Nesër do të lexoni/ Vangjush Saro: Shumë seli, pak arritje

822
Ka një histori shumë domethënëse ndërtesa ku po materializohet (?!) fjala e madhe Veting, institucioni i padëgjuar ndonjëherë, që erdhi si një artificë e, si të thuash, përmbi institucionet e zgjedhura e të strukturës së shtetit të këtyre dekadave e të këtij rendi. Kjo godinë ka qenë dikur SHQUP-i parë, domethënë Shtëpia e Ushtarakëve, njëlloj klubi, në të cilin, në vitet ’50 bëheshin mbrëmje e kishte dëfrime… Më pas, ndërtesa u bë Lidhje e Shkrimtarëve dhe Artistëve. Pastaj u shndërrua (pjesërisht) në Agjenci Punësimi. Ministria e Kulturës e gëzoi ca kohë këtë godinë në bash të vendit, duke e qarë me lot kulturën dhe antikulturën. Më së fundi, godina mori emrin e këtij institucionit që tani bërtet: “Prit se të zura!” por nuk zë asgjë… Nuk është fjala pse është ndërruar njëqind herë destinacioni i një godine shtetërore, anipse edhe kjo është njëlloj vodevili; i luajtur pushtet pas pushteti, kohë pas kohe. Problemi kryesor është çfarë ka pas kësaj simbolike a parodie: është vetë paqendrueshmëria e institucioneve shqiptare, në formë dhe në përmbajtje. Njëlloj loje, diçka si pazëll (puzzles), që ndërron ngjyrat dhe figurat, që shkon e vjen në mënyrë folklorike, me stisjen, transformimet dhe, vetëm në fund, edhe me… punën e institucioneve shqiptare. Gjithnjë në formim e në shformim e në paqendrueshmëri këto seli e këto…

Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”
Sigal