Nga Aurela HASKU/ Pjesëmarrje, jo indiferentizëm!

721
Sigal

Marr shkas pikërisht sot, 1 ditë para zgjedhjeve vendore në vendin tim, Shqipërinë. Është reflektimi brenda kokës time, si shtetase e thjeshtë, si qytetare e thjeshte që më bën të hedh këto mendime në një tastiere kompjuteri. Qëllimi i këtij shkrimi është sepse nuk dua ta ruaj në një kartele personale, në një kompjuter të thjeshtë që ndodhet nën posedimin tim. Por qëllimi i këtij shkrimi është se, unë dua që dikush të mund ta lexojë, të mund të më kritikojë ose të mund të më thotë që ka të njëjtën ide me mua, dhe mbi të gjitha, qëllimi i këtij shkrimi është sepse dua që secili nga ne të reflektojë. Unë jam një qytetare që nuk do të mund të votojë, sepse gjendem jashtë shtetit, dhe pamundësitë e kushteve në të cilën ndodhem nuk ma lejojnë. Kjo gjë nuk më ndihmon të ndjehem mirë dhe krenare (pasi unë nuk do të ushtroj detyrën time morale, atë të votuarit dhe të zgjedhurit). Duke jetuar jashtë shtetit, me kuriozitetin tim të vogël mundohem të informohem gjithmonë mbi ndryshimet që ndodhin në botë. Për shembull, kur ishin zgjedhjet presidenciale në Amerikë qëndroja gjithmonë e informuar dhe shikoja entuziazmin, punën dhe gjithë forcën që amerikanët shprehnin për këto zgjedhje, domethënë shikoja “Pjesëmarrje, jo Indiferentizëm”. Gjithashtu edhe kur ishin zgjedhjet në vende të ndryshme të botës, sidomos në Itali, shtet që këtë vit vërtetë hasi një pikë kritike përsa i përket rezultateve, bashkëpunimit, dhe sidomos krizës së brendshme që lindi brenda lëvizjeve të ndryshme politike. Jo shumë ditë më parë, sapo përfunduan zgjedhjet në Iran, një shtet që tani ka një Reformist, nuk është pak. Siç e përmenda pak më parë unë personalisht nuk mund të votoj sepse nuk mund të kthehem në atdhe, por për mua si qytetare e thjeshtë, ka qenë hera e parë kur unë e kam ndjere veten Pjesëmarrëse, edhe pse në distancë. Rrethanat do jua shpjegoj dhe radhis si më poshtë:

– Në Bari, një qytet i jugut të Italisë dhe pikqendra e krahinës së Pulias së Italisë, për herë të parë kemi një grup të rinjsh që janë aktivistë të Partisë Socialiste shqiptare për emigrantët. Këta të rinj, janë qytetarë të thjeshtë Shqiptarë, që janë diplomuar në Universitetin e Barit “Aldo Moro” dhe ku disa prej tyre janë aktualisht student të këtij Universiteti. Ata janë, Robert Hoxha, Rezart Hoxha, Bledar Alickaj, Koço Koçi, Klajdi Damllaja. Dhe kjo lëvizje e vogël politike, ka qenë tej mase e dobishme, sepse ka luajtur një rol sensibilizues për të gjithë emigrantët që ndodhen në Pulia, Itali. Dobishmëria është dukur kur grupi i punës (ose shtabi elektoral) ka lëvizur në çdo komunë dhe qytet të jugut të Italisë, duke bërë takime me emigrantët shqiptarë që jetojnë në këto komuna dhe qytete, dhe duke i shpjeguar programin që Partia Socialiste Shqiptare ka projektuar për këtë fushatë elektorale dhe që do të jetë i njëjti program që do të zhvillojë në momentin që do nis qeverisjen e vendit. Kjo lëvizje e re politike këtu ka dhe mbështetjen e të majtës italiane, ku përfaqësues të kësaj partie kanë shprehur personalisht këtë mbështetje dhe jo vetëm në një mënyre formale, por edhe konkrete duke ndihmuar dhe duke vënë në dispozicion vende takimi selite e tyre partiake. Para 10 ditësh janë zhvilluar takime shumë të rëndësishme me emigrantët shqiptarë të jugut të Italisë, me një mbështetje të pakrahasueshme dhe të vlefshme të deputetit Fatmir Toçi, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë se Orikumit z. Gezim Capo, Koordinatori për zonën e Vlorës z. Teki Xhemalaj. Z. Toçi, me shumë thjeshtësi dhe pa lodhje për tre ditë radhazi i dedikoi kohëe dhe vëemendje emigrantëve. Duke shpjeguar çdo pikë të programit të Partisë Socialiste, jo vetëm për pjesën që i takon qytetarëve shqiptarë në Shqiperi, por edhe duke shpjeguar hapësirën që i kanë dedikuar pjesës së programit me pika të rëndësishme edhe për emigrantët. Gjëja që spikati nëpër takime është se z. Toci nënvizoij shpesh here që nuk kishte ardhur për të kërkuar një votë, apo për të blerë një votë, por kjo iniciativë kishte lindur nga dëshira që kishte për të parë nga afër nënshtetasit e tij që ndodhen në emigrim dhe për të dëgjuar çdo pyetje që ata drejtonin dhe duke dhënë shpjegime me imtësi, madje edhe në momentin që kishte zëra kritik z. Toçi me shumë durim jepte të drejtë dhe mirëkuptonte. Takime të ndryshme u organizuan në Trani, Altamura, Noicataro, Bari. Në takimin që u organizua në Bari ishin të pranishëm dhe deputetë të së majtës italiane dhe prof. Nedim Vlora (nipi i Ismail Qemalit), që shprehu me pjesëmarrjen e tij, mbështetjen për këtë iniciativë. Kudo që lëvizej nëpër takime, krijohej një atmosferë shumë harmonike dhe vërtetë lexoje në sytë e njerëzve si habi, por edhe kënaqësi. Habi për faktin se nuk jemi mësuar që përfaqësues i një partie politike, dhe deputet në detyrë, të dedikojë nga koha e tij emigrantëve, atdhetarë që jetojnë në një vend të huaj, kënaqësi, sepse për të parën herë këta persona, atdhetarë, kishin mundësi të tregonin problemet e tyre, të shprehnin mendimet e tyre, të radhonin kërkesat e tyre, dhe të kritikonin. Këtë histori nuk po e shkruaj për të bindur qytetarët dhe bashkatdhetarët e mi, se kujt duhet t’ia besojnë votën e tyre. Këtu ndjehet nevojë për një ndryshim të madh. Nuk mund të rrimë indiferentë ndërkohë që vendet e shumta nëpër botë bëjnë hapa përpara, protesta për të kërkuar të drejtën e tyre. Duhet të bëhemi pjesë e një zgjedhjeje, duhet të japim votën tonë dhe të tregojmë që kemi një zë. Të Dielën do jem në vazhdimësi në kërkim informacioni, dhe në zgjedhjet që do ndjekin mbas vitesh, uroj të kemi arritur një qëllim të rëndësishëm: atdhetarët shqiptarë emigrantë të mund tu jepet e drejta e votës në çdo anë të botës që gjenden.