Panajot Zoto/ Rudina, mos insisto, Haxhinasto e bëri detyrën…

740
E ç’mund të prisje më shumë nga një ministër, ti, Rudinë? Më thuaj: cili ministër dhe në cilën qeveri të këtyre 25 viteve të post komunizmit, ka dhënë shembullin e domosdoshëm të dorëheqjes? Ky standart mungon. Ti e di këtë, e megjithatë guxon, që publikisht t’i kërkosh ministrit Haxhinasto, (në shkrimin tënd të paradisaditëve), të dorëhiqet nga detyra. Po a mjafton kjo? Jo, përderisa korraca që mbështjell personat përgjegjës, kanë mbrotje më të madhe se sa mund të mendohet. Ndërkaq, medja ushqehet me “fakte” mbi divorcin e kualicionit qeverisës , që nxit kjo opozitë. Ministri i Transporteve, që sic ti thua ne shkrim, duhet të jepte dorëheqje, për shkak të dy jetëve të humbura në rrugët që administron dikasteri i tij, nuk e demonstroi këtë akt përgjegjshmërie . Por ai e “bëri “ detyrën duke ngushëlluar familjen, prindërit e Dorianit dhe Alicies 5 dhe 3 vjecar.(!) Me kaq duket se gjithçka u mbyll. Vërtet që përgjegjësit direkt për atë tragjedi njerëzore janë, aktualisht, nën arrest dhe do të përgjigjen ligjërisht, por kjo nuk mjafton. Ka një përgjegjësi ,në mos ligjore, morale, për të cilën ministri duhet të shpjegohej publikisht dhe të kërkonte ndjesë. Makina ku nëna me dy fëmijtë vocërrakë udhëtonte atë 7 maj drejt Rogozhinës, u përplas në trafikndarësen e rrugës, e çarë për të mundësuar automjetet të kalonin për te pika e karburantit në pronësi të babait të shefit të kabinetit të ministrit.

 Të jetë rastësi lejimi i “portës” (trafikndarësi i çarë) hyrëse për në karburantin në fjalë? Nuk besoj. Dhe ministri e di këtë (përgjegjësi), sepse ka lejuar që vartësit e tij të përfitojnë nga pushteti që kanë. A funksionon kështu? Në këtë vend, jo vetëm në këtë rast dhe jo vetëm një herë, pushteti është “mjelë’ për të fuqizuar ata që janë zgjedhur apo emëruar dhe nuk është vënë në shërbim të qytetarëve, për tua bërë atyre jetën më të bukur dhe sigurtë. Nuk kam asgjë me ministrin. Edhe Rudina nuk “e sulmonte” për shkaqe personale. Çështja është se në këtë vend ende vazhdohet që pikat të mos vihen mbi “I”. Dhe kjo është një vërejtje që bëhet për ata që kanë në dorë dhe duhet ta bëjnë këtë, që tolerojnë përgjegjësitë sa nga mos vlerësimi i situatave, aq dhe interesa partiake e politike.

Haxhinasto ngushëlloi famijarët e vocërrakëve. Dhe kaq. Askush nuk e pyeti: a e dije ti që trafikndarësia ishte lënë aty për kalimin e makinave drejt pikës së karburantit? A e dije ti që ai karburant ishte i babait të vartësit tënd? Jo, Jo! Gjithshka u la në heshtje, në padije si dhe për të tjera përgjegjësi të këtij ministri.

“Çështja Balili” është një prej tyre. Kush e ka marrë atë në punë? Ky ministër. Natyrisht ministri nuk e dinte veprimtarinë e tij dhe, mbase në dhjetorin e viti 2013 ai nuk ishte ende në krye të trafikantëve të drogës. As “Eskobari i Ballkanit”, që e kanë cilësuar autoritetet policore ndërkombëtare. Po në Sarandë dhe Delvinë njerëzit thonë se jo vetëm ministri dhe deputeti i zones, por edhe me lart tyre janë venë në dijeni. U kanë shkuar mesazhe, letra dhe njoftime për “biografine” e Kelit, dhe është kërkuar që ai të largohej nga ajo detyrë. Ministri, duket nuk ka dëgjuar nga ai vesh. Por edhe të tjerë në qeverinë e Rilindjes. Ministri i Transporteve, për çudi, më jetëgjati i këtyre 10 viteve të fundit, duket (dhe kjo ngre jo pak pikëpyetje) nuk është në fokusin e opinionit vetëm për dy ndodhitë e mësipërme. Ai drejton një dikaster me performancë të dobet në këtë qeveri dhe, s’di pse ndjehet i fuqishëm. Transporti rrugor vazhdon të vuaj ende rrëmujën e trashëguar nga qeveria Berisha dhe zotimi për reformë në këtë sektor ka mbetur rrugëve të paaftësisë dhe pamundësisë për ta disiplinuar dhe vendosur atë në shinat e standarteve të premtuara. Transporti hekurudhor një tjetër udhëkryq, në zgrip. Ku janë premtimet për përmirësimet dhe zhvillimin e këtij sektori? 

Po rrugët? Nuk mund të thuhet së është pergjegjesi e zotit Haxhinasto problematikat e shumta në sistemin rrugor, investimet e munguara në to etj, etj. Kryeministri, jo vetëm në një rast ka argumentuar arsyet e një situate jo të dëshiruar. Duhen para. Po Haxhinasto kritikon qeverinë me gojën e vartësve të tij, në përpjekje, duket, për ta kaluar topin e përgjegjësisë nga dikasteri te “qeveria”(!), duke ushqyer nxitjen e hamendësimeve për çarje në kualicion. Drejtori i Autoritetit Rrugor të qarkut Korçë, tha ditë më parë se punimet në rrugën Korçë- Ersekë,17 km janë pezulluar pasi “qeveria nuk ka lëvruar fondet…”. Pas kësaj deklarate nuk ka patur asnjë rreagim nga ministri përgjegjës…. Pse? Dhe ti, Rudinë kërkon që ministri të dorëhiqet! Në këtë vend gjithshka është mbërthyer nga “kthetrat” e kualicionit, ndonëse është deklaruar se kualicioni mbështetet mbi parime dhe programe, jo mbi interesa individësh. Koha po e vërteton këtë, veç duhet provuar se askush nuk ka targë të abuzoj, qoftë ky edhe Ministër…
Sigal