Pensioni i pamjaftueshëm i pleqërisë dhe mungesa e kujdesit nga fëmijët

821
Muharrem Xhafa 

Një djalosh më tha dje: Më jep një mendje! Prej vitesh mbaj nënën plakë, po nuk më ndihmojnë as vëllezërit, as motrat! Më vjen turp t’i hedh në gjyq! Si të bej? Ashtu si, besoj, do t’i thoshte cilido shqiptar tjetër, edhe unë i thashë : Bijtë e bijat e tjerë bejnë një gabim të madh, po ti vazhdo t’i shërbesh nënës si deri më sot e më mirë! Në fakt, më erdhi keq, sepse i njoh dhe e di që ajo nënë i ka rritur fëmijët e saj me jo pak sakrifica, po me nder! I thashë edhe se do të gjeja rastin t’u them, që ky është për ta një qëndrim i padenjë; tjetër gjë sa do të më degjojnë! Mbase jo, po mua më duket se ky nuk është një rast i vetëm! Ndaj medja, them, duhet ta vëzhgojë e të tërheqë vëmendjen e opinionit shoqëror. Pensioni i pleqërisë për një pjesë të madhe të prindërve me probleme shëndetsore është i pamjaftueshëm! Në veçanti shtetit nuk i lejohet të mbyllë sytë para këtij fenomeni të mprehtë shoqëror! Veçse duhet thënë me zë të lartë, se shteti bën pak për këtë kategori shoqërore njerëzish! Ndaj më duket me vend t’i bëhet thirrje “fëmijëve” të rritur: Jepuni ndihmë financiare, sado modeste, nënës, babës, prindërve! Mos ia “faturoni” për t’i mbajtur nënën, babën, prindërit të moshuar, njërit prej fëmijëve, si ka qenë zakoni djalit të fundit, edhe nëse ky ka më shumë detyrim se të tjerët! Nëna, baba, prindërit e moshuar, pavarësisht se me cilin jetojnë, janë të të gjithë fëmijëve të tyre dhe fëmijët e tyre të gjithë kanë detyrime shoqërore e ekonomike për prindërit! Kurrësesi nuk duhet që femijët të harrojnë, se nëna, baba, prindërit, i kanë lindur, i kanë rritur, kanë sakrifikuar për ta një jetë të tërë! Bile, jo vetëm femijët, po edhe nipat e mbesat duhet të edukohen me dashuri për gjyshin a gjyshen, për gjyshërit! Ky nuk është aspak një mentalitet i vjetëruar, ndaj thirrja: “Ndihmojini prindërit e moshuar aq sa mundeni, s’është e gabuar!” 
Sigal