Partizan Myftari/ Vrasje me ftohtësi të përmbajtur

622
Sigal

Strategët e armëve në kohë lufte të vrasin nga llogoret, në kohë paqe braktisin llogoret dhe me ndihmën e diplomacisë e politikës së verbër të ulen në zemër, të mbjellin pemën e helmit me operacione “të kujdesshme” që t’i të vdesësh paqësisht nesër nga duart e atyre që u besove ëndrrat.

Kush tha se jemi në luftë?!
Strategët tanë forcojnë themelet e shtetit ndoshta me një helm të vonuar?!…
Ne nuk jemi fuqi bërthamore por në thembër të shpirtit fuqia njerëzore përkulur, gjunjëzuar hipokrizisht…
Baladat njerëzore janë krijuar mbi dhimbjet e tyre; pushtetet kanë zgjatur përkohësisht orët e dhunës së mendimit (dhe jo vetëm) me një simfoni krimi të pafajshme.
Ne po “ndihmojmë” botën nga Atdheu ynë që është bërë prej shekujsh një Monument Njerëzor i prerë e i ndarë në kufi me gjak shqiptarësh. Shuajmë helmin e të tjerëve pa shëruar plagët tona të hapura prej tyre.
Hipokrizisht politika jonë “shikon” vetëm përpara” me qiellin e saj miop e brenda një kulete të ngrohtë…
Gjithsesi, portofoli nuk është kurrë helm sirian por një shkallë që të ngre dhe nuk dihet se kur të zbret….
Gjithsesi, edhe mishërimi nuk duhet të jetë përjetësisht objekt kulti i pafajësive të qëllimshme..