Nesër do të lexoni/ Vjollca Pasku: Dashuria nuk vret

825
                                                                                                        Elegji 
Dashuria është veshur me të zeza. Një pëllumb i bardhë i qiellit, me një shirit të zi në këmbe fluturon me zemër të plagosur. Nuk ka të drejtë të kthehet më në tokë. Jeta e një vajze u pre në emër te egoizmit maskilist, që mbante vulën e rreme të dashurisë. Në cilin qiell do të pushojë ai shpirt i bardhë?!… Në ç’lule të parajsës do të qëndrojë?!… Oh, sa errësirë ka dhimbja!… Sa i tejdukshëm është loti!… Çfarë e stisi në shpirtin e një të riu, mendimin të qëllojë me dy plumba të ashtuquajturën dashuri, të përgjakë ajrin dhe të spërkati me dhimbje tokën. Tmerr i çastit, plagë zemrash, plagë toke…. Mallkoj egon maskiliste, dritën që nuk hyri kurrë në shpirtrat mashkullore, kthetrat e ashtuquajtura të “luanit” mashkullor, që e shohin femrën e tyre si një robinë dhe ajo bëhet preja personale në çdo moment që duan! Oh, grua, motër, nënë, perëndi toke! Me qumështin e bardhë të gjirit tënd, ti mëkon dashurinë! Ti ndez pishtarin e shpresës për jetë! Ti përkëdhel ëndrrat blu të qiellit! Dashuria që fal ti, është si kroi i dritës, për shpirtin e fëmijëve të tu. Pse gjinia mashkullore është si shpirti i gurëve, jashtë reflekton dritën dhe brenda drita nuk…


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal