Nuk ka njeri në timon…

808
Nga Ylli Dylgjeri
Pse spo kapen autorët e kokainës?
Nuk kapen, e s’do të kapen. Jetojmë në kohë 
të tjera. Krimi është gjithmonë një hap përpara. Krimi nuk shihet lehtë me sy. Krimi është sofistikuar. Krimi ka kohë që punon me pilot automatik. Kutia e zezë e ka faqen e bardhë.
Një mik në polici më tregonte se edhe gomeret e mushkat e transportit te kanabisit në fshatrat e jugut lëvizin me pilot automatik. Po po. 
Nuk tallem: 
Në shtegun për në shtetin fqin, i prin gomari lider. Në shpinë mban mallin e lidhur por mban edhe një kasetofon të ndezur. Aparati ka të regjistruar zërin e të zotit të kafshës që i thërret në çdo 5 minuta: 
Yshsh! Yshsh!
Kafsha e gjorë ecën e ecën në shtegun e ngushtë se di që ka pas të zonë. Por jo! 
I zoti rri në një majë mali, e sheh karvanin që ecën. Yshsh- in e bën aparati. Drogën e çon veshgjati. Kaq është. 
Ku janë autorët? 
Nuk ka. Eshtë koha e IT-ve. Piloti automatik të dergon në destinacion. Nuk ka njeri në timon.
Sigal