Përparim Halili/ “Koncerti” i Statusit dhe “Nuri Beu” i PD-së

85

Në filmin “Koncert në vitin ‘36”, ka një personazh plak të lig e komik, që e mbante veten për të parin e vendit e të kuvendit, prej të cilit duhet të merrej mendje e leje për gjithçka. Ai personazh quhej Nuri Beu. E kujtova këtë personazh, nisur prej ngjasimit të plotë, që ka me të Sali Berisha, ose “Nuri Beu” i PD-së. Nuri Beu i filmit, bëri çmos me presione, kërcënime e zhurma ahengjesh, çingiesh e daullesh që të mos bëhej koncerti, por doli huq.  Të njëjtat përpjekje sa komike aq edhe djallëzore, bëri dhe “Nuri Beu” i PD-së për të penguar “koncerti” i vlerësimit pozitiv për statusin e Shqipërisë. Edhe në momentin kur po paraqitej raporti pozitiv për ecurinë progresive të Shqipërisë, “Nuri Beu” i PD Sali Berisha, nxori “ahengxhinjtë” e tij për të prishur “koncertin” e prag-statusit me daullet e shpifjeve, me qëllim për të nxirrë deri në sekondën e fundit veprimtarinë e qeverisë, fytyrën e Shqipërisë, duke hedhur në tregun e propagandës anti-status një tjetër shpifje nga Vlora. “Blozën” anti-status e anti-qeveri, “Nuri Beu” i PD Sali Berisha, ia adresoi publikisht  komisionerit Fyle, në momentin kur ai ende nuk kishte nisur publikimin e raport-progresit. Pse ia adresoi për dijeni zotit Fyle, zgjedhjen e një Kryetari Këshilli Qarku? Për të hedhur helmin e tij anti-status. Për të bërë zhurmë kundër “zërit” PRO të BE në favor të statusit të Shqipërisë. Këtë ka bërë përherë. Gjithë energjitë e tij deri ditën e djeshme, “Nuri Beu” i PD-së Sali Berisha, ia ka kushtuar ngulmësisht bllokimit të statusit, ose duke krijuar trazira brenda vendit, ose duke krijuar precedent kaosi parlamentar, ose nxirr punët e qeverisjes, ose duke krijuar vatra konflikti me ndërkombëtarët, pikërisht në muajin, ose javën e marrjes së statusit. “Nuri Beu” Sali Berisha ka 22 vjet që provokon dhe realizon bllokimin e integrimit të Shqipërisë në BE. Sa herë afrohet statusi, aq herë del në mes të sheshit “Nuri beu” e bën zhurma, trazira, konflikte.  Sa herë në Shqipëri vijnë vlerësuesit e BE, përballë u del “lugati” Sali Berisha e i “tremb”, u server 1001 të zeza kundër Shqipërisë e qeverisjes. Këtë “pisllëk” anti-status, Saliu e ka intensifikuar sidomos në këtë afro një vit pas përzënies nga pushteti, duke përdorur agjitator mediatik, prishje seancash parlamentare, shpifje, kërcënime, denigrime të figurave diplomatike, banda krimi rruge, banda droge e gjithçka. “Nuri Beu” i PD, plaku i rrjedhur Sali Berisha, prej 1 viti u rropat për të nxirë gjithçka që ka lidhje me Shqipërinë. Dje pësoi dështimin e parë. U struk i vetmuar në trishtim e hidhërim për humbjen që pësoi me mos bllokimin dot të notës vlerësues të statusit. “Helmi” i hedhur prej tij kundër qeverisë (statusit), u shpërfill nga BE dhe komuniteti ndërkombëtar. Raport progresi ishte nota më e lartë e vlerësimit për ecurinë e Shqipërisë për këto 8 muaj qeverisje, që ndryshuan plotësisht kursin anti-europianizim të 8 vjetëve të ish-qeverisjes së degraduar të “Nuri Beut” të PD-së. Kanë mbetur edhe 18 ditë nga vendimi për statusin. Këto, janë ditë “aksioni” bllokues për Sali Berishën. Deri sot, “Nuri Beu” ka dështuar në çdo skenar të përgatitur e të hedhur në veprim për të bllokuar “koncertin” e statusit. Nuk i eci plani me ngritjen e avionit të drogës për të rrëzuar qeverinë e bllokuar statusin, mbasi në vend të qeverisë ra avioni. Nuk bëri efekt, as skema me tregtarët e thasëve të drogës nga jugu në veri, të cilët i hodhi në aktivitet për të krijuar imazhin e  “Shqipërisë kolumbiane”. Nuk i eci plani për t’ia lënë në derë kryeministrit e ministrit të brendshëm “koplin” e tij të drogës. Nuk krijoji dot kaos e trazira publike dhe efekte anti-status as me kampingistët “grevistë urie”, që dolën nga greva me nga 10-15 kilogramë shtesë në peshë. Nuk patën efekt as seria e shpikjeve të skandaleve me emërime drejtorësh. Doli një blof dhe skenari me “koka dhie” të blera tek kasapët e fshatit e të hedhura nga “kasapët” e PD në dyer banesash gazetarësh të PD, për të krijuar imazhin e rrezikut kriminal qeveritar, ndaj medias. Nuk pati sukses as me videot me vrasje. Nuk e cenoi dot imazhin e punëve të qeverisjes, as duke futur në grevë urie një grup të përndjekurish politikë, të cilët kur futeshin në greva urie në pushtetin e Saliut, shtroheshin në dajak, futeshin në burgje e batërdiseshin me fyerje, deri tek qumështi dhe mitra e nënave të tyre. “Nuri Beu” i PD, po vazhdon të vjell vrer. Këto 18 ditë të mbetura deri në marrjen e vendimit të statusit, janë ditët e luftës së tij finale kundër statusit. Përditë nga “tualeti” politik i PD, kanë dalë e do të dëgjohen mender shumë “p…..” që vijnë “erë Sali”, me të cilat ai synon të ndot e qelb situatën vlerësuese të punëve prag-status në Shqipëri. Por koha e plakut Sali ka mbaruar, morali i tij është katandisur deri në atë derexhe, sa nuk i dëgjojnë më as… “p…..”!