. Ndihmo po je i zoti institucionalisht në hapësirat që të jep ligji, që të shkojnë në burg hajnat dhe që më në fund të drejtojnë vendin idealistët dhe ata që kanë pasuri të motivuara vetëm ligjërisht. Kaq zoti Kryeministër…nuk ka nevojë për më shumë…! E bën dot?! 

Në pritje…Përparim KABO..”, shkruan Kabo në postimin e tij në përgjigje të kërkesës së kryeministrit Edi Rama, për të mësuar nga qytetarët se çfarë i shqetësojnë. 
Sigal