“Nona, jam 15 vjeç unë…!?”

1257
Sigal

Evdal NURI

Pirja e duhanit nga të rinjtë, dëmet dhe vështirësia e lënies së duhanit

Kjo ishte përgjigja që një djalë i dha vërejtjes që i bëri një grua tek fusha “Ali Demi”. Ai vazhdoi: “Doni një cigare , s’është s’i të tjerat!” Cigarja shkonte dora-dorës e thithesh me kënaqësi nga disa adoleshentë! Dhe vertetë, Ai s’ishte si të tjerët! U binda kur aty pranë kaluan dy punëtorë policie dhe punëtori i gjelbërimit ia bëri me dorë, largohuni! Situata është më e keqe! Këtu s’bëhet fjalë për cigare, por më keq! Mbarojnë shkollën e i gjen nga fundi i fushës, prapa një shkurreje vajza e djem!

1– Mbi duhanin në shkolla

Pirja e duhanit në shkolla, është bërë dukuri shqetësuese. Duhani pihet nga mosha 14-vjeçare, por dhe më herët! Jo vetëm duhan, por 16.6% nga mosha 11-15 vjeç janë përdorues të rregullt të pijeve alkolike !

Duhani pihet nga fëmijët, gjë që duhet të ndalohet rreptësisht. Mirëpo, ata nuk e dinë se, efektet mund të shfaqen pas disa vjetësh dhe të thonë: “Nona, jam 15 vjeç unë!” Isha një ditë tek “Toptani” .Në pushimin e gjatë nxënësit e shkollës ekonomike ishin ulur tek stolat në krah të Parlamentit. Pasi hëngrën ndonjë byrek, më tepër se gjysma ndezën cigare! Pastaj vazhduan orën e katërt të mësimit!
Manuali i sjelljeve të shëndetshme në mes të rinjve thotë, se pirja e duhanit konsiderohet e rrezikshme, sidomos nga nxënësit, duke e marrë parasysh që 5.4 milionë njerëz në vit vdesin prej duhanit!

Konsumimi i duhanit, sipas analizës së rezultateve është më i pranueshëm në aspektin shoqëror për meshkujt sesa për femrat, të cilat cigaret i përdorin si mekanizëm mbrojtës. Për femra cigarja është shpërblim me të cilin lirojnë stresin. Tymi i duhanit përmban më shumë se 4000 kemikate. Dhe ky prek më tepër të rinjtë. Pasojat afat-gjata te pirjes se duhanit përfshijnë dukuri të shpeshta të kancerit në gojë, fyt, pankreas, mushkëri, veshkë dhe fshikëz urinare, ulcerës e tjerë.

2-Duhani shkakton më tepër deme tek femrat .
Një vajzë me të cilën kam punuar më sqaroi:”Brenda vetes sime, diçka më thotë ta lë. Nuk është e drejtë për trupin tim dhe për ata që kam pranë, por ja që s’e lë dot …!”

Gratë dhe vajzat shqiptare përbëjnë 18% të duhanpirësve në vend. Fenomeni tek të rejat po bëhet gjithnjë e më alarmues, sepse ato e nisin duhanin në moshë gjithnjë e më të re. Një vajzë e re po pinte duhan! Kur e pyeta, çfarë ndjen? M’u përgjigj: “Kënaqësi të madhe, më heq stresin, por është dhe psikologjike”. -A mund ta lësh? -I kam të qarta pasojat, por s’bëhët fjalë! E kam provuar, por më merren mend, më dridhet trupi, theksoi ajo. Tek Tajvani një ditë të bukur numurova 29 tavolina që kishte femra,12 kishin ndezur cigare.

Tek ne, 39 % e femrave referojnë se kanë më pak se 5 vjet që kane nisur duhanin. Me shifra mbi i 265 mijë femra janë duhanpirëse. “Ato rrezikohen katër herë më tepër nga kanceri i gjirit”

3–Pse është e vështirë lënia e duhanit?

 -Së pari, nikotina është kimikati më i fuqishëm që shkakton varësi te truri i njeriut. Në kontrast me drogat e tjera, njeriu që pi duhan merr dozën e nikotinës 10 deri 40 herë në ditë. Arsyet pse duhanpirësit nuk janë shumë të shqetësuar për duhanin siç do të ishin për ndonjë drogë jolegale është se, kënaqësia që vjen nga duhani nuk është aq e fortë sa drogat e tjera. Gjithashtu, duhani nuk ndikon te funksionimi i përditshëm, siç bën alkooli, heroina, kokaina etj.

Së dyti, truri ka një qendër të kënaqësisë që stimulohet nga një kimikat i quajtur dopaminë. Ushtrime fizike, ngrënia, qeshjet, pirja e duhanit, marrëdhënia seksuale prodhojnë dopaminën, prandaj njerëzit i përsërisin këto veprime shpesh herë.

Arsyeja e tretë, çdo 20-60 minuta pas pirjes së një cigareje, duhanpirësi fillon të ndiejë simptomat e tërheqjes së kënaqësisë, dhe një cigare tjetër krijon një përshtypje të gabuar që duhanpirja të bën të ndihesh më mirë.

Më shumë se 10% e duhanpirësve pohojnë që janë të dëshpëruar për shkak të varësisë së tyre dhe përpiqen ta ndalin, por nuk munden. Ndërsa 82 % e duhanpirës kanë tentuar të paktën një herë për ta lënë. Arsyeja më e shpejtë për përpjekjen për ta lënë duhanin është shpenzimi financiar. Me dhjetra herë shoh tek Qerameti, shitësi i lagjes, adoleshentë që blejnë 3-5 cigare. Kur i pyeta pse merrni disa cigare? Me plotë gojë m’u përgjigjën: -S’kemi lekë, por për shendetin s’pyesim! Gati një e treta e të rinjve adoleshentë duhanpirës e konsumojnë atë fshehtas nga prindërit. Një rritje e taksave prej 10 % pakëson përdorimin e duhanit nga 4 % në vendet me të ardhura të larta, deri në 8 % në shumicën e vendeve me të ardhura të ulëta dhe mesatare.
Tek ne vrehet një fenomen interesant! Në dimër ambientet jashtë meqenëse frekuentohen nga duhanpirës, janë rrethuar më xhame, ose plasmas deri në tavan, duke lënë pak hapsirë. 4000 kimikatet dëmtuese gjendet aty! Janë një miliard duhanpirës në Botë, pothuajse një në pesë vetë. Duhani vret deri në gjysmën e përdoruesve të tij.
Disa njerëz thonë se, nëse duhani do të ishte i ndaluar, ata nuk do të pinin.
Të tjerë thonë se janë aq të varur nga duhani, saqë do ta pinin atë, edhe pse i dinë rreziqet shëndetësore.

“70 % e duhanpirësve thonë se duan ta lënë. Ne duhet të gjejmë stategji për të ndihmuar të mbështesim këta njerëz në drejtim të pakësimit të qasjes ndaj duhanit, duke e bërë produktin më të paarritshëm, më të vështirë për ta marrë, më të shtrenjtë dhe duke patur më pak reklama, më pak promovim për të. “Ekspertët presin që numri i vdekjeve nga përdorimi i duhanit të rritet në vitet që vijnë, veçanërisht në vendet me të ardhura të mesme, ku pritet të shohim shumicën e sëmundjeve që lidhen me duhanin. Tek duhanpirësit trupi është mësuar më nikotinë. Kjo është arsyeja së është e vështirë për ta lënë. Një duhanpirës i thekur më tregoi këtë histori. -Si e lash duhanin? Pija dy paqeta në ditë. Fillova ta paksoja në çdo javë nga një cigare. Javën tjetër pija 39,38… cigare. Deri sa arriti puna në një cigare. Pra nikotina në trupin tim filloi të paksohej gradualisht. I besova, por s’di sa do ta mbajë këtë premtim, mbase Fehimi, tani më thotë, pi vetëm një kur pi kafen!

Është diçka e vështirë për të ndaluar me vullnet të lirë . Tek ne vdesin 3.300 veta në vit nga konsumimimi duhanit . Këto mjaftojnë për t’u bindur për pasojat dramatike në jetën e njeriur ! Kjo është gjendja ,të tjerat vijnë pas kësaj! Lufta duhet e përditëshme e bindëse , e jo vetëm në 31 Maji Ditën Botërore të luftës kundër duhanit! Do Zoti për ata që do ta lexojnë këtë shkrim, ndikon sado pak, për ta braktisur këtë të keqie të madhe që vret në Botë më tepër se droga!