Ora News dhe IPR Marketing kontratë për zgjedhjet 2019 dhe 2021

112
Ora News dhe IPR Marketing arritën suksesin e radhës në sondazhet dhe Exit Pollin për zgjedhjet e 25 qershorit 2017 dhe kjo, për Presidentin Ylli Ndroqi ishte treguesi kryesor, se ekrani i Ora News është serioz dhe në përkushtim të publikut. Pavarësisht sulmeve nga politika ndaj sondazhit, e vërteta është ajo që karakterizon punën e Ora News dhe Ndroqi u bëri thirrje partive politike ta pranojnë atë. Ylli Ndroqi: “Unë sot ndjehem krenar që realizova një sondazh një mujor dhe i paraqita qytetarëve shqiptarë realitetin dhe të vërtetën. Unë i them politikës shqiptare, ta pranojë të vërtetën se normal është e rëndë që ta pranosh atë, por do t’i shërbejë për zgjedhjet në vazhdim, sidomos për zgjedhjet e 2019-s. Guruja i sondazheve në Shqipëri, Antonio Notto ka qëlluar për herë të katërt radhazi në shenjë duke gjetur fituesin e zgjedhjeve në Shqipëri me një saktësi matematikore, dhe kjo falë punës së tij serioze dhe besimit të palëkundur të Ora News tek komapnia IPR Marketing.”

Antonio Notto: Presidenti gjithmonë i shqetësuar për rezultatet tona, sepse ai sikurse dhe ne jemi të interesuar që rezultatet të gjenden me saktësi edhe për efekt të besueshmërisë, besueshmërinë ndaj Ora News dhe IPR, kështu që Presidenti ka përcjellë gjithmonë shqetësimin e tij dhe mendoj se është e drejtë të jesh i shqetësuar. Edhe ne ishim të shqetësuar, sepse prova që tregon se sondazhet kanë qenë të sakta është dita pas zgjedhjeve. Pavarësisht shqetësimit të tij ai nuk ka ndërhyrë kurrë në të dhënat tona. Edhe pse ai vetë ka qenë i shqetësuar dhe mosbesues ndaj të dhënave që ne shpallëm, kishte frikën ndoshta se të dhënat nuk do ishin të vërteta. Megjithatë nuk ka ndikuar kurrë në vendimin tonë.

Sondazhet nuk pranohen gjithmonë lehtë. Ato vihen në dyshim, sulmohen apo komentohen mbi bazën e asaj që tregojnë dhe pavarësisht të gjithave, analistët e RTV Ora News që ishin pjesë e maratonës së sondazheve, në fund pranuan se e drejta ishte me IPR Marketing

Artur Zheji: Çfarë janë gazetarët?! Gazetarët janë pyetjet e publikut që është përtej ekranit dhe thonë sa kanë marrë këto për sondazhet, si është ky sondazhi? Këto pyetje një gazetar i mirë i dëgjon me antenat e veta dhe ia bën në studio partnerit që bën sondazhin. Pra, ne po nuk përsosim artin e dyshimit menjëherë shikuesit thonë që edhe këta janë të shitur dhe ndërrojnë stacionin. Ne punojmë që të mbajmë telekomandën por që ta mbajmë atë, në këtë rast tek Ora News, duhet që ai që është në shtëpi të thotë “Bravo, këtë pyetje doja t’i bëja Nottos. Kur të vijë prova do themi: Urime! U fitua! Kështu që, Urime zoti President! Urime zoti Notto!.

Blendi Çeka: Përgëzoj IPR Marketing për punën serioze dhe profesionale që ka bërë. Ashtu edhe Ora News në mundësimin në mënyrë të përsëritur të këtyre praktikave shumë pozitive për Shqipërinë, mediat shqiptare dhe informimin e publikut shqiptar.

Afrim Krasniqi: Partitë nuk kanë sondazhe brenda tyre. Duhet krijuar kultura e sondazhit brenda partive politike në mënyrë që hendeku i mosbesimit midis partive dhe grupimeve serioze si ky sotmi që bëjnë sondazhe të kthehet në një debat profesional.

Dritan Hila: Nga fundi i fushatës, sidomos sondazhin e fundit dhe kur ishte Exit Polli dyshova jo në ndershmërinë e Antonios dhe të Ndroqit, por të publikut, i cili e ka treguar edhe në Amerikë, i cili lajthiti, lajthiti në ato që i jepte sondazhistëve. Unë them që të dy ia dolën, edhe Presidenti Ndroqi në besimin që dha dhe Antonio në shkencën e vet

Ylli Manjani: Sipas sondazhit që më del mua Antonio Notto është kryeministër i Shqipërisë. Ylli i Ndroqit kryetari i Parlamentit të Shqipërisë për shkak të lidhjeve të gjera por edhe për shkak të pozicionit neutral në botën e medias. Ora News është një dritare edhe kur je me qeverinë, por edhe kundër qeverisë, në rastin tim më ka qëlluar që t’i bëj të dyja. Ora News ka qenë dhe është dritarja ime, të paktën, është një mundësi që i jepet gjithkujt për të dhënë një ide.

Një tjetër trofe u fitua nga IPR Marketing dhe Ora News me zgjedhjet e 25 qershorit dhe puna e mirë vlerësohet. Presidenti Ylli Ndroqi dhe Drejtori i IPR Marketing Antoni Notto firmosën kontratën ekskluzive për 5 vite të tjera duke përfshirë zgjedhjet e vitit 2019 dhe 2021 ku si gjithmonë rezultatin e tyre do ta mësoni në fillim vetëm në Ora News, falë IPR Marketing.

Ylli Ndroqi: Antonio nuk është se kemi mbaruar këtu. Departamenti juridik i Ora News ka përgatitur kontratën e bashkëpunimit edhe për 5 vite të tjera me Antonio Notton dhe IMP Marketing.

Antoni Notto: Kjo është një surprizë e bukur dhe sigurisht nuk mund të mos e pranojmë.

Ylli Ndroqi: Rezultati i zgjedhjeve mësohet vetëm në RTV Ora News. Mbani Ora News sepse Ora News do t’iu shërbejë në çdo familje shqiptare. Populli shqiptar është një popull i mrekullueshëm dhe ne do punojmë për të. Një falenderim të madh kam dhe për të gjithë ata që kanë bërë pyetjet nga call center, sepse një pjesë e politikës i quan se janë telefonata të pabazuara në realitet, por nga ana ime marrin një falenderim të jashtëzakonshëm. Duke falenderuar stafin e RTV Ora News që nga drejtoresha e Përgjithshme, drejtoresha e informacionit, drejtoritë përkatëse, redaktorë, kryeredaktorë, gazetarë, operatorë jeni të gjithë të mrekullueshëm, duke futur këtu edhe studentët e UT!