Sigal

Nga Edmond Panariti

 Si u rrënua industria jonë e qumështit nga “fake news” me helme dhe debati i ditës me “hormone”.

Para disa vitesh, një lajm “fals” për gjoja zbulim të aflatoksines në qumështin e vendit beri që dy fabrika të përpunimit të qumështit në vend të falimentojnë! Si rrjedhojë qumështi shqiptar u tërhoq nga raftet e marketeve, u derdh dhe u asgjësua, ndërsa eksporti i tij u ndalua!  Me mijëra fermerë prodhues të qumështit mbetën “në tako”. Informacioni ishte fals dhe nuk u konfirmua asnjëherë!

Analizat e kryera më pas në laboratorët evropianë të referencës vërtetuan “mashtrimin” Por ishte vonë dhe dëmi u bë! Miliona euro u hodhën në erë dhe bankat i futën fabrikat e qumështit në sekuestër. Sot ka procese gjyqësore që i kërkojnë dëmshpërblim me miliona euro, shtetit shqiptar që e lejoi një farsë dhe mashtrim të tillë.

Të njëjtën gjë, të njëjtët aktorë tentuan ta bëjnë edhe më vonë me gjoja sekuestrot e qumështit pluhur, i cili është një produkt terësisht i ligjshëm dhe i sigurt dhe pjesë e teknologjisë së përpunimit në fabrikat e qumështit të gjithë botës. Për fat arritëm ta ndalim në kohë dhe ta pengonim rrënimin e dytë të programuar të qumështit shqiptar. Sot perimet tona ndodhen nën akuze për ndotje me hormone.

Para se dëmi të jetë i pakthyeshëm si në rastin e qumështit, kërkoj që urgjentisht të verifikohet vërtetësia nga laboratorët evropianë të referencës. Aktualisht disa importues të huaj nisur dhe nga lajmet që qarkullojnë për hormone në perimet tona i kanë pezulluar kontratat. Prandaj o duhet nxirë o duhet zbardhur faqja e prodhimit vendas! Nuk ka rrugë tjetër!