Përparim HALILI/ Zoti Barka, “sfurku” dhe “Kali i Trojës” nuk është Shqipëria!

643
Sigal

Pak ditë më parë, zëdhënësi i interesave greke në Shqipëri Panajot Barka, në mediat shqiptare e ato greke, u bënte thirrje shqiptarëve, “të mos rrëmojnë në të kaluarën” pasi sipas tij, del se janë “armiq e bukë-shkalë ndaj Greqisë”! Nga sa kuptova në shkrim-thirrjen e tij drejtuar shqiptarëve, zoti Panajotis Barkas (siç e ka emrin në pasaportë që pas vitit 1992), e kishte gjithë merakun tek qëndrimet “nacionaliste” të shqiptarëve ndaj qëndrimeve faktike ultranacionaliste greke ndaj Shqipërisë. Në apelin e bërë prej zotit Barka, kërkohet të mbyllen “kartat e të kaluarës” në raportet historike greko-shqiptare. Edhe pse në shkrimin e tij, zëdhënësi i interesave greke në Shqipëri zotit Barka, bën thirrje “të mos rrëmojnë në të kaluarën”, unë “rrëmova” dhe nuk dhe nuk zbulova, që Shqipëria të ketë asnjë llogari të hapur (borxh) as historikisht e as aktualisht ndaj Greqisë. Përkundrazi është Greqia, ajo që ka shumë llogari të hapura ndaj Shqipërisë, një prej të cilave janë trojet shqiptare të grabitura 101 vite më parë, me “101 djallëzi” greke, me firmë e vulë të “konferencës kasap” të Londrës. Po kështu,  është “plaga e hapur” e krimit masiv shtazarak grek, të verës së vitit 1944, me emrin “Çamëri”.

Nuk e di, përse Greqinë e “shqetësojnë” kaq shumë zhvillimet, fatet dhe hallet e Shqipërisë, por di faktin, që Shqipëria nuk ka hedhur asnjëherë “gurë” kundër Greqisë, përkundrazi kur Greqia e 60 viteve më parë mbeti pa një “kokërr misër”, Shqipëria hapi depot e saj të varfra, la “fëmijët” e vet pa bukë e i’a dha veresie popullit grek. Sipas moshës, edhe ti zoti Barka, patjetër që së bashku me familjen tënde, patjetër se je ushqyer në ato vite, me atë “misër zemre” shqiptarësh! Por ajo që më së tepërmi, po më detyron të reagoj ndaj “hartimit historik” pro grek e anti-shqiptar të zotit Barka, është guximi i tij stonues e pse jo qesharak, për të krahasuar qëndrimin “ekstremisht armiqësor” të shqiptarëve, përballë qëndrimit “super miqësor e ndihmës të përjetshme” të Greqisë ndaj Shqipërisë. Sipas zëdhënësit të interesave greke në Shqipëri zotit Barka, Shqipëria është “helmi dhe pabesia anti -greke”, ndërsa Greqia është “mjalti dhe besa” pro shqiptare. E për ta bërë sa më “emocional” këtë “mosmirënjohje e pabesi” të shqiptarëve, zoti Barka përdor fabulën “Bretkosa dhe sfurku”, sipas të cilës “Një bretkosë, kur pa një sfurk që po mbytej, shpejtoi ta shpëtonte, duke e marrë në shpinë dhe duke e nxjerr në breg. Sa doli bretkosa në breg, sfurku e pickoi bretkosën, pastaj zbriti prej shpinës së saj e iku duke e lënë bretkosën të helmuar”. Sipas zotit Barka, në rastin konkret, “bretkosa shpëtimtare”, është Greqia që e futi Shqipërinë në BE, ndërsa “sfurku helmues” është Shqipëria e cila sipas zotit Barka, pas marrjes së statusit i’ u vërsul Greqisë, me reagimin kundër marrëveshjes së detit shqiptar, që Greqia kërkon ta aneksoj me pazare anti-shqiptare. Kjo fabul është shumë kuptimplotë, por duhen ndërruar përcaktimet e personazheve të saj. Në atë rol, që zoti Barka vendos Shqipërinë, duhet të vendos Greqinë. Duke qenë, se zoti Barka është “profesor i letërsisë” greke në Gjirokastër, Athinë, Janinë, Selanikë, në UT Tiranë, në disa universitete te tjera dhe një nga “shefat” në universitetin ilegal grek “Polis” në Tiranë, pronë private e Janullatos, nuk besoj se nuk e di që fabula “Bretkosa dhe sfurku”, ka hyrë në historinë dhe folklorin ballkanas e atë europian, si “simbol i pabesisë greke”, treguar ndaj turqve, të cilët kur i pranuan grekët për mëshirë në tokat dhe brigjet e tyre si turma endacake barinjsh, kallajxhinjsh, ciganësh, kafshësh e leckash, grekët e sotëm (atëherë turmë e bashkuar pa identitet e kombësi), u digjnin të mbjellat natën, u plaçkitnin bagëtitë e shtëpitë, deri sa gradualisht me dinakëri greke e mirëbesim mysliman turk, u zaptuan trojet dhe nisën të ndërtojnë Greqinë e tyre në brigje deti, mbi ishuj e faqe mali që nuk janë troje të tyre. Por, për të saktësuar se kush është “bretkosa” e kush është “sfurku”, pra se kush “ka pickuar, helmuar e penguar” njeri-tjetrin, dua t’ i përmend zotit Barka, vetëm disa fakte konkrete të 23 viteve të fundit, që tregojnë se Greqia nuk ka qenë në asnjë rast “mbështetës” i Shqipërisë, por ka qenë përherë “sfurku” dhe “Kali i Trojës” kundër saj. “Damka e zezë” greke në qëndrimin ndaj Shqipërisë është dhe vazhdon të jetë “Çamëria” tokë shqiptare, që u “vadit” me gjak shqiptarësh të derdhur prej grekëve barbarë dhe shtetit shovinist të 70 viteve më parë nën e për të cilën, jo vetëm nuk kërkohet falje as prej grekëve të sotëm “europianë” të brezit Barka, por kjo çështje mohohet! “Damka tjetër e zezë”, që tregon se “sfurku” ka qenë dhe është Greqia, ka lidhje me luftën fetare, politike, mediatike, historike, kulturore, ekonomike, ushtarake e diplomatike, për të aneksuar “Vorio-Epirin”. Besoj zoti Barka, ju e dini që kjo përpjekje greke me marifete “sfurku” e “kalë Troje” kundër Shqipërisë, po vazhdon edhe sot në korrik 2014! Lidhur me paktin detar, gjërat janë krejt të thjeshta e të qarta, të ndara që me “thikën” e 1913-ës, kur Greqia nguli “pilotat” kufitare duke përlarë edhe hapësira detare shqiptare, ashtu si shumë hapësira tokësore. Deti është territor shqiptar dhe nuk mund të merret me pakte paçavure, të firmosura skutave prej një ish-kryeministri “zorzop politik” e anti shqiptar, si Sali Berisha. Nëse Greqia paska votuar pro statusit për të marrë detin si “bakshish”, ky është një “helm grek” mbi Shqipërinë. Zoti Barka, nëse ka një vend në botë, që nuk duhet të guxoj të flas për “ndihmë, dashamirësi e mbështetje” ndaj Shqipërisë, ky vend është Greqia! Ju thoni, se Greqia po ndihmon shqiptarët me bizneset që ka instaluar në Shqipëri. Gaboni! Greqia po fiton e madje barbarisht me monopolet e produkteve mallrave, që në Shqipëri i tregton me 3-5 fishin e çmimeve që i tregton në Greqi. Bankat greke po bëjnë kërdinë mbi financat e shqiptarëve, duke u rrjepur interesa kreditimi e depozitimi 7 herë më të larta se në Greqi e në vendet e BE ku operon. Greqia po zhvat shqiptarët me çmimet e telefonisë celulare e shërbime të tjera publike, me çmime 30 herë më të larta, të cilat nuk ua kanë pranuar as në Somali e Ugandë! Ndihmë është kjo?! Sa për mbyllje, po ju kujtoj një fakt që dëshmon se sa e ka “ndihmuar” Greqia Shqipërinë. Në tetor 1992, BE planifikoi 20 milionë EKU “fond kalimi tranzicioni” për Shqipërinë, por qeveria greke e kundërshtoi këtë investim për Shqipërinë, duke vënë veton. Në korrik 1993, kur BE planifikoi përsëri 20 milionë, EKU për Shqipërinë për të njëjtin motiv, Greqia doli përsëri kundër, duke vënë veton e bllokimit të fondit. Në shtator 1994, BE vendosi përsëri akordimin e të njëjtës masë donacioni për Shqipërinë, por përsëri Greqia vuri veton kundër dhe tentoi ta bllokonte, por këtë radhë ndryshe nga herët e tjera, Greqisë i’ u kundërvu Gjermania, nëpërmjet ish-Ministrit të Jashtëm, Klaus Kinkel, duke i kërkuar BE, të shtonte një paragraf në status, që në rastet kur një vend anëtar i BE, përdor “veton kundër” më shumë se 2 herë për të njëjtin problem, kjo “veto” të mos ketë vlerë. Ky qëndrim Gjerman, hapi rrugën që Shqipëria, pa dëshirën e Greqisë të përfitonte 20 milionë EKU-të e akorduara në projektin “CROSS BORDER”, të detajuara kryesisht, për segmentin rrugor Korçë-Kapshticë-Tri Urat. Në dhjetor 1994, u hodh ideja e “Koridorit 8-të”, që do të kalonte në vijën e rrugës Egnatia, pra Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll, për të cilin po në këtë vit, kanë firmosur 4 ish-presidentët Klinton, Berisha, Glikorov, Zheliev dhe Ozal. Edhe në këtë rast, Greqia kërkoi dhe bëri gjithë prapaskenat anti-shqiptare, me kusht që të devijonte projektin e këtij korridori për ta kaluar nga Selaniku, Greqia. Kjo marrëveshje politike, bëri që në vitin 1995, të nisnin procedurat për hartimin e projekteve të ndërtimit të “Korridorit 8” dhe çeljen e fondeve, por që përkohësisht u “ngrin” për shkak të ngjarjeje të vitit 1997, ku Greqia jote zoti Barka, luajti rol “ndihmës”, duke nxitur trazirat dhe duke tentuar të përfitoj terren me depërtim diversioni ushtarak, fetar e mediatik deri në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër e Tepelenë, nën flamurin e “çlirimit të trojeve greke të Vorio-Epirit” (siç deklaronin në gazeta e me parulla  luftarake). Zoti Barka, a nuk do ishte më mirë, të mos i përmendim më “mbështetjet” e Greqisë ndaj Shqipërisë? Vetë popujt tanë e dinë, që Shqipëria historikisht nuk ka qenë kurrë as “sfurk”, as “Kalë Troje” për Greqinë, përkundrazi ka jetuar e po jeton në “hall” të vet, në trojet e veta, të lëna prej Greqisë e të tjerëve grabitqarë në veri e Lindje, më “1913-ën e Londrës”! Jam plotësisht dakord me ju zoti Barka, që të mos “rrëmojmë” në të kaluarën!