Nesër do të lexoni/ Prof. Alqi Naqellari: Inflacioni nxjerr në pension Bankën e Shqipërisë

76
Pasi u mor me De-euroizimin, si një arritje, me synim rritjen e rolit të saj në tregun monetar, nxitjen e rritjes ekonomike dhe përgatitjen më mirë të ekonomisë shqiptare për futjen në BE, Banka e Shqipërisë po jep informacione mbi pasojat negative të zhvlerësimit drastik të euros në realizimin e fitimeve të saj, të cilat i kalojnë buxhetit të Shtetit. Banka e Shqipërisë pohon se ka nivelin më të ulët në rritjen e të ardhurave në buxhet. Nga 1095 milionë që realizoi në vitin 2016, në 2017 realizoi vetëm 908 milionë lekë -92 milionë lekë në krahasim me objektivin dhe 187 milionë më pak se viti kaluar. Ka minus miliona euro nga zhvlerësimi i rezervave të saj. Pyetja jonë është: Ku i kishin sytë këta Bankierët, a nuk e parashikuan këtë pasojë, ku i kanë sytë këta shkencëtarë që shpenzojnë miliona për konferenca me të huajt dhe i shkaktojnë problem të ardhurave të buxhetit të shtetit? Përse nuk reaguan ndaj shkrimeve që bënë ekonomistët shqiptarë për pasojat e de-euroizimit, por u përgjigjën me menefregizëm, se nuk mund të ndërhyjnë në treg. Në këtë shkrim nuk do merremi me rënien drastike të ardhurave të Bankës së Shqipërisë në Buxhet që nga viti 2012, sepse do jetë temë e një shkrimi tjetër. Në këtë artikull do merremi me inflacionin…


Për më shumë lexoni nesër në Gazetën “Telegraf”