Nesër do të lexoni/ Roli i KLSH-së në procedurat e prokurimit publik: Shërbimi i Konsulencës

617
Kontrolli i Lartë i Shtetit, është Institucioni më i lartë i kontrollit ekonomiko-financiar. Ai i nënshtrohet vetëm zbatimit të Kushtetutës dhe Ligjeve (neni 162 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Në zbatim të detyrës së ngarkuar nga Kushtetuta, KLSH ushtron auditimin e veprimtarisë ekonomiko-financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë shtetërorë, organeve të pushtetit qendror dhe atij vendor, si dhe veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e pjesëve ose të aksioneve, ose kur huatë, kreditë dhe detyrimet e tyre, garantohen nga Shteti. Realizimi i procedurave të prokurimit publik për investime apo shpenzime, është një nga pikat me risk më të lartë në pikëpamjen e auditimit. Kjo dhe për arsye se, sipas Raportit për zbatimin e Buxhetit të Shtetit të vitit 2016, konstatohet se nga totali i shpenzimeve të buxhetit prej 148.6 miliardë lekë, vetëm 60% e totalit është prokuruar gjatë vitit 2016 (87,372 milionë lekë). Dimë që lloji i procedurës së ndjekur ndikon drejtpërsëdrejti në nxitjen e konkurrencës dhe pjesëmarrjen e Operatorëve Ekonomik dhe rrjedhimisht në transparencë dhe besueshmëri të proçesit të realizuar për shpenzimin e fondeve publike.



Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal