Nesër lexoni/ Rajna Kovaçi: 8 Marsi – çfarë po festojmë në të vërtetë

975
Më duket sikur festa e 8 Marsit është një festë e keqkuptuar. Shpesh është një festë e kontestuar, hera-herës konsiderohet si një shpërthim komunist, pjesë e një të kaluare të urryer, për disa, pak hipokrite, për të tjerët pak qesharake, për shkak të klisheve që bëhen. Kjo festë sot reflekton të gjitha fytyrat e gruas së ditëve tona. Festohet edhe si festa e nënave, që në fakt bota perëndimore ka një datë të caktuar për të. Por ne e vazhdojmë këtë ngjarje, duke e festuar bashkë me nënat tona. Megjithatë është mirë që ekziston, sa më shumë urime dhe shprehje dashurie t’i dhurojmë grave dhe vajzave, aq më mirë është. Po ashtu edhe burrat le të dhurojnë dhe t’i gëzojnë sa më shumë gratë. Dhurata, lule, urime, pra të paktën të jetë pak ndryshe nga ditët e tjera. Dhe ia vlen… Zonjat dhe zonjushat organizojnë daljet e gjera me gjininë femërore. Duke frymëzuar fuqinë dhe pavarësinë femërore, dhe në këtë mënyrë mendohet se bëhet për të demonstruar në ekip. Kështu 8 Marsi ka karakter festiv, të këndshëm dhe sigurisht këto veprime nuk ia ulin rëndësinë. Duke mos harruar për asnjë çast dhunën kundër gruas, ku ne këto kohë kemi qenë kampion në rajon. Festa ka shumë fytyra, ka shumë arsye për t’u diskutuar. Por e vërteta është se kjo festë është deformuar dhe askujt tashmë nuk i shkon në mend, ta kujtojë përse pikërisht në këtë datë! Para së gjithash një gjë është e rëndësishme e cila ka mbetur: që kjo festë është nga gruaja për gruan. Pritjet tona nga burrat dhe nga fëmijët nuk janë shumë të arsyeshme dhe jo krejtësisht të justifikuara. 8 Marsi është deklaruar si Dita ndërkombëtare e Gruas nga OKB-ja në vitin 1977, pra jo nga Internacionalizmi…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal