Nesër do të lexoni/ Abdurahim Ashiku: Një shesh dhe një monument për Gjergj Kastriotin në Athinë?!

A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument Skënderbeut?
Po japim hektarë toke për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit” në Athinë?
Pyetje për ATJE dhe KËTU; shtetit shqiptar me institucione të plota dhe tubimeve shqiptare, të vegjël e të mëdhenj, në Athinë dhe më gjerë. Në Korçë tri ditët e fundjavës së tretë të janarit 2018 vazhduan bisedimet shqiptaro-greke, vijim nga Kreta, për të “sheshuar” siç thonë, problemet midis dy vendeve fqinjë historikë. Nuk dua të hyj mes fletëve të zverdhura të historisë që na lidh, e as të jap mendim për njërin apo tjetrin problem. Dua të pyes: A është vënë në tryezën e bisedimeve një ngjarje e madhe historike që nuk ka pse të mos jetë e të “dy palëve”, e “shumë palëve”, “mbarë evropiane”, pse jo “botërore”, më thjesht “e tre kontinenteve”, 550-vjetori i vdekjes së Gjergj Gjon Kastriotit-Skënderbeut, shikuar në një mendim e veprimtari të përbashkët? A do të japë shteti grek një shesh për t’i ngritur një monument këtij trimi që me shembullin e tij të madh u dha kurajë popujve nën pushtimin osman, i dha “barut të thatë” kryengritjes popullore greke në revolucionin që nis më 25 mars 1823 ? Po japim hektarë tokë për varrosjen e eshtrave të ushtarëve grekë, por pse të mos jepen disa dhjetëra metro katrorë tokë për një monument të Skënderbeut, “Pionier i mbrojtjes së krishterimit”, pse të mos ketë një “Vit të Skënderbeut” për mërgimtarët shqiptarë në Greqi dhe për grekët që e duan atë si “hero të tyre” ? Një pyetje që më ka mbetur në gojë dhe vazhdoj e vazhdoj ta bëj pa marrë përgjigje, as andej, e as këndej, as nga shteti im, as nga shteti grek dhe as nga tubimet e shoqatave shqiptare, Federata në Athinë e “Nënë Tereza” në Selanik...


Për më shumë lexoni nesër në gazetën "Telegraf"