Pazaret e Gjinushit me Dritan Priftin për “blerjen” e PSD-së

604
Sigal

Gjinushi: Ne jemi të Majtët dhe jo ata që janë mbjellë nga të tjerë

Aleatët e Majtë, herë pas here kishin shfaqur publikisht ankesat e tyre ndaj kryeministrit Rama, i cili, pasi formoi qeverinë e tij dhe deri më sot, nuk ka respektuar marrëveshjen që ka nënshkruar me aleatët e tij, për t’i përfshirë edhe ata në kabinetin e vet qeveritar, sipas kontriboutit që kanë dhënë aleatët në zgjedhjet e 23 qershorit. Kështu, deri më sot, Gjinushi dhe Milo janë aleatët  që kanë kontribuar më shumë në fitoren e PS-së në zgjedhjet e 23 qershorit, deri sa kanë marrë mbi 10.000 vota secila PSD dhe PDS. Mirëpo Rama, ende nuk Gjinushit dhe Milos nuk u ka ofruar asnjë post qeveritar. Kjo ka bërë që pakënaqësitë të shprehen jo vetëm hapur, por edhe secili aleat të rishikojë edhe kontratën politike që ka nënshkruar me kryetarin e PS-së. Ndaj, tashmë përçarja e koaqlicionit të PS-së me aleatët është një mundësi reale.

Rama nënçmon aleatët, duke dërguar në takim me ta Ballën

Dje mbasdite  Edi Rama ka ftuar  aleatët e tij, në një mbledhje të koalicionit, por meqë vetë kryetari i PS-së  ishte në një aktivitet të rëndësishme me komunitetin mysliman, sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Telegraf”,  Rama  ngarkoi Taulant Balla të drejtonte tryezën e partive. Ishin mbi 80 përqind e partive politike të koalicionit. Është hera e parë që në takim me aleatët, nuk shkon, jo vetëm Rama, por as edhe numri 2 i PS-së, Gramoz Ruçi, i cili është nënkryetar i PS-së por edhe kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Natyrisht, kjo ftesë e PS-së për aletët vjen në një kohë, që PS-ja, pas ikjes së deputetit Doshi nga PS-ja, përpiqet që të mbledhë rreth vetes sa më shumë aleatë, për zgjedhjet e pushtetit vendor.

Milo nuk ftohet nga PS-ja

Mirëpo në këtë takim të aleatëve të Ramës, mungonin dy aleatët më të mëdhenj dhe më besnikë të PS-së dhe Edi Ramës, Gjinushi i PSD-së dhe Milo i PDS-së, të cilët  në zgjedhjet e 23 qershorit 2013 kanë marrë mbi 20.000 vota. Sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Telegraf”, Paskal Milo nuk ishte ftuar për këtë takim, ndëkohë që mungesën e Milos,  Balla e justifikoi te aleatët pjesëmarrës, duke thënë se Rama dhe Milo kanë folur para kësaj mbledhjeje, gjë që në të vërtetë mohohet nga vetë Milo.

Ndërkohë që Gjinushi është në kafenë e Dritan Priftit

Supriza e mbrëmjes së djeshme ishte mungesa e Gjinushit nga tryeza e PS-së, i cili nuk dihet mungoi ngaqë nuk e ftuan, apo u ftua dhe nuk donte që të shkonte më. Ka kohë që Gjinushi, është zhgënjyer nga Rama, i cili nuk reapektoi marrëveshjen e veçantë që ka nënshkruar veçmas ne Gjinushin, për koalicionin e 23 qershorit 2013.  Gjinushi si edhe Milo nuk kanë përfituar anjë post qeveritar, edhe pse PSD dhe PDS kanë fituar mbi 10.000 vota secila në zgjedhjet e 23 qershorit. Gjinushi, paralelisht në mbrëmjen e djeshme është parë që të pijë kafenë e mbrëmjes në shoqërinë e Dritan Priftit. Gazeta “Telegraf” publikon edhe foton ekskluzive të  takimit të Gjinushit dhe Priftit, në një lokal në Tiranë, pikërisht në kohën kur në PS, Balla dhe 80 % i aleatëve të tyre bënin tryezën e bisedimeve.  Të dy,  Gjinushin dhe Priftin i bashkon aleanca anti-Meta, për shkaqe që tashmë dihen.

Pazare  Gjinushi -Prifti për “blerjen” e PSD-së

Pak ditë më parë, Dritan Prifti e shfaqi publikisht ambicien e tij, që të merret me politikë. Gjithashtu edhe deputeti Tom Doshi, pohoi se do të ketë partinë e tij, madje duke kundërshtuar zërat se ai do t’i bashkohet Berishës, dha të kuptojë se ai do të ketë një të majtë dhe jo të djathtë. Dhe këto pohime të Doshit dhe Priftit, për një parti të tyre, të çojnë te pazaret që mund të kenë bërë në prapaskenë, por që mbrëmë, Gjinushi dhe Prifti, e shfaqën edhe publikisht pazarin e tyre politik, për të “blerë” nga Gjinushi PSD-në. Malli i këtij pazari politik është PSD-ja, një parti e majtë, që mund të bëhet nga trekëndëshi Gjinushi- Doshi-Prifti një anti-Metë dhe anti-Ramë brënda së Majtës.

Gjinushi: E Majta jam unë…!

Gazeta “Telegraf” kontaktoi edhe me Gjinushin, kryetarin e PSD-së, për të mësuar përse ai mungoi nga tryeza e PS-së me aleatët e Majtë. Madje, Gjinushi, sikur u suprizua, duke bërë të paditurin se ishin mbledhur aleatët me PS-në, duke na pohuar se kë ka thirrur PS-ja në tryezë. I thamë që sipas burimeve tona pranë PS-së, Rama ka thirrur në takim aleatët e tij të Majtë. Gjinushi, me sarkazmën e vet, nuk nguroi të na kthejë batutën politike: “ Kush  të Majtë? I Majtë jam unë!” Ndërsa kur e pyetëm Gjinushin për kafenë e mbrëmjes me Dritan Priftin, ai na u përgjigj me një ton humori: “ Prapë ju me montazhe do merreni?”.

Balla u premton aleatëve: Së afërmi ju ofrojmë poste qeveritare

Rama ka caktuar Ballën drejtuesin kryesor të koalicionit me aleatët, ndaj dje ai foli në emër të Ramës. Mungesat e aleatëve në mbrëmjen e djeshme u justifikuan nga PS-ja,  si  ishin objektive, për shkak të njoftimeve me vonesë dhe ndodhjes së kryetarëve të 4 partive jashtë vendit, ndërkohë që Gjinushi pinte kafe me Priftin dhjetëra metra larg PS-së, ndërsa Milo nuk ishte njoftuar fare.  Balla u kërkoi ndjesë aleatëve për mospërmbushjen e detyrimeve të PS-së  që ende kryeministri nuk u ka dhënë disave poste qeveritare, kur, ndërkohë, disa aleatëve u ka dhënë poste, pa respektuar kontributin e secilës parti aleate me votat që fituan në 23 qershor. “Më mirë vonë se sa kurrë, – mësohet se ka thënë Balla, sipas burimeve të mirëinformuara të gazetës “Telegraf”. Tryeza e partive zgjodhi një kryesi ekzekutive permanente,  e cila duke filluar nga nesër, do të adresojë dhe do  zgjidhë të gjitha pikat e marrëveshjes, duke kontaktuar dhe duke u ulur me çdo kryetar partie veçmas. Kryesia organizative përbëhet prej Taulant Balla, Idajet Beqiri, Dhimitër Musliu dhe Gjet Ndoja. Pika e dytë e diskutimit ishin zgjedhjet vendore. Partitë aleate do dalin bashkë  me PS-në, si në 23 qershor 2013 për të  maksimalizuar  votat për kandidatët e PS dhe LSI-në. Në këtë mbledhje, nuk u diskutuan dhe nuk u përcaktuan as se si do të jetë pjesëmarrja e partive të vogla në listat për anëtarë të këshillave bashkiakë. Aleatët shprehën besimin e tyre se  do e shtojnë koalicionin edhe me disa parti të tjera. Që dje u bë pjesë e koalicionit edhe Partia Aleanca Demokratike. Po punohet që edhe PDIU-në që të jetë pjesë e koalicionit “Për Shqipërinë Europiane”. Kryesia ekzekutive e koalicionit u ngarkua që takimin e dytë të koalicionit ta bëjnë sa më shpejtë,  kësaj here nën drejtimin e Ramës.