Nesër lexoni/ Prof. Alfred Frashëri: Ta presim me nderim 100-vjetorin e nxjerrjes nga nëntoka të litrave të parë të naftës

716
INTERVISTA/ Flet inxhinieri gjeolog, Prof. Alfred Frashëri 
-Në industrinë e naftës, punonin 25 mijë punonjës, midis tyre 2.800 inxhinierë dhe teknikë
-Atdheu nuk mund të ketë pavarësi dhe përparim pa bukë dhe pa naftë!
Albert Z. ZHOLI
Pusi i parë për kërkimin e naftës në Shqipëri filloi shpimin njëqind vjet më parë, më janar 1918 në Drashovicë të Vlorës, i projektuar nga gjeologu italian, profesori Leo Madalena dhe inxhinieri i naftës, Moretti, mbi bazën e studimeve gjeologjike që ata kishin kryer në vitin 1917 në zonën midis lumit Vjosë dhe Gjirit të Vlorës. Pusi arriti thellësi afro 200 metra dhe u mbyll në gjysmën e dytë të vitit 1918. Me shpimin e tij, nga thellësia 101.6 metra u nxorën 3.500 litra naftë në ditë, ka shkruar inxhinieri naftëtar Zenel Hamiti në librin e tij “Historiku i vajgurit në Shqipëri” (1966). Në Drashovicë u ngrit dhe kantieri i parë i naftës në Shqipëri. Këto litra naftë, si dallëndyshja e parë, njoftuan për pasurinë e madhe që natyra i ka falur tokës shqiptare. Në vitin 1928 u shpua pusi i parë në Kuçovë, i cili dha 750 ton naftë e më pas, u zbulua edhe vendburimi i Patosit. Kështu filloi nxjerrja e naftës në Shqipëri, Shekulli i naftës shqiptare.
-Si e kujtoni dhe si ruhen në kujtesën tuaj zhvillimet e naftës në Shqipëri? …


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal