Nesër lexoni/ Agron Prebibaj: Elita kulturore e shkencore e Tropojës, lakmi për çdo kryeqytet ballkanik

672
Në nisje të kohërave, atëherë kur Zoti foli shqip, Tropojën (Malësinë e Gjakovës), këtë tokë dardane e pikturoi me zellin dhe mjeshtërinë hyjnore, duke i dhuruar të gjitha resurset e pasuritë dhe bukuritë e natyrës. Zgjodhi vendin dhe qiellin përmbi, e shtriu në një terren fushor, kodrinor, malor, e stolisi me bjeshkët e përmendura (Alpet) që një gojëkeq i quajti “të namuna” me një lartësi që nisen nga 143 m mbi nivelin e detit, aty ku bashkohet lumi i Curraj i Epër me Drinin për të arritur në pikën më të lartë Maja e Hekurave 2561 m. Shtrirja gjeografike e Tropojës është unikale, formon amfiteatër të mëdhenj e të vegjël, me livadhe e pyje të bollshme por që kulmon me amfiteatrin më madhështor në Curraj të Eper, një befasi që mrekullon dhe mahnit përmbi krye Bjeshkët e Namuna e që nis me vargun Qerem-Dragobi-Valbonë-Curraj-Theth, të cilët pasurojnë historinë dhe letërsinë me visaret e kombit “Epikën legjendare“. Tropoja është mjaft e pasur me bjeshkët, të cilat kanë bimësi e ujëra të bollshme, është Sylbica, Markovçe, Dobordol, Shkelzen, Lumi i Gashit, Bosh, Vashqefen, Lkeni i Ponarëve, Shtegu i Dashit e plot të tjera që e bëjnë mrekullinë…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal