Nuk duam spektakle por veprime konkrete!

645
Bardhyl Berberi 
Fushata na lodhi. Poshtërsira gjithandej! Demokraci e arnuar keq, demokraci e shëmtuar, demokraci perversësh dhe hajdutësh me taborre analfabetësh që kanë marrë poste. A e kuptoni se kemi marrë modelet më të shëmtuara të demokracisë. Pas trumbetimit të kryeministrit për reformën në administratë gjithsecili pyet … A do të çahen parcelat e deputetëve, kryetarëve të Bashkive, apo të kryetarve të partive që kanë vënë në punë tërë fisin me kuç e me maç nëpër poste kryesore. Vëlla, motër, baxhana , nip, të afërm edhe pse janë kunguj ata kanë marrë poste dhe janë në krye të punëve që i bëjnë çorap ca nga paaftësia po aq dhe nga”dëshira”për të abuzuar me këtë karrike dhe për të bërë para të pandershme. Dëgjon çdo ditë për vetëvrasje, aksidente, rrugët po lahen me gjak, tonelata droge . Duam turizëm të tëheqim turista të huaj por, kemi një det dhe liqen të papastër që kundërmon nga era e keqe e leshterikëve të kalbur në breg që ka muaj të tëra që nuk pastrohet bregu i liqenit në Pogradec. Mbyten njerëzit në liqen apo det dhe nuk ka asnjë masë sigurie. Kanë ngelur vetëm ato kullat e vrojtimit në breg të detit apo liqenit si monumente culture. Padyshim kjo është një shëmbëlltyrë e keqe e atyre që promovojnë një turizëm elitar të Shqipërisë nëper Europë. Ne jemi duke pritur ditë më të mira, pas miratimit të reformës në drejtësi me konsensus të plotë dhe presim të kalohet në veprime konkrete pa na lodhur pa dhe pa harxhuar energji boshe por duket se do të ketë një malore tjetër deri sa të vijmë tek Vetingu që të jetë funksional dhe abuzuesit të përfundojnë mbrapa hekurave të burgut. Ngado dëgjon fjalë boshe që qëndrojnë në ajër si flluska sapuni. Njerëzit janë të ngopur nga skandalet. Çdo gjë që ishte e dashur dhe e shenjët është zvetnuar duke të munguar gjëja më elementare buka e gojës, për fat të keq qëllimisht, nga paaftësia e këtyre politikanëve kokëbosh. Në këtë situatë të rëndë nuk n’a duhen spektakle, intriga dhe skandale seksuale të VIPAVE për të tërhequr vëmendjen nga ajo që është kryesorja. Jeta jonë e përditëshme që është e mbushur me varfëri dhe me ushtri të papunësh. Për popullin fukara nuk kujdeset askush ai sheh nëpërmjet rrjeteve sociale jetën superluksoze të fëmijëve të gjyqtarve dhe prokurorëve me makina dhe ora supër të shtrenjta me vila si brenda dhe jashtë Shqipërisë nëpër vendet më ekzotike të botës. Tymnaja vazhdon … E thënë troç nuk gjejmë modele për t`u promovuar. Na mbytën të paaftët … Ka shumë cektësi dhe joprofesionalizëm sa që nuk mund të shkohet larg. 
Gjestikulacione!? Fjalë boshe që shumë politikanë, me diploma të blera, që kur shkruajnë përdorin një shkronjë dore dhe një tjetër shtypi në mes të fjalës. Pale kur flasin të vjellin zorrët nga idiotllëqet që nxjerrin nga goja. Miliona euro nga BE për shoqërinë civile që janë lëshuar si hiena lloj lloj organizatash fantazmë të zhvatin paratë duke ju ndryshuar destinacion !? Njoh disa prej tyre që kanë bërë vila në Pogradec ….Paratë e romëve sidomos janë bërë rrush e kumbulla në vetura luksoze për Ata drejtuesit e fondacionev dhe fëmijët e tyre .. Këto nuk janë propogandë por janë fakte … Përfundimisht jemi duke prekur fundin. Të gjith ato premtime që u bënë në fushatë duken si fishekzjarre që kalojnë vetëm një çast e zhduken pa lënë asnjë gjurmë Mbase të rënë në një moçal dhe nuk e dimë se si do të dalim …Njerzit jane te ngopur me skandale ..Mjaft me premtime boshe dhe gënjeshtra …Ta dinë që ato janë fare kot dhe bëjnë të kundërtën , Ju flisni në ajër kot fare .Ja le të marrim një shembull të thjeshtë prej tre vjetësh janë shkatërruar dy rezervuaret e Mujazës njëri me 5 milion metra kub ujë dhe tjetri me 3,5 milion metra kub ujë që vaditeshin tokat e gati 30 fshatrave në Mokrën e Sipërme . Ata rezervuarë që kanë funksionuar mbi 30 vjet fshatarve , shakërrohen në mes të ditës sikur të jenë prej kartoni. Askush nuk i ka kapur hajdutët që vodhën tubacionet e çelikta për t`i shitur për skarp …E ndërkohë që flitet për sistem ujitje të ri kur ti nuk ruan ekzistuesit dhe i lë tokat djerr të një krahine të tërë !
Sigal