Nesër lexoni/ Jamarbër Malltezi: Djegia e plehrave është një aferë shumë e rëndë korruptive e Ramës…

754
Jakup B. GJOÇA
Jamarbër Malltezi, Shef i Departamentit të Mjedisit në PD, në intervistën për gazetën “Telegraf” shpjegon se lejet e ndërtimit të HEC-ve jepen nga kryeministri Rama, vetëm nëse bizneset i paguajnë ryshfet, pa marrë parasysh pasojat ekologjike. Zoti Malltezi argumenton se pyjet e Librazhdit shfarosen nga 3-4 spekulantë që janë të lidhur me deputetin socialist të Zonës. Ndërsa djegia e mbetjeve, thotë zoti Malltezi në intervistën për gazetën “Telegraf” është një aferë korruptive e kryeministrit Rama, që u kushton taksapaguesve 178 milionë euro, ndërkohë, që dëmton rëndë edhe bizneset e riciklimit. 
Zoti Malltezi, ju përmend një fakt që dëgjohet në Korçë: “Sa të jetë Librazhdi, nuk mbetemi kurrë pa dru për zjarr”. Kaq pasuri për lëndë drusore për ngrohje ka Librazhdi, në krahasim me qarqet e tjera?
– Ka pasur shumë, por tani për fat të keq po dëmtohen në mënyrë korruptive dhe të pakthyeshme. Janë gjithsej 3-4 batakçinj të lidhur me deputetin e zonës (Taulant Balla, shënimi i autorit), që kanë monopolin e prerjes së pyjeve dhe shkelin edhe moratoriumin e prerjeve në pyje. Mjafton të shihni batërdinë e pyjeve të Librazhdit, si p.sh Malin e Lunikut dhe e kuptoni që këtë masakër mjedisore nuk mund ta bëjë askush, përveçse zuzarëve të lidhur me pushtetin.
– A kanë filluar studimet për ngrohjen me gaz në Shqipëri, derisa tani do të kalojë në Shqipëri TAP-i?
– Kalimi i TAP është…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal