Nesër do të lexoni/ Vangjush Saro: Tej fjalës së madhe, DIASPORË

790
Sigal

Për qytetarët shqiptarë që jetojnë në vende të tjera, janë përdorur disa terma. Mërgatë. Emigracion. Diasporë. Ministria e Diasporës, ngritja e saj, sapo është bërë me dije. Tash së fundi, kjo fjalë e “madhe” është konsumuar shumë, deri sa edhe po ndërtohet një ministri aso. Realisht, historia e emigracionit është e vjetër, shumë e vjetër. Janë të njohura inkursionet e vazhdueshme të qytetarëve shqiptarë drejt Perëndimit… Një gjendje dhe përvojë e përzier, me disa shtresa shtegtarësh, që nga mërgimi legal i para Luftës së Dytë Botërore, te arratisjet gjatë periudhës së Socializmit, emigrimi masiv pas vitit ’91 dhe pas atij ‘97, ai i Luftës në Kosovë, në fund të shek. XX, bashkimet familjare, e kështu më tej.
Është e natyrshme që kjo masë e madhe qytetarësh shqiptarë, të shpërndarë në disa vende të Perëndimit, të ketë interesa dhe vështrime të ndryshme mbi jetën, mbi vendin dhe dukuritë në tërësi. Asesi, aktualisht, diaspora shqiptare nuk luan asnjë rol në zhvillimet në Shqipëri; ose ndihet fare pak. Ajo, diaspora, nuk ka asnjë ndikim të drejtpërdrejtë apo tërthorazi mbi ngjarjet. Asaj, diasporës, nuk ia merr dorën askush, edhe pse mund të jetë një pjesë e mirë (në të gjitha kuptimet) e kombit. Është folur për votë, është folur për të drejta, për regjistrimin (që personalisht më duket një marrëzi) për mbrojtjen e emigrantëve, për shumë gjëra. Heshtja i ka mbuluar të gjitha të thënat. Dhe veç kur dëgjon që është keqtrajtuar aksh shqiptar dhe është gjetur e vrarë filan vajzë, pastaj një familje që kthehet me lot në sy, etj. Kurse askush s’u del për zot…
Ani. Përtej lajmeve të hidhura, në të gjitha shtetet perëndimore ku jetojnë shqiptarë, ka emra dhe komunitete që ofrojnë tjetër…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”