Nesim Spahiu: Të përftitosh projektet turistike

529
Sigal

Bashkia Skrapar – Vendin e parë në
konkurrimin me projektin e Turizmit, mes 10 bashkive të tre Qarqeve

 

 Nesim Spahiu: Ekipi prezantues ka ditur
të promovojë turizmin e Skraparit edhe gjatë konkurrimit

 

 

SKRAPAR – Bashkia e Skraparit ka zënë
vendin e parë mes 10 bashkive, në konkursin e organizuar tre ditë më parë në
bashkinë Elbasan, me projektin “Zhvillimi i Mundësive për Promovimin e
Skraparit, Zhvillimi ekonomik Rural dhe Krijimi i Mundësive për Punësim”. Në
këtë  konkurrimin për praktikat më të mirë të zhvilluara në vitin 2016 nga
AZHR, kjo bashki u vlerësua edhe me stimul monetar, ku vendi i parë mori si
shpërblim 5000 euro. Në ambientet e Real Skampa, në Elbasan u zhvillua konkursi
rajonal për praktikën më të mirë të implementuar dhe zbatuar në bashkitë e
mëdha të krijuara në kuadër të reformës territoriale. Në konkurs merrnin pjesë
Qarku i Korçës, Elbasanit dhe Beratit, me bashkitë Korçë, Pogradec, Ersekë,
Elbasan, Cërrik, Gramsh, Berat, Kuçovë, Ura Vajgurore dhe Skrapar. Gjatë konkurrimit
çdo bashki kishte në dispozicion vetëm 15 minuta për të prezantuar projektin e
saj. Pas prezantimit të të gjitha projekteve, juria vendosi që praktika më e
mirë e vlerësuar me pikët maksimale të shpallej, projekti i bashkisë Skrapar, i
cili fitoi vendin e parë, duke u vlerësuar edhe me stimulin material me çimim
5000 Euro si dhe të drejtën për t’u prezantuar në konkursin kombëtar në Tiranë
së bashku me bashkinë e Elbasanit, e cila zuri vendin e dytë. Praktikat konkurruese
të bashkive paraqitnin projekte në fushën e turizmit, infrastrukturës,
integrimit të grave dhe të të rinjve në fusha të ndryshme etj. Projekti i
Skraparit, i implementuar në fushën e turizmit erdhi pas një analize studimi të
territorit, pikave të forta dhe të dobëta etj. Projekti është financuar nga fondet
e “IACES”,  konvertimi i borxhit Italo-Shqiptar dhe është hartuar në
partneritet me disa partnerë si Ministria e Turizmit, Agjencia San Graventino,
Cesvi dhe bashkia Skrapar në rolin e liderit, duke monitoruar gjithë
aktivitetet e projektit. Skrapari është një zonë me resurse të jashtëzakonshme
në fushën e turizmit, të identifikuara prej kohësh nga tregu i operatorëve
turistike, jo vetëm të fushës e turizmit të aventurës, por dhe turizmit të hiking-kacavirrjes në shkëmbinj,
eksplorimit të shpellave, alpinizmit, shëtitjes me biçikletë malore, trekking etj. Gjatë implementimit të
projektit për një periudhë gati 2 vjeçare 20015 -2016, u realizuan punime në
infrastrukturë në zonën e kanioneve,  pikave
panoramike, kampingut në Hambull, pikës hyrëse dhe dalës të raftingut,
rikostruksionin e shtegut të ujëvarës së Bogovës, urave mbi lumin Osum,
sinjalistikën tabelat orientuese për turistët, broshurat informative etj. Dy
nga produktet më të rëndësishme të projektit janë; logoja visit-skrapar, si dhe
krijimi i entitetit publik privat  proSkrapar, i cili do të menaxhojë
gjithë infrastrkturën e trashëguar nga projekti në funksion të turizmit. Projekti
u prezantua nga Drejtori Ekzektutiv i Agjencisë ProSkrapar, Krenar Xhaferraj.
Natyrisht një rol primar në identifikimin e turizmit dhe promovimit të tij, ka
Kryetari i Bashkisë Skrapar Z. Nesim Spahiu, i cili pati vizionin e vet për
zhvillimin e Turizmit në krejt trevën e Skraparit, të cilin e vendosi në platformën
elektorale gjatë zgjedhjeve të fundit dhe që dha rezultatet e para. Dhe koha po
tregon që turizmi është një fushë me të ardhme të madhe për zhvillimin e
qëndrueshëm të zonës dhe shembulli më i mirë është; mposhtja e frikës nga
sipërmarrja private, e cila ka investuar në ndërtimin e strukturave akomoduese
moderne sië është rasti i kanioneve. Projekti i suksesshëm i Skraparit mund të
shërbeje si një model suksesi për t’u implementuar në bashki me karakteristika
të përafërta. Z. Nesim Spahiu – Në një prononcim për këtë arritje kryetari i
Bashkisë Skrapar mes të tjerave tha, se – Ekipi
prezantues ka ditur të promovojë  turizmin e Skraparit edhe gjatë konkurrimit.
Ndërsa kemi punuar për të treguar, se Turizmi është një nga pikat mbështetëse
për të krijuar të ardhura për bashkinë si dhe për krijimin e vendeve të punës,
por edhe për promovimin e bashkisë tonë, që natyra i ka falur këto mrekulli.
Puna jonë në të ardhmen konsiston tek krijimi i kushteve për pritjen e turistëve
të vendit dhe të huaj, duke u servirur veç mrekullive natyrore edhe akomodimin,
 prodhimet bio të përgatitura nga
mjeshtrit e gatimeve të kësaj treve, sa mikpritëse, po aq edhe bujare për
turistët vendas dhe të huaj që udhëtojnë drejt Skraparit.

 

Sulo Gozhina