Nesër lexoni/ Edison Balla: Bulqiza, të pathënat dhe heshtja e shtetit, përballë masakrimit të pasurisë publike

623
Bulqiza, e cilësuar ndryshe si “Qyteza e Minatorëve” është nëntoka më e pasur në Republikën e Shqipërisë, por edhe më gjerë. Miniera e Bulqizës, shquhet për sasinë dhe cilësinë e mineralit të kromit, duke fituar kështu një vend të veçantë në sferën e sektorit minerar dhe në tregun botëror të kromit. Në këtë zonë mineral-mbajtëse, operojnë dhe ushtrojnë aktivitetin 86 subjekte minerare të licencuara nga ministria e linjës dhe organet kompetente. Sipas shifrave të publikuara nga organet financiare në vend, bëhet me dije se në një vit kalendarik nga qyteti i Bulqizës dalin minimalisht 500.000 ton krom, të shitura me një çmim mesatar prej 380$/ton. Mesa duket nuk kanë mjaftuar këto shifra, nuk kanë mjaftuar miliona dollarët e nxjerra nga nëntoka e pasur e Bulqizës, nuk kanë mjaftuar mijëra ton krom të nxjerra, nuk kanë mjaftuar as jetët e humbura në skutat e galerive. Nuk ka mjaftuar asgjë, për ta bërë këtë të ashtuquajtur shtet që të “flasë” e të reagojë për të mbrojtur një të drejtë kushtetuese themelore: Të drejtën për të jetuar e për të qenë i lirë nga varfëria. Shtetit, të vendosur dhe instaluar në Tiranë mesa duket as që i bie në mend se çfarë ndodh me qytetarët e tij në Bulqizë, pasi për të, mjaftojnë milionat që shkojnë në Tiranë, duke i lënë Bulqizës vetëm skamjen dhe dëshpërimin që shikohet në sytë e çdo të riu e të reje. Miniera e Bulqizës sot, administrohet dhe menaxhohet nga kompania koncesionare Alb Chrome, kompani kjo me kapital tërësisht shqiptar. Koncesionimi i minierës nga kjo kompani u prit me një entuziazëm mjaft të madh nga minatorët e Bulqizës, pasi dukej se më në fund do të merrnin fund kushtet skllavëruese…



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal