Një ditë para protestës së PD-së për papunësinë, “Rilindja” josh përsëri edhe me 1000 vende pune false në administratë

494
Arjan ZADRIMA
Vetëm 10 ditë më parë, “Rilindja” deklaroi, se në administratën publike kishte 2200 vende pune bosh, të cilat duhet të plotësoheshin deri në fund të muajit mars 2017, pra 2 muaj e gjysmë para zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit. Ndërkohë që nuk kanë nisur konkurset dhe as praktikat e punësimit në 2200 vendet e premtuara para 10 ditësh, “Rilindja” doli dje në medie dhe deklaroi se janë edhe 1000 vende të tjera bosh në zyrat e shtetit, të cilat do të plotësohen sa më shpejt. Skenari i përsëritu demagogjik me vende pune bosh në administratë, nuk është gjë tjetër, veçse një lojë, një skenar joshës që nuk e beson askush. Edhe njoftimi për 1000 vende të tjerë bosh në administratë që u publikua dje, nuk është realitet. Ky premtim është një joshje që serviret vetëm 1 ditë para protestës së PD-së për papunësinë, varfërinë dhe korrupsionin. Ja lajmi zyrtar i “Rilindjes”, publikuar për 1000 vendet e reja të punës në administratë: “Rreth një mijë vende të lira pune janë çelur këtë vit në administratën publike, por vetëm për 675 prej tyre punonjësit mund të rekrutohen nga jashtë. Fjala është për nivelin e specialistit, pasi pozicionet si përgjegjës dhe drejtorë do të plotësohen me aplikantë që vijnë nga brenda sistemit. Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito për të thënë se vendet e lira të punës nuk hapen, se jemi në prag të zgjedhjeve, jep këtë arsyetim. Ministrja, deklaroi: “Po ju kujtoj, se është i njëjti numër që është bërë i ditur në tre vitet e fundit”. Se bashku me drejtoreshën e Administratës Publike ministrja Harito takoi studentë të Fakultetit te Drejtësisë, të cilët i ftoi të aplikojnë ndërkohe që iu tha, se sistemi përgjatë dy viteve është testuar nga rreth 55 mijë kandidate. 
Sigal