Nesër lexoni/ Ku shkelet e drejta e shtypit, do të shkelen dhe të drejtat e tjera

814
Nga Prof. Thanas L. Gjika 


Libri i Frank Gjeto Shkrelit “Demokracia nuk pret” (BOTIMET MORAVA Tiranë, 2016, 476 f.), sponsorisuar nga gazeta “Telegraf”, është një përmbledhje me artikuj, ese, analiza, recensione veprash, përkujtim datash historike për ngjarje dhe personalitete, etj. Dalja e këtij libri përbën një hap përpara në përpunimin e mendimit politik, shoqëror e shkencor shqiptar lidhur me të djeshmen komuniste dhe të sotmen tranzicionale për demokratizimin dhe ecurinë e Shqipërisë dhe të Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Shumë shkrime të këtij libri trajtojnë probleme që kanë të bëjnë me politikën e brendshme dhe të jashtme të Shqipërisë e të Kosovës dhe me politikën e SHBA-ve dhe BE-së ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nuk lihet jashtë vëmendjes as politika e jashtme e Rusisë dhe e Turqisë ndaj Ballkanit Perëndimor dhe as politika e brendshme e shteteve fqinjë që vijojnë t’i shkelin të drejtat e shqiptarëve që jetojnë brenda tyre. Po ashtu ka dhe shumë shkrime të tjerë që trajtojnë probleme të ndryshme të traditave kulturore, letrare e shkencore të popullit shqiptar, si dhe me vlerësimin e figurave të sotme të letërsisë dhe të shkencës shqiptare që jetojnë e punojnë brenda ose jashtë atdheut…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”

Sigal