Një ditë, ose gjashtë orë kryeministër

Gëzim LLOJDI

1.
Dita në kalendarin tonë është fshirë. Kështu, që pas një moti, pas një mori ngjarjes mbërrijnë përsëri në stacionin nga u nisëm, tepër të ndryshuar. Mot më mot, koha ngjason me një ëndërr vjeshte. Themi mot më mot se nga historia shqiptare vjen një fakt i çuditshëm. Pas-koha e viteve ‘20. Fryma e atyre viteve të ringritjes, lufta e parë botërore 8.5 milion viktima, kafshimi i kufijve shqiptarë, lufta e ’20, kjo e fundit ishte tregues i zgjuarsisë dhe patriotizmit. Fqinjët djallëzor u rikthyen në origjinë. Ajo pushka që nisi me vrasjen kryedukës Franc Ferdinandit në Sarajevë të Bosnjës nga serbo-boshnjaku më 28 Qershor 1914 , nuk ishte krejt rastësisht. Fqinjët ringrihen nga gjumi i rëndë dimëror. Fqinjët nga errësira e labirinteve .Fqinjët ringrihen duke hedhur vështrimin te kufijtë e popullsisë autoktone Në mos ishin, kanë pjesë nga marrëzia e djallit. Këta armiq zemërkeq me piskama ulëritëse si lukuni ujqish të xhindosur, që hënën në mos vërtetë, copë-copë do ta bënin. Ushtri, pushkë, barot, para, marrëzi, fe, diplomaci, tradhti, interesa të tyre, kështu në këtë kohë me mjegull e trazirë botërore , prenë kufijtë e shtetit shqiptar nga rreth 67 mijë km në 28 mijë km, ose 39 mijë km më pak. Këto toka , të kësaj popullsie autoktone konsakrojnë frymën e Zotit. Hapësira e saj është pakufijshmëria. Fytyra e saj :pamatësia. Bukuria :pafundësia. Ende sot gjymtyrët e prerë kullojnë gjak. Kështu u sosën vitet e trazuara, që sollën gjëmën për një popullsi autoktone .Ata i prenë tokat dhe as rënkimet, as qarjet dhe as baroti madje , as pushkët tona nuk bënë punë. Dhe sot kemi një shtete të cunguar të prerë në mes tokat jashtë sinorit tonë janë më të mëdha se këto brenda kufijve dhe ende na akuzojnë se përse i kërkojmë kufijtë, sinorët tanë që na i dha Zoti, mirëpo ata duke fshehur qëllimin, si nuk e do nëna, djalin e vet që ja prenë djallëzisht. Cila konferencë kishte këtë fuqi, që të marrë t’ia japë tjetrit, atë që Zoti na kishte dhënë që kur krijoi botët? Ali Asllani thotë: Konferenca në Paris i dha dërrmën Shqipërisë...

Kështu na gjetën vitet që erdhën pas Luftës së Parë të përbotshme. Vitet ’20 kanë ngjarje të rëndësishme për shqiptarët. Lufta e Vlorës, që pengoi më tej copëtimin. Një personazh i kësaj lufte që u zgjodh pas betejës së Kotës, dikur thirrej fusha e Ahmete dhe Kotë i mbeti emri nga italianët që ndërtuan garnizonin më të fuqishëm me gjeneral Gotin, ky vend që u quajt nga rapsodët e kohës: “Obobo se ç’qenka Kota/më e bukur se Evropa... (dhe asaj dite që gjëmonte 5 qershor 1920 A. Agaj shprehet ditën sulmit për sokëllimat dhe thirrjet origjinale. Asnjë imitacion i tillë, por gjithsekush thërriste mikun, shokun, nganjëherë dhe kundërshtarin por jo armikun e tij me emër dhe aq fort sa tundej mali.

O Hasan, nga vajte o m...i gomarit, del në shesh të burrave, ose O Kanan, ku je qen i qenit, del të shohësh si luftojnë burrat...) pra nga aty hyri në Vlorë në krye të trupave shqiptare, pas një beteje të zhvilluar më parë, më 3 shtator 1920. Për merita në këtë luftë i dhuruan edhe një vilë në Ujë të Ftohtë. Dhe për atë kohë të luftës burrat e kishin bërë benë e madhe të mos rruheshin deri sa të lirohej Vlora, thotë A. Agaj ndërsa në vjershën kushtuar këtij burri thuhet: Zoti Qazim trashamani, i thotë vilajtetit ç’bani /dhe vilajeti dëgjuan. muarr dyfeqet e shkuan....

Ky burrë që kishte lindur në një katund, që thirrej Kocul në fund gushti rreth datës 22 gusht 1887, i biri i Muhamet Koçiut quhej , pra ky ishte Qazim Koculi. Në historinë e saj ky vend ka edhe këtë fakt. Kryeministër për 6 orë ose një ditë kryeministër dhe e çuditshme edhe dita shënonte një ditë siç ishte 6 dhjetori i vitit 1921. Keni dëgjuar për një kryeministër që një ditë të tërë krey këtë detyrë të lartë shtetërore?

Si e përshkruajnë mediumet tona në vitet 20:
“Kriza e dhjetorit 1921 e gjeti në krahun e forcave që ishin për rrëzimin e qeverisë së Evangjelit. Nga kjo krizë ai u bë protagonist jo me ndonjë dëshirë të madhe, duke hyrë në histori edhe si kryeministri njëditor i Shqipërisë. Ai më 6 dhjetor formoi pa konsultime një kabinet prej 8 anëtarësh, për askush nuk qe i gatshëm të ndihmonte. I vetmi urdhër që lëshoi “kryeministri” njëditor ishte ai për drejtorin e përgjithshëm të postave, të cilin e urdhëroi të mos lëshonte asnjë lloj telegrami të pakontrolluar prej tij. Nga këto dy shkaqe, Koculi dha dorëheqjen brenda të njëjtës ditë që u emërua kryeministër.

Për herë të parë emrin e tij e kam ndeshur në dokumente të luftës. Kur në vitet 70, djali i tij dhe pjesëtarët e familjes u internuan në Stalingradin e jugut të Shqipërisë merret me mend emri i këtij fshati dhe ishte i kuptueshëm për kohën. Atje në Kuç, deri në ardhje të demokracisë familjarët i mbyllën muajt në grackën e vet, duke harxhuar qindra minuta, orë nga ditë jeta për ekonominë socialiste. 
2.
Po citoj disa rrëfime për Qazim Koculin të pabotuara, që i kam regjistruar posaçërisht:
Fahri Shaska me origjinë nga fshati Kocul i Vlorës, ka një bibliotekë të pasur me botime që aktualisht i disponon dhe është më e pasur se biblioteka publike: “35 vjet aktivitet politik, patrioti, ushtarak, dhe administrativ, duke qenë deputete , senator, prefekt, ministër, kryeministër, por mbi të gjitha komandant ushtarak i epopesë së Luftës së Vlorës. E filloi aktivitetin në vitin 1908 kur mbaroi në Stamboll shkollimin e lartë ushtarak dhe e mbylli më 5 janar 1943 kur u vra tradhtisht nga italianët dhe mercenarët .Është kilikuar nga komunistët për kthimin në Shqipëri pas 15 vjet emigrimi në qershor 1939. Përgjigja e tij për këtë ishte:”Kur shtëpia merr flakë dhe fëmijët janë brenda, burri nuk bënë sehir por futet brenda të shpëtoj ç’të mundet dhe pse e di që do bjerë çatia dhe do ta zërë. Shqipëria ka marrë flakë. Unë nuk mund të bëjë sehir, se e di fundin tim. Një arsye tjetër ishte se E. Hoxha e quante armik dhe e denigroi gjithë kohës së tij. Enveri dërgoi H. Kapon tek shtëpia e tij në Kocul që të bashkohej me ta, por ai e përzuri nga shtëpia duke kundërshtuar teoritë komuniste. Pra jo, se kishte ardhur në kohë të italianëve, por se ishte antikomunist. 
3.
Kujtimet e Faik Qukut dorëshkrim. 
“Qazim Koculi ishte mburrja dhe shpresa e atdheut. Ai me prestigjin madh që kishte në popull mbetesh armikun Nr 1 dhe më i rrezikshëm i Italisë. Ai vuri maskën për të treguar se ishte pajtuar me gjendjen krijuar. Për Q. Koculin njeri të vërtetë realist s’kishte rëndësi forma para idealit të madh të shpëtimit të Shqipërisë. Këto sjellje nuk e tronditën besimin e patriotizmin ndaj Qazimit, por as nuk ua mbushnin mendjet edhe italianëve për sinqeritetin e tij. Një ditë midis meje dhe Qazimit u zhvillua kjo bisedë:”Ty Qazim nuk të ka hije me u përzje kaq tepër me italianët. Faik nën maskën e bashkëpunimit duhet ë përgatitemi me i ra Italisë. Duhet të përgatisim Luftën e Vlorës. 

Ç’thuhet për mikun tënd Mustafa Kruja? Në rast të një lufte mes Shqipërisë dhe Italisë, Mustafai është me Shqipërinë.

Një ditë para nisjes për në Vlorë 4 janar Athanas Simonidhi lajmëroi Qazimin të mos shkonte në Vlorë, se do ta vrisnin. “Edi –tha , por do të shkoj”.

Simonidhit i kishte thënë e shoqja e gjeneral Zaninit se: “Q. Koculi do të shkojë në Vlorë dhe do të dalë ilegal në datën 9 janar.”

Me vrasjen e Q. Koculit italianët likuiduan njeriun potent më revolucionar dhe më të rrezikshëm që kishte Shqipëria, heroin e epopesë së Vlorës, shpëtimtarin e Shqipërisë. Ai ka qenë njeriu më i kualifikuar për me i pri popullit për një luftë decizive kundra italianëve. Pasojat për vendin tonë do të ishin shumë të mëdha. Me një Kocul të gjallë nuk ishte çudi që fati i Shqipërisë të kishte marrë tjetër rrugë. 

Mbas vrasjes së Koculit të gjithë ballistët dhe komunistët mblidhen në Velçë dhe bisedojnë me sulmue dhe pushtue Vlorën dhe me vra të gjithë italianët e dibranë. Ura e Mifolit do hidhej në erë. Fëmijët dhe gratë do t’i çonim në Mallakastër. 

Punën e prishi Beqir Sulua me arsyen se italianët janë ende të fortë dhe do bëjnë shumë dem. Organizuesi dhe urdhëruesi i vrasjes gjeneral Zanini u transferua menjëherë për në Itali, shkruan F. Quku në ditarin, që ndodhet në dorëshkrim në arkivin e pasur të F. Shaskaj. Si drejtues i luftës së Vlorës në përfundim të së cilës vet komiteti i kësaj lufte i dhuroi në Ujë të Ftohtë vilën, banesë e cila ndodhet edhe sot.