Partizan MYFTARI/Eterit e tredhur të mendimit . . .

510
Sigal

Jam munduar gjithmonë t’i marr gjerat me gjakftohtësi, me vetëpërmbajtje dhe të kërkoj vlera. Vlera mendimi, vlera sociale: tek individi, tek grupet, tek shoqëria (ajo primitive dhe ajo gjoja e organizuar) e gjer te Shteti. Janë shumë të rralla dhe gjithmonë të kërcënuara. E kam kërkuar këtë edhe në impiantin politik shqiptar duke i konsideruar ato si Arterie të Mendimit Social. Si një laborator ku në të punojnë individ për të prodhuar transmetuar vlerat, rrugën, dritën që i duhet një shoqërie. Ky mekanizëm ka laboratorët e vet: të majtë e të djathtë. Të gjithë kërkojnë dhe unë mundohem të gjej dallimet midis tyre… Me shumë dua të gjej elementet e realizuar se sa programet e shkruara pa bërë një bilanc me këto të fundit sepse ato gjithmonë myken nëpër sirtar të vjetra premtimesh…Ne kemi kërkuar të imitojmë por kemi mbetur gjithmonë origjinal. Një klasë politike e pafuqishme për të bërë vendin e vet. Individë që uzurpojnë parti (krijojnë banda brenda tyre) dhe me kërcënime shpërfytyrojnë rolin e individit. Intelektualë leksionesh të kopjuara që nuk tronditën njëherë kriminalitetin në Shqipëri sepse degët i ka tek politika dhe rrënjët tek pushteti. Por klasa politike shqiptare nuk arriti te ridimensionohej. Nuk mundet, Nuk është e aftë. Ajo është e zbrazur në filozofi dhe në moral. Mendoni Partitë e djathta (që nuk janë tilla) që nuk e kanë tharmin social për rindërtimin e tyre… Një komunist mund të bëhet i djathtë. Edhe një i djathtë mund të shndërrohet në komunist. Por një individ, një klasë sociale një grup që mbron një strategji të caktuara interesash, nuk mund ta shndërroj në mohimin gjenetik…Po. Kjo ndodh vetëm nëpërmjet dhunës, zhdukjes së këtij grupi. A nuk ndoqi këtë skemë diktatura?! Dhe jo që në fillim, por pas luftës… Gjatë luftës PKSH u mbështet tek shumë familje të pasura, të cilat veç pasurisë kishin edhe iluminizmin e mendimit…Pastaj lufta e klasave së bashku me shtetëzimin, ishin dy shtyllat më të kalbura të sistemit. Sistemi që hëngri vetveten në mënyrën me cinike… Sistemi që pati idealistë, por që nuk i munguan të verbrit. Sistemi që tentoi ringritjen Kombëtare, por që çdo ditë hiqte nga një gur prej shpirtit Kombëtar…. Dhe arritëm këtu ku jemi… Ajo që dobëson një shoqëri dhe që shkakton plehërimin, kalbjen e saj është shtirja, imoraliteti social të cilat shfaqen, përcillen dhe materializohen në jetë nëpërmjet organizimit të vet shoqërisë me të gjitha strukturat e saj sociale, politike e juridike. Hap pas hap me këtë zhvillohet mendimi, zgjedhja e vlerave dhe krijimi i ideve të reja. As krimi nuk hesht. As korrupsioni. Materializohet, bëhet aq i fuqishëm, i rrezikshëm. Bëhet fuqi mendimi. Drejton!… Por krimi nuk prodhon vlera. Shton kontradiktat, luftën brenda grupeve, rrit tensionin social dhe shkakton zemërimin popullor. Pas tejngopjes së Krimit, vjen zhvillimi. Fillon një cikël tjetër historik i cili nuk arriti gjithsesi ta zhdukte krimin. Se urrejtja midis humbëseve dhe të fituarve nuk kaloi mbi rrugë arsyetimi e mendimi, por domosdoshmërisht të dhunshme të mbjella prej vet Krimit… Pra, ne, vazhdojmë që për shkak të imoralitetit në Shqipëri të mos kemi Parti Politike, por grupime tendencioze, karrieriste për interesa të tyre apo të të tretëve që vazhdojnë të luajnë tragjikisht me moralin e vrarë të një populli… Partitë shtohen, ndahen, bashkohen, por janë po ato figura të kristalizuara në pelerinën e errët të krimit. Këtu nuk ka vend as për të ndershmin, as për mbështetësit e tij. Një tregtar, një ndërtues, një afarist , një intelektual i ndershëm e i fuqishëm do të paguaj pjesë nga morali i tij për moralin e Krimit… Ky është një rregullator mirësjelljes për të mbijetuar… Ti mbijetosh këtij deformimi social – politiko – ekonomik nuk është e lehtë. Të detyrojnë të transformosh vetveten e të hysh në lojërat e pista të ditës… Jemi bërë të gjithë të verbër! Së paku shumica. Kërkojmë aleanca për të ardhur, për të qenë në pushtet e jo për ta ngritur e për ta bërë atë sa më funksional. Ky është morali ynë i përgjakur, i ndotur i viteve të fundit me farat e hidhura të së shkuarës… Fatkeqësi!… Fatkeqësisht Etërit e Mendimit tek ne janë të Tredhur… Tragjikisht për shkak të Tredhjes së tyre nuk mund të kemi Rilindje… Nëse nuk kemi një konfigurim real të shoqërisë, së klasës politike dhe do t’i lëmë Etërit e Tredhur të mbarsin filozofinë e Ndërtimit të Shqipërisë, gjërat nuk do të ndryshojnë… Edhe tani gjerat vazhdojnë të jenë po aq të turpshme, po aq të dhunshme. Nuk jam kritizer. Ndryshimet në Shqipëri nuk i kanë sjell këta etër të tredhur por vet sistemi i zgjedhur , i cili është i kapur peng në tentakulat e hipokrizisë politike dhe e kompromiseve të saj, të përgjakshme për pak pushtet të qelbur!… Industria e mendimit politik shqiptar vazhdon të mbetet një punishte: e ngujuar, e rrënuar, e mediokritetit, e prodhimit të urrejtjes dhe anti-vlerave sociale ku, ka një dallim thelbësor midis malësorëve të ngujuar në kulla për shkak të hasmërive dhe pazgjidhshmërisë etike sipas Kanunit të Lek Dukagjinit. Këtu gjenden të ngujuara me qindra persona, por Etërit e Tredhur të Mendimit, në punishtet e tyre të nxira kanë përdhunuar dhe ngujuar Moralin e një Kombi… Dhunimi vazhdon!….Romë, Prill 2013

Kompromisin në emër të Rilindjes

Lexova EDI RAMËN tek një e përditshme. Nuk më emocionoi por as me bindi…. Kuptova një gjë tjetër.. As EDI nuk e di vet se si e ka bërë opozitën këto vite?!… Një kapsllëk mendimesh, ku programi i Rilindjes nuk bind vet atë e jo më elektoratin… Duke fyer edhe dikë që mendon ndryshe nga ai, regresivisht, më shumë se sa t’i javë vlerë nocionit të Shtetit, shpall bajloz burrin e kalbur, Sali… E shpall kaq të rrezikshëm si të justifikojë retorikën e tij dhe kompromisin në emër të Rilindjes…. Përsëri do t’i shkruaja pasi mbarova se, lexuari se Berishën e kalbur bëni ju të tmerrshëm… sepse moralisht (dhe padrejtësisht) ndjeheni të dobët. Një moral, një lloj edukate politike që e keni mbjellë bashkë Unë nuk e kuptoj?! Përse duhet të luftoj me Saliun ky?!…. Pas kaq vitesh?!… Ti bashkohesh për të rilindur apo për të mundur?! Qëllimi nuk e justifikon mjetin… Unë jam me ju, por ti nuk di të jesh me ne… Përsëri do të shkruaja ato pak rreshta Etërit e Tredhur të Mendimit…