Një mekanizëm i tërë për të rrjepur emigrantët

687
Sigal

Skandali/ Greqi, shqiptarët paguajnë për rinovimin e lejeve të qëndrimit, por i marrin të skaduara

Skandalet në Greqi nuk të sosur, aq më keq kur ka përballë emigrantët shqiptarë, të cilët përbëjnë edhe komunitetin më të madh në këtë vend. Prezenca e shqiptarëve në Greqi sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme përbën 64% të numrit të përgjithshëm të emigracionit. Një numër i konsiderueshëm që përbën një shqetësim të vërtetë, por edhe një mit për politikën greke. Emigracioni u pa si një biznes mjaft fitimprurës, pasi politika greke mësoi shumë nga Ambasada Shqiptare në Athinë, nga mënyra se si kjo tatonte emigrantët, për të cikluar vulën e shtetit të tij, një vulë që sillte shuma të mëdha parash aq sa shteti shqiptar i mjaftonte që të paguante punonjësit e gjithë ambasadave tona në botë. Një vulë në ambasadën shqiptare i kushtonte emigrantit 166 herë më shtrenjtë se e njëjta vulë që do ciklonte në zyrat greke. Por skandali ndaj emigrantëve vazhdon edhe më tej nga vendi pritës që nga viti në vit në emër të legalizimit, me të drejtë apo jo, u zhvati miliona euro. Shteti grek nga ana e tij është interesuar që të vjelë vetëm para nga xhepat e emigrantëve, duke i sorollatur nga një zyrë në një tjetër përball një burokracie të papranueshme. Rinovimi 2 vjeçar për çdo emigrant në Greqi kushton 300 eruro ndërsa për një familje, veti i katërt 1200 euro. Sikur të mos mjaftojnë kjo më e keqja është që shumat e mëdha që u kërkohet emigrantëve për rinovimin e lejeve të qëndrimit i marrin të skaduara, ndërsa në qoftë se emigranti vonon një ditë dorëzimin e dokumenteve për rinovimin e dokumenteve, gjobitet me 200 euro. Pak ditë më parë në parlamentin grek nga deputeti Markopoulos, i partisë Grekët e Pavarur, u theksua se nga 2 milionë emigrantë qe ndodhen në Greqi, vetëm 25% prej tyre janë të ligjshëm. Shumë qendra të reja shërbimesh u ngritën në gjithë Greqinë. Shumë vende punë u hapën në këto qendra te ashtuquajtura KEP, ku vetëm në Athinë u ngritën 9 prej tyre, në emër të emigrantëve për lehtësim. Por hapja e tyre nuk luajti ndonjë rol pasi burokracia shtetërore kishte marrë urdhër nga lart për ngadalësimin e rinovimit të lejeve të qëndrimit, një strategji e zgjuar që i shkon për shtat këtij vendi. Sikur të mos mjaftojë kjo, emigrantëve për leje afatgjate për 10 vjet u kërkohet taksë prej 800-900 euro, ndërsa një familje me 4 anëtar 3600 euro, kjo në këtë krizë të madhe ekonomike që ka mbërthyer vendin. Greqia ka numrin më të madh të avokatëve. Pjesa më e madhe e tyre tashmë merret me lejet e qëndrimit. Një kombinacion ndërmjet bashkisë, prefekturës dhe avokatëve. Fitimet janë kolosale, aq sa askush nuk di paratë që fitohen dhe sa leje qëndrimi jepen. Edhe pse ky proces ka filluar ne qershor te 1997, emigrantët ende nuk kanë statusin e tyre emigrantë ekonomik. Skandali dhe korrupsioni në kurriz të emigrantëve bëri qe në Athinë të mbyllej Instituti i Emigracionit. E pabesueshme po një realitet. Emigrantët tanë për të qëndruar të ligjshëm i paguajnë shtetit grek për rinovimin e lejeve të qëndrimit rreth 39 milionë euro në dy vjet, ose më saktë 15 milionë euro në vit. Në krahasim me biznesmenët, që janë pronarë të mëdhenj të anijeve greke, që përbëjnë 16% të flotës botërore në industri, emigrantët tanë paguajnë në vit 15 milionë euro, kundrejt këtyre që paguajnë 12 milionë. Në përgjithësi (sipas burimeve zyrtare) emigrantët i paguajnë haraç shtetit grek 50 milionë euro, kjo trajtuar në dhjetor të 2010 në parlamentin grek. Tatimet vazhdojnë, bashkë me të edhe korrupsioni në kurriz të bashkatdhetarëve tanë.