Nga Dr. Myzafer Elezi/ Në shesh me studentët dhe Presidentin!

1268
Sigal

Siç dihet tashmë, 8 dhjetori është festë kombëtare. Është dita e Rinisë!
29 vjet më parë rinia studentore u ngrit si uragan për të rrëzuar diktaturën komuniste në Shqipëri.

Studentët i’a dolën të bëjnë histori. Vepra e tyre është memorizuar si pjesa më lavdishme e historisë së kombit shqiptar.

Liderit të atij dhjetori, zotit Azem Hajdari i’u pre jeta në mes nga përbindëshit neokomunistë të veshur me uniformën e policisë.
Komunizmi të vret. Ai ska mëshirë.

29 vite më pas, bijtë e etërve të rrëzuar po tentojnë të rikthejnë sistemin monopartiak në vend ‘me hirë ose me pahir’.
Kanë kthyer parlamentin në institucion jo demokratik, ku me arrogancë dhe me forcën e kartonit (të fituar me shantazh, mashtrime, kërcënime, vota dhe mandate të blera me para të pista etj.), miratohen ligje në kundërshtim me normat kushtetuese dhe interesat e qytetarëve.

Çfatë ndodhi me pushtetin lokal?

Zaptuan karriget e 100 % të “Kryetarëve të Komitetit”, ose e thënë ndryshe, të kryebashkiakëve. Po kështu, edhe 100 % të këshillave bashkiakë.

Për ta opozita është ‘fronti i së keqes’.

Kanë kapur institucionet më pikante të sistemit të drejtësisë, KED dhe KEP, dy prej institucioneve që kurrsesi nuk duhet të jenë të politizuara.

Mania për të uzupuar gjithçka u është kthyer në kapriço. Gjykata kushtetuese dhe ajo e lartë nuk do të funksionojnë nëse nuk do të kapen nga dovranët e partisë.

Dhe, duke qenë se po afrohet 8 dhjetori, qytetarët i kthejnë sytë nga rinia, nga studentët. Ajo mund dhe duhet të përsërisë uraganin e atij dhjetori të ftohtë të vitit ’90.

Presidenti aktual zoti Meta, ish student i atij dhjetori historik, ka thirrur qytetarët një protestë paqësore më 8 dhjetor në “Qytetin Studenti”.

Të bashkohemi, jo vetëm për të festuar rrëzimin e diktaturës komuniste dhe fitoren e pluralizmit politik në vend, por për të reflektuar ndaj kapjes së shtetit nga mafja shtetërore.

Është obligim për çdo qytetar, i cili nuk do rikthimin e diktaturës, të dal në shesh së bashku me studentët dhe Presidentin e Republikës.

Protesta dhe vota janë armët tona për të luftuar kundër rikthimit të diktaturës, për mbrojtjen e demokracisë dhe Kushtetutën. Së bashku do ta mundim mafjen në pushtet të kamufluar me nofkën “Rilindje”.

Unë do të jem në shesh.
Eja edhe ti!