Nesër do të lexoni/ Siguria dhe Mbrojtja e Përbashkët Evropiane

691
Sigal

Prof. Qemal LAME

Bashkimi Evropian, më 13 nëntor 2017, hodhi një hap të guximshëm dhe hapi një faqe të re në historinë evropiane të sigurisë e të mbrojtjes së përbashkët. 23 anëtarë të Bashkimit Evropian më në fund kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët për krijimin e “Bashkëpunimit të Përhershëm të Strukturuar” (PESCO). Ky dokument parashikon të bëjë të përhershëm bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Bashkëpunimi i përhershëm në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes është një arritje historike në konkretizimin e parimeve të Traktatit së Lisbonës, si dokumenti themelor me parime kushtetuese për ndërtimin dhe funksionimin e bashkësisë si mekanizëm shtetëror qëndror që merr vendime me karakter të detyrueshëm për shtetet anëtare. Me anë të këtij organizimi ushtarak, BE do të unifikojë politikën dhe do të marri funksione konkrete për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen evropiane. Traktati i Lisbonës dhe marrëveshja e realizuar me vullnetin e gjithë shteteve që e nënshkruan, hodhi bazat ligjore dhe hapi perspektivën më të qartë të konstituimit shtetëror dhe të federalizimit gradual të funksioneve më të rëndësishme të sovranitetit të bashkësisë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Mbrojtja e përbashkët evropiane synon që ta bëjë Bashkimin Evropian të pavarur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf