Osman Murati/ Ja si e ruante shteti pasurinë e popullit

740
Lidhur me thesarin, kam një dyshim. Unë mbaj mend, që në vitin 1980. Bashkë me ish Drejtorin e Përgjithshëm të bankës dhe organet përkatëse të punëve të brendshme kam kontrolluar, tunelin ku ruheshin parat letër në fshatin skëterrë ngjit me Krrabën. Në atë tunel ruheshin vetëm parat letër shqiptare dhe jo thesari i floririt dhe i valutave ky kontroll është bërë me urdhër të Mehmet Shehut si kryeministër, se kishte një informacion se në këtë tunel ka hyrë ujë dhe janë lagur paratë, në fakt nuk kishte ndodhur asgjë, parat në dengje të paketuara ruheshin për mrekulli, të marketuara dhe me lidhje speciale. Këtë detyrë e kam kryer si kryetarë i inspektimit të shtetit. Nuk di, që “në kohën tonë” në atë zonë të këtë patur depozita thesari në flori. Se çfarë është bërë më vonë unë nuk di gjë. Floriri ruhej në Skrapar.
Qamil Balaj sa ishe ti dhe shokët e tjerë kryetar të kontrollit të shtetit kurrë nuk ndodhi gjë në shpërdorimin e thesarit të popullit, kurse mbas vitit 1990 vampirët vazhdojnë sulmet kundra tij, duke e lënë popullin fukara në mëshirën e të huajve… 0sman Murati ke qenë dhe je figurë e shquar e intelektualëve të Shqipërisë!!!!!!
Mexhit Stafasani jam plotësisht dakord me z. Qamil, në atë kohë nuk guxonte njeri të prekte pasurinë e popullit, por më vonë do të thosha se jo ruhen në Skrapar, por kanë vajtur në Skrapar pas vjedhjes. Osman Murati faleminderit të nderuar miq, brezi ynë u rrit, u edukua me frymën e klasës vazhduam e punuam, me thjeshtësi e korrektësi dhe jemi ballë hapur, ndaj cilitdo, se gjithçka që na linte hapësira e ligjeve të shtetit, që përjetuam e kemi bërë vetëm në interes të popullit dhe të atdheut. 
Sigal