Nesër do të lexoni/ Ushtarakët prej drejtësisë së vonuar përfunduan në drejtësi të mohuar

639
Nga Kadri MUKA
Postulati i drejtësisë ka qenë, është e do të jetë “Drejtësi e vonuar, drejtësi e mohuar”. Ky postulat është vërtetuar katërcipërisht gjatë gjithë historisë njerëzore. Është pikërisht kjo e vërtetë historike që në të gjitha gjykata gjen të shkruar me germa të mëdha këtë postulat. Ky akt nuk ka qenë dhe nuk është i paqëllimtë. Jo, ai ka për qëllim t’u kujtojë dhe u kujton gjyqtarëve dhe trupave gjykuese rëndësinë, peshën dhe vlerën e madhe që ka gjykimi brenda afatit të arsyeshëm ligjor. Shqyrtimi e çështjeve brenda një afati të arsyeshëm ligjor e detyron Konventës për Liritë dhe të Drejtat Themelore të Njeriut”. Neni 6 pika 1 e saj ka sanksionuar se: “Çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar me ligj…”. Atë e detyron edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nëpërmjet nenit 42 pika 2 në të cilën thuhet se: “Kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, të lirive dhe të interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ose në rastin e akuzave të ngritura kundër tij, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.”. Të dy këto përcaktime të këtyre dy…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal