Partitë, sa më shumë intelektualë të shquar aq më shumë do të jenë në pushtet

732
Bardhyl BERBERI 

Kohët e fundit dinjiteti, subjektiviteti dhe personaliteti njerëzor në mënyrë të pamëshirshme dhe të skajshme janë të shkelura, të nëpërkëmbura dhe të anash-kaluara nga partitë politike si dhe klasa politike në përgjithësi. Dukuri kjo shumë e përhapur, e cila po manifestohet gjithashtu përmes shkeljes së pamëshirshme të të drejtave dhe lirive të njeriut, të cilit i është prishur cilësia e jetës nga korrupsioni dhe dallaveret. Përpjekja për njohjen dhe kthimin e dinjitetit, subjektivitetit dhe personalitetit të njeriut si individ është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e shoqërisë së sotme bashkëkohore. Kryeministri Rama pas katër vjetëve që kaluan një gjë duket se e ka kuptuar, se ka pasur në poste drejtuese shumë shpendë grabitqarë siç thotë ai që e kanë degjeneruar administratën. Ky është fakt ndonëse thuhet si një e vërtetë e thënë përgjysmë nga ana e kryeministrit. Përmes këtyre aktiviteteve që janë detyrim jo vetëm kushtetues dhe juridik por edhe obligim moral duhet të bëhen përpjekje që njeriut ti njihet dhe kthehet dinjiteti, subjektiviteti si dhe personaliteti njerëzor i shkelur, nëpërkëmbur dhe anashkaluar nga Partitë politike. Ne sot në shoqëritë tona politike kemi një situatë shumë të papranueshme sepse rol primar apo kryefjalë janë Partitë, dhe satelitët e tyre të cilat në mënyrë të pamëshirshme kanë filluar ta shkelin,nëpërkëmbin dhe anashkalojnë dinjitetin,subjektivitetin dhe personalitetin e njeriut. Ata favorizojnë vetëm se interesat e individëve dhe grupeve të ngushta që janë pjesë përbërëse të partive politike ndërkohë që i injorojnë, anashkalojnë dhe përbuzin të gjithë njerëzit e tjerë që nuk janë anëtar apo edhe simpatizant të tyre ndonëse cilësisht mund të jenë shumë më lartë se “ushtarët” e këtyre partive. Këto subjekte politike gjithashtu e kanë vënë në rrezik njeriun e ndershëm intelektualin e shquar që nuk e” shet shpirtin “i cili për shkaqe të tija nuk dëshiron të bëhet anëtar partie apo të angazhohet politikisht në shoqëri dhe shtet sepse e ka të qartë se një gjë e tillë është e kotë pasi karrierën nuk do që ta ngrejë mbi një teserë partie, se kjo përkujdesje njerëzore është mbi bazën e disa interesave të vogla partiake krejt të përkohshme dhe pasi të shfrytëzojnë të hedhin si limon të shtrydhur në koshin e plehrave. Njeriu i ndershëm dhe intelektuali me personalitet e ka kuptuar shumë mirë se të gjitha të mirat dhe përfitimet këto subjekte politike i kanë rezervuar vetëm për udhëheqësit si dhe klane të caktuara rreth tyre. Njerëz të rëndomtë janë taborë që ndjekin pas politikanët për të rrëmbyer ndonjë kockë. Kjo gjendje dhe ky realitet janë të papranueshëm posaçërisht sepse jetojmë në shekullin 21 prandaj ky njëqind-vjeçar duhet të jetë periudhë e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut apo shtimit të përpjekjeve dhe gatishmërisë për respektim më të madh të dinjitetit,subjektivitetit dhe personalitetit të njeriut. Dhe ky njeri që duhet respektuar dhe vendosur në piedestal duhet të jetë njeriu i ndershëm me personalitet; profesori apo akademiku i cili duhet të japi zgjidhje për fatin e vendit të cilët në këtë periudhë kaotike që po kalon Shqipëria kriza pas krizash nëse këta kapacitete dhe mëndje të ndritura do ti kishin në ballë punët tona nuk do të bëheshin çorap. Nëse këto parti që vijnë në pushtet do të afrojnë sa më shumë intelektualë të shquar në postet drejtuese aq më jetë gjata do të jenë në pushtet pasi punët nuk do të drejtohen nga mitingashë amatorë që mendojnë vetëm për tu pasuruar në atë mandatë që ka fituar partia e tyre. E thënë troç një intelektual i shquar dhe personalitet nuk e shet shpirtin dhe nuk mund ta bëjë baltë siç e bën ky takëmi tjetër. Ka ardhur koha që, intelektualët dhe personalitetet e shquara jopartiakë të ballafaqohen me gjendjen shumë të vështirë që kalon vendi dhe të ngrenë zërin ndaj shkeljes dhe nëpërkëmbjes të dinjitetit të njeriut jopartiak dhe që ata me kapacitete të veçanta të vendosen në krye të punëve dhe institucioneve të rëndësishme me një status të caktuar pavarësisht se cila parti vjen në pushtet. Populli thotë: “Të diturit nga të paditurit ndryshojnë si të gjallët nga të vdekurit”. 
Sigal